Kisha “Zoja Pajtore Shqiptare” në Southfield Miçigan shëndrit në mes të një qyteze Amerikane/
Kisha Zoja Pajtore ne Southfield e vizitojë duke marrë pjesë në Meshën e së Dielës, George Frendo Anthony një prelat Maltës, i cili tash sa vjet po shërben si ndihmës i Peshkopit së Dioqezës Tiranë-Durrës, në Shqipëri.
Nga Beqir SINA/
SOUTHFIELD – MI: Në të dielën e parë, të muajti qershor, kalendari kishtar celebronë një nga të Meshat e saj më të dashura për besimtarët e rinjë e të reja katolikë : Youth Mass – Mesha e të Rinjëve.
Ndërkohë, simbas librit kishtar thuhet se nuk është problem i vazhdueshëm që në shumë famulli një të diel e parë e qershorit të ketë vendosur mënjanë si predikim në Meshën e së Dielës një Youth Mass projektuar për të apeluar tek të rinjtë.
“Kjo, meshë është një formë muzikore e çlirimit për muzikantët dhe për njerëz të të gjitha moshave, thuhet në librin kishtar për këtë Mesh e cila është pjesë e Meshës së Diel. Sapo të kesh zbuluar këtë të vërtetë, tha një besimtarë i devotshëm i kësaj kishe, Marash Nucullaj, duke shtuar se , është një brez i ri i të rinjve, të cilët e gjejnë atë në të dy aspekte të jetës: një sfidë artistike dhe energji të thellë shpirtërore” tha ai.
Qyshë, që në fillim të kësaj meshe të veçantë – Youth Mass, famullitari i kësaj kishe, i përndershmi Don Nue Gjergji, lajmërojë nga Altari, në fillim të predikimit të tij, besimtarët e shumtë që ishin mbledhur në Kishën Zoja Pajtore, për të marrë pjesë në Meshën e së Dielës, se në mesin e besimtarërve, ndodhej për vizitë George Frendo Anthony O.P. , i cili, tha Don Nue Gjergji, është një prelat Maltës, i cili tash sa vjet po shërben si ndihmës i Peshkopit së Dioqezës Tiranë-Durrës, në Shqipëri.
Më pas Don Nue Gjergji, foli për biografinë e prelatit George Frendo, për të cilin tha ai flet disa gjuhë, dhe në mesin e tyre, bukur dhe ambël edhe gjuhën shqipe, si një shqiptarë.
George Frendo, tha famullitari i Kishës Zoja Pajtore, lindi në Qormi Maltë më 4 prill 1946. Në moshën 15 vjeçare ai u vetëquajtë si anëtar i rendit të predikuesve. Në vitin 1963, Frendo filloi studimet e tij për priftërinë së bashku me Paul Kremona i cili sot shërben si Kryepeshkopi i Maltës. Si Frendo dhe Cremona u shuguruan priftërinj nga Emanuele Gerada më 2 prill, 1969. Frendo, ka shërbyer 8 vjet si famullitarit i Gëardamanġa.
Kurse, në vitin 2006 Papa Benedikti XVI emëroi Frendo si ndihmëse Peshkopi i Tiranë-Durrës në Shqipëri titullar te Buthrotum. Ai u shugurua më 23 shtator, 2006 nga i ndjeri Rrok Kola Mirdita Arqipeshkvi i Tiranë-Durrës dhe është bashkë-shenjtëruar nga Nunci Apostolik John Bulaitis dhe Kryepeshkopi Jozef Mercieca të Maltës.
Mirëpo, me këtë rast duhet kujtuar se në javën e parë të muajit qershor kjo kishë madhështore dhe nga më të bukurat në këtë zonë, ka edhe ditëlndjen e saj. Mbasi, është qershori i vitit 1977, kur u hap për herë të parë kisha Zoja Pajtore e Shqiptarëve të Amerikës, nga i ndjeri Dom Prek Ndervashaj, i pari prift katolik shqiptarë, që ngriti shërbimin meshtarë në gjuhen shqipe, për besimterët katolik shqiptarë të Michiganit.
Kjo kishë sipas shënimeve ka filluar lutjet e saj dhe predikimet me 200 familje antaret e para të kishës dhe dhe shume shpejt nga që kapaciteti i saj ishte 350-400 vende, ajo u rritë menjëherë si ajo bima.
Ku si thuhet pranë kësajë kishë u mblodhën besimtarët katolik shqiptarë, nga Kosova, Mali i Zi, dhe Shqipëria, duke kthyer
dalëngadalë në një qendër atdhetare e kulturore, ku filloj të lutej, dhe falej por edhe të festohej festa e flamurit, dhe festa të tjera kombëtare.
Më vonë në këtë kishë dhe mjediset e saj u zhvilluan një serë aktivitetesh kulturore artistike, aty filloj të organizohej dhe Festivali i Kulturës dhe Traditës Shqiptare në Amerikë.
Aktivitet, ky në të cilin tubohen disa mijëra shqiptarë, nga Detroiti, dhe zonat për rreth, por edhe mysafirë nga shtet e tjera të SHBA dhe Kanadaja. Në të gjitha mjediste e Kishës Zoja Pajtore, për tre ditë me radhë mbahen aktivitete të ndryshme kulturore, artistike e argëtuese sidomos ato që tërheqin rininë shqiptarë në Amerikë.
Famullitari i kësaj kishe një meshtar dhe patriot e atdhetar i dalluar, Don Nue Gjergji, duke folur për këtë festival që organizon kisha e tij, në bashkëpunim me komunitetin katolik, në Detroit, thotë se :”Ky është një rasti i mirë ku takohen të gjithë shqiptarët, pa dallime, sidomos të rinjët e të rejat shqiptare, bisedojnë e çmallen me njëri tjetrin të gjithë shqiptarët. Këto Festivale, si quhen këtu në Amerikë, tashmë janë kthyer në traditë në të dy kishat katolike shqiptare, në zonën e Deroitit dhe priten me shumë kënaqësi nga të gjithë besimtarët, që mbushin përplot oborrin e Kishës Zoja Pajtore” na tha meshatri Don Nue Gjergji.
Në broshurat e kishës Zoja Pajtore, që jan në një stendë në hyrje të saj thuhet se :”Misioni i kësaj kishe është të plotesojë nevojat e komunitetit shqiptar, të kësaj zone, për një pasur një kishë multi funksionale, shqiptare. Kisha Katolike Zoja Pajtore, thuhet se është një qendër e re, e cila zhvillon aktivitete me karakter fetar, kombëtar e shoqëror në bashkësinë shqiptare, në një zonë të qytezave të Detroitit, Southfield, ku ajo është e e ri-ndërtuar. Këtu zhvillohen mesha, liturgji, pagëzime, kurorëzime, ceremoni martesore e mortore, si dhe sakramente të tjera, mësimin e gjuhës shqipe, nëpër klasa, koncerte të ndryshme, përmovime librash dhe talentesh të reja, seminare dhe simpoziume të ndryshme fetare, letrare e kombëtare.
Miçingani, është një prej shteteve federale, të SHBA, ku më së shumti janë të përqendruar shqiptarët, sidomos atyre që i përkasin dekadave të para të emigrimit, pra ata te të shekullit të XX. Mirëpo, me rrëzimin e komunizmit, dhe hapjen e Shqipërisë, nga izolimi total i regjimit të Enver Hoxhës, dhe shpërbërjen e Jugosllavisë, shumq shqiptarë nga Shqipëria, Kosova dhe viset shqiptare, ia kan “mësyer” Michiganit – Detroitit, dhe shteteve për rreth tij.
Në këtë shtet janë të ndërtuara, disa ndërtesa të kultit për shqiptarët , si kisha dhe xhami, Dteroiti, është i vetmi qytet në Shtetet e Bashkuara që ka një Teqe bektashiane.
Në Dteroit, dhe qytezat për rreth tij, ka me qindra kisha katolike dhe kisha ortodokse – ka edhe një Katedrale, ndersa, ka edhe dy kishat shqiptare katolike, që ngrihen në qytetet ëarren afër Detroitit dhe Southfield, të cilat thuhet se i kan dhënë Miçinganit, një vlerë dhe rëndësi të madhe.
Dy kishat e reja katolike shqiptare, të rindërtuara pasi u shitën kishat e vjetra : ajo e Shën Palit dhe Zoja Pajtore Shqiptare, krahas Katedrales dhe kishave më të njohura në këtë shtet, të cilat, zakonisht përfshihen edhe në itinerarët e turistëve vendas e të huaj, po ngjallin një interes të veçantë, jo vetem tek mijërat e besimtarëve shqiptarë, por, edhe atyre amerikanë e të huaj.
Kisha Zoja Pajtore Shqiptare ne Southfield, është e rindërtuar, pasi u shitë e vjetra dhe u mboldhën të hollat e nevojshme nga sponsorët dhe bessimtarët për të ndërtuar jo shumë larg të parës kishën e re. E cila e shtoi gëzimin dhe harenë, kur u ndertua kisha re. “Çdo gjë dukej në syt e çdo besimtari, fytyrat e tyre të qeshura, entuziasmi dhe lumturia gufonte ne çdo zemër besimtari. Ata e pritën ketë ditë si një ditë feste. Ata ishin jashtëzakonisht të lulmtur, pasi edhe nevoja ka qenë e madhe për këtë kishë.
“Kishte ditë që ndihej atmosfera festive, shkruan revista katolike e kësaj kishe, duke përshkruar gëzimin e madh që mbizotronte, dhe e gëzimit të përurimit të kishës se re Zoja Pajtore Shqiptare në Southfield. Kjo për faktin, shkruan revista katolike, se ata tash do të kishin një qendër fetare dhe dëfryese që do tua plotësojë të gjitha kërkesat e dëshirat. Kisha, shkruante kjo revistë do të jepte ndihmesën e saj, jo vetëm në aspektin fetar , por edhe në atë kombëtar, shoqëror e social. Ajo do të shërbej si një institucion e ruajtes dhe kultivimit e vlerave më të mira fetare e kombëtare.
“Kisha, më e re atje, është ajo që ndrroj truall e quajtur Kisha Pajtore e Shqiptarëve. Kjo, kishë sipas një besimtari që na shoqërojë gjatë kësaj vizite, në Detroit, Marash Nucullaj, deri në hapjen e saj kishte kushtuar mbi 2 milion e gjysmë dollar amerikanë. Ato kanë qenë të ardhurat, që u siguruan nga një fond i mëparëshëm që kishte vet kjo kishë, na thotë dom Nucullaj. Por, duhet theksuar, tha ai se edhe kontributet e familjeve të besimtarëve kan qenë të mira. Ndihma e jashtme ka qenë krejtesisht nga kontributi i besmitareve të kësaj kishe, por edhe komunitetet kishtare të Shën Palit në Detroit dhe Zoja e Shkodrës në Nju Jork, ka dhënë kontributin e tyre. Madje, ka pasur edhe ndonjë shqiptarë nga besimet e tjera fetare”, shprehet Marsah Nucullaj.
Kisha Pajtore e Shqiptarëve
Tridhjetevjet më pare në Southfild të Miçiganit, në periferi të qytetit Detroit, Dom Prenk Ndrevashaj dhe një grup besimtarësh katolike themeluan Kishën Zonja Pajtore e Shqiptarëve, e cila u shndërrua në vite jo thjesht në një objekt kulti, por në një institucion të rëndësishëm të ruajtjes së kulturës dhe traditave shqiptare. Kisha shpjegon, famulltari i Zonjës Pajtore të Shqiptarëve, Dom Ndue Gjergji, është rritur së bashku me komunitetin dhe ka përjetuar ndryshimet që ka kaluar ky komunitet. Ajo është e themeluar fillimisht me besimtarë kryesisht nga Mali i Zi dhe nga Kosova, sot, shpjegon meshtari i dalluar Dom Ndue Gjergji rreth 70 për qind e komunitetit të saj janë nga Shqipëria, të cilët tek kisha kanë gjetur një mbështetje të madhe për t’i ndihmuar në ambjentimin në Shtetet e Bashkuara.
Në broshurën e kësaj kishe thuhet se një farë shume e të hollave u sigurua edhe nga shitja e kishës së vjetër. Siperfaqja, e truallit të saj është rreth 10 hektarë.
Kisha ka në hyrjen e saj Shtatoren e madhe të Nëna Terezes, e cila duket sikur u thotë besmitarëve të saj : “Ejani e lutuni dhe merrni me vete bekimin në shtëpinë e Zotit tuaj
Ndërtesa e kishës ka një faltore me rreth 1.000 ulëse. Ka një ambjent të veçantë për fëmijët e vegjël dhe nënat e tyre, kur vijnë në kishë. Madje, ka edhe objektet përcjellese. Ka tre salla të mëdha ku mund të bëhen klasa për shkollën shqipe. Ka një sallë me 300 vende për gazmende dhe evenimete të tjera masive, qofshin këto, shoqërore, sociale e kulturore. Ka edhe shtëpinë e meshtarve(rektoria) ose siç quhet me gjuhen e malesorve – Qelja, Parkingu i kishës zë rreth 400 makina. Ka edhe mjedisin ku në të ardhmen do të ndërtohet parku sportiv.
Kjo, famulli, e cila është e ndërtuar me kontributin dhe djersën e besimtarëve të saj, thonë besimtarët, duke u mburrur me kishën e tyre, e prezantojnë atë si një kishë madhështore, e cila është shembull për të gjithë. Mirpo, me këtë rastë, thonë ata patjetër që duhet përmendur edhe kontributi tjejet i rëndësishëm dhe në fushën fetare, atdhetare e intelektuale të meshtarit të tyre Dom Nue Gjergjit.
“Ai vazhdimisht, thonë ata ka qenë në krye të levizjeve që ka ndërmarrë komuniteti shqiptarë në diasporë veçanërisht në Michigan ne mbështetje të çështjes kombëtare, të lirisë e të drejtave të shqiptarëve në Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni, Çamëri etj, duke pasuruar e lartësuar kështu me shumë traditat dhe kontributet patriotike, intelektuale e atdhetare të familjes së tijë, Gjergji nga Kosova, pasi ai është vëllai i biografit të Nanë Terezes, Dr. dom Lush Gjergji, priftit katolik shqiptar i Ipeshkvisë në Prishtinë“.
është një fakt intersantë se në ndërtimin Kishës Zoja Pajtore, në inagurimin e kishës në Southfield – të Detroitit, morën pjesë klerkik, nga të gjitha viset shqiptare, nga Kosova e Shqipëria, dhe të besimeve të tjera, si dhe autoritetet të shetit të Miçinganit, besimtarë katolikë të zonës dhe grupe besimtarësh nga shtete të tjera u mblodhën për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm.
Mes tyre ishte edhe i ndjeri Archbishop Rrok Kola Mirdita, ish -Archbishop i Tiranes dhe Durresit,.i cili edhe udhëhoqi liturgjine- meshën e së dielës me 12 priftërinje të tjerë. Kancelari Shane Zefi, nga Kosova, së bashku me famullitarin dom Lazër Berisha, e dom Nue Ballabani nga Zagrebi. Nga Mali i Zi ishte patër Pashko Gojçaj famullitari i Tuzit. Nga Shqipëria dom Ernest Tershani, ish i burgosur në burgjet e diktaturës , nga ku kaloi 27 vjet. Doktor dom Preng Lazeri, drejtor i radio “Malësia”, e nga Rumania, ishte prifti Dimitrus, i cili përfaqëson atje kishën ortodokse shqiptare. Dom Pjetër Popaj i kishës katolike shqiptare”Zoja e Shkodres” Hartsdale NY me Doma Anton Kçirën, ish- famullitari i kishës Shën Pali në Detroit. Imam Shuaip Gerguri, i qendrës Islame në ShBA me përfaqësuesit e Teqes Bektashiane. Autoritet zyrtare e fetare te qytetit të Southfild dhe rreth 1600 besmitarë.
Nje delagacioni nga Nju Jorku, udhetoje per te marre pjese ne meshen, seminarin dhe darken solmne. Mes tyre ishte zoti Marijan Cubi, kryetari i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare në Nju Jork, “Zoja e Shkodrës” – Hartsdale, me bashkeshorten e tij, Dilen, si dhe veprimtarët e dalluar të komunitetit z. Lekë Gojçaj, Pashkë Paloka, Zef Balaj, dr Gjon Buçaj, familja Shala, familja Curanaj, familja Berisha.
Marijan Cubi, kryetarë i Këshillit të Kishës Katolike Shqiptare ne Nju Jork, “Zoja e Shkodres” – në Hartsdale, është edhe arkatari i Vatrës, i cili ka thënë se :” Kisha e re i ngjante një ndërtese të bukur e të madhe – një ndërtese krejt e re, e shumë funksionale. Kisha e re, tha ai ka të gjitha facilitetet, dhe konsiderohet si një diçka e jashtëzakoneshme. Ajo ishte nje fat për shqiptaret katolik, që arritën të blejnë një kishë të tillë.”