Vazhdon të ‘kosovarizohet’ Kombëtarja e Shqipërisë. Përzgjedhësi i ‘kuqezinjve’,
Gianni de Biasi në bashkëpunim me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF) janë
në bisedime me lojtarë të rinj shumë të talentuar për t’i afruar në kampin
‘kuqezi’. Siç shkruan “Tribuna”, në listën e trajnerit italian janë disa
futbollistë kosovar, ndërsa ata që janë më afër ‘ëndrrës’ janë mbrojtësi i
Orebros, Ilir Berisha dhe sulmuesi nga Istogu, Azdren Llullaku, që luan tek Gaz
Metan në Rumani. Burime të gazetës pranë FSHF-së kanë bërë të ditur se
dyshja Lullaku-Berisha janë kontaktuar nga trajneri De Biasi, si dhe është nisur
procedurë për dhënien e pasaportës shqiptare. Azdren Llullaku eshte nje
sulmues 25 vjecar qe luan ne kampionatin rumun. Ai ka shenuar pese gola ne 17
ndeshje kete sezon me Gaz Metan. Ai ka qene nje emer pothuajse i panjohur
sezonin e kaluar pasi luante me vite me rradhene kategorite diletante te
Italise. Por gjithesesi ai beri nje transferte surprize per ne Rumani dhe ka
bindur me sezonin e tij te pare. Ilir Berisha eshte mbrojtes 21 vjecar i
dale nga rradhet e skuadres se Prishtines. Ai u transferua vitin e kaluar te
Örebro SK dhe ka zene menjehere vend te formacion. Sezonin e kaluar ai shenoi
edhe tre gola ne 19 paraqitje ndersa ne sezonin aktual te Suedise ai ka luajtur
ne tre ndeshje.Është një Xhani De Biazi, që nuk rresht kurrë së kërkuari talente për Kombëtaren shqiptare.
Edhe pse deri tani ka grumbulluar më shumë se 40 futbollistë, nga të cilët gati gjysma për herë të parë, përsëri italiani kërkon ta forcojë skuadrën duke piketuar lojtarë, kryesisht të lindur dhe rritur jashtë. Bëhet fjalë për Adnan Januzajn, Alban Bunjakun, Ili Azemin etj, të cilët luajnë në ligat e para europiane dhe janë në një moshë fare të re e premtuese. Shumë prej tyre janë në skuadrat e dyta të klubeve më në emër, siç është Januzaj te Mançester Junajtid, por që vështirë se do pranojë të luajë për Shqipërinë këtë periudhë. Bunjaku ka shanse, ashtu sikurse dhe Azemi, pavarësisht se ky i fundit ka refuzuar para disa kohësh që të luajë hë për hë për Shqipërinë.
Mesfushorët – Ndërkohë, një punë e madhe mësohet se po bëhet nga ana e trajnerit për të afruar në skuadër mesfushorin shqiptar të PAOK-ut, Ergys Kaçe. Sipas asaj që vetë trajneri italian ka pohuar më parë për “Panorama Sport”, lojtari nuk ka refuzuar të luajë për Shqipërinë, por ka kërkuar kohë që fillimisht të pajiset me pasaportë greke, e cila do t’i mundësojë që të luajë jo më si ekstrakomunitar. Në këtë këndvështrim, tekniku kuqezi e ka pritur, paçka se nga federata bëjnë me dije se De Biazi ka kërkuar që ta ketë Kaçen me patjetër me norvegjezët, në ndeshjen që do luhet në Tiranë më 7 qershor. Veç këtij të fundit, në të njëjtin rol, De Biazi ka shënjestruar Amir Abrashin. Mesfushori luan te Grashopers në Zvicër (në të njëjtën skuadër me Mërgim Brahimin, i cili refuzoi që të luante për Shqipërinë, paçka se ishte aktivizuar në një ndeshje jo zyrtare ndaj Iranit), por problemi i tij është se ai deri tani ka luajtur 11 ndeshje me përfaqësuesen U- 21 të Zvicrës dhe nuk ka qenë i pajisur me pasaportë shqiptare. Gjithsesi, ka të ngjarë që të përdoret skema “Basha” për ta afruar në Kombëtare.
Mbrojtësit – Me thuajse të njëjtën problematikë është edhe mbrojtësi i Sampdorias, Shkodran Mustafi. De Biazi e ka takuar futbollistin për ta bindur atë të veshë fanellën kuq e zi, paçka se ai nuk ka dhënë një përgjigje të prerë pozitive. Mustafi, i cili vetëm para pak ditësh mbushi 21 vjet, nuk posedon pasaportë shqiptare, ndërkohë që FSHFja ishte interesuar rreth një vit më parë për atë. Ai ka lindur në Bad Hersfeld të Gjermanisë dhe e nisi karrierën me të rinjtë e Hamburgut. Më pas kaloi në Angli me Evertonin, skuadër ku luajti si futbollist profesionist. Këtë sezon Mustafi kaloi në radhët e Sampdorias në Serinë A. Përveç Mustafit, një tjetër mbrojtës që pëlqehet nga De Biazi është shqiptari me pasaportë suedeze, Ilir Berisha, i cili luan tek Orebro (kategoria e dytë) në Suedi. Ky është një nga emrat më të rinj të listës së teknikut, i papërmendur më parë qoftë nga media, por edhe nga FSHF-ja. Sakaq, në listë është edhe Flamur Kastrati, sulmues me pasaportë norvegjeze, i cili luan aktualisht tek Erzgebirge Aue, në Bundesligën e dytë gjermane.
LISTA E DE BIAZIT
ILIR AZEMI Sulmues, luan te Grojter Fyrthi në Gjermani. Vjeç 21. ILIR BERISHA Mbrojtës, luan tek Orebro në Suedi. Vjeç 21. SHKODRAN MUSTAFI Mbrojtës, luan te Sampdoria në Itali. Vjeç 21. ERGYS KAÇE Mesfushor, luan te PAOK-u në Greqi. Vjeç 19. ARMIR ABRASHI Mesfushor, luan te Grasshoper në Zvicër. Vjeç 23. ADNAN JONUZAJ Mesfushor, luan te Mançester Junajtid në Angli. Vjeç 18. ALBAN BUNJAKU Mesfushor, luan te Sevilja II në Spanjë. Vjeç 18. FLAMUR KASTRATI Sulmues, luan tek Erzgebirge Aue në Gjermani. Vjeç 21.