Klubi i Patriotëve të Rinj ndjek me shqetësim vazhdimin e fyerjes së dinjitetit dhe inteligjencës së shqiptarëve, nëpërmjet proceseve maskaradë të zhvarrimit të eshtrave të rreme të ushtrisë pushtuese greke në Shqipëri. Kërkimi i eshtrave në qendër të qytetit të Korçës, ku nuk ka pasur asnjë luftim nga ushtria pushtuese greke, apo edhe më keq në Hormovë, ku ushtria greke ka masakruar me qindra shqiptarë përgjatë Luftës së Parë Botërore, përbën një akt të shëmtuar që nuk duhet toleruar. Klubi i Patrioteve te Rinj i kërkon shtetit shqiptar që të ndalojë çdo tendencë të tillë nga pala greke dhe kolaboracionistët e saj në Shqipëri. Klubi i Patriotëve të Rinj është i gatshëm për të mos lejuar përsëritjen e maskaradës së Kosinës, ku eshtrat e fëmijëve dhe pleqve shqiptarë u zhvarrosën dhe u “pagëzuan”si ushtarë grekë.