
–Nga Dalip Greca–




Lutjet, qirinjtë, lulet, lotët,zbutën sadopak dhimbjen për ikjen e Liza Qafës, bashkëshorte e Simon Qafës, nënës së Palit dhe Jackie. Është tepër e vështirë t’i japësh lamtumirën nje njeriu të dashur e të respektuar, që ka vuajtur shumë prej sëmundjes, por në fakt të gjitha shërbimet, përkujdesjet, dashurinë, i ka pasë maksimalisht nga bashkshorti, fëmijët,motrat, të gjithë të dashurit, e kanë dashtë me shpirt dhe i kanë shërbyer me shpirt e zemër. Simoni, që së bashku me fëmijët, i shërbyen deri në frymën e fundit, ngushëllohet me fakti se Liza tash e tutje nuk do të vuaj më!

Komuniteti shqiptaro-amerikan e ka përcjellë me respekt dhe nderime Lizën. Pjesmarrja si në homazhet në funeral, ashtu edhe në meshë e ceremoninë e varrimit ka qenë masive, tregues ky i respektit dhe nderimit për Lizën dhe Familjen Qafa. Zemra e Lizës 58 vjeçare pushoi së rrahuri ditën e Hënë me 6 Shtator 2020.

Të Premten, 11 shtator, për më shumë se 7 orë, komuniteti shqiptaro-amerikan i shprehu ngushëllime familjes duke mbajtë radhë të gjata para shtëpisë mortore: Ballard-Durand-Funeral Home në White Plains, New York. Ishte një pjesmarrje e jashtzakonshme edhe pse pandemia diktonte rregulla të forta shtërnguse për të ruajten e distancës dhe masat e tjera mbrojtëse.Kishin ardhur nga të gjithë shtetet e Amerikës; shumë organizata të komunitetit përcollën ngushëllime në mënyrë të organizuar.



Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” dërgoi një kurorë me lule në nderim të Lizës në Shtëpinë Mortore, ndërkohë që ngushëlluan familjen dhe kryen homazhe: Kryetari i Vatrës Elmi Berisha, Presidenti i nderit Agim Rexhaj, ish Kryetari Gjon Buçaj, nënkryetarët Pashko Camaj e Besim Malota, anëtarët e kryesisë Zef Balaj,Anton Raja,Marjan Cubi me zonjën Dila, Mark Mrnaçaj,ish nënkryetari Asllan Bushati, Lek Mirakaj, Paulin e Aleks Mrnaçaj, Mhill GJuraj, Mhill Velaj, Pashk Maksuti, editori Dalip Greca dhe shumë të tjerë.



Të shtunën, 12 shtator, në orën 10 paraditë, në Kishën Katolike Shqiptare”Zoja e Shkodrës” nisi Mesha e Dritës nën drejtimin e famullitarit Don Pjetër Popaj. Pjesmarrja ishte shumë e madhe; madje një pjesë qëndruan në këmbë. Don Pjetër Popaj u lut për shpirtin e Lizës dhe evidentoi cilësitë, karakterin dhe virtytet e saj si bashkëshorte, si nënë,si besimtare, dhe qëndrushmërinë ndaj sëmundjes, me të cilën Liza u përball për një kohë të gjatë. Don Pjetër Popaj vlerësoi dhe sjelljen njerëzore të bashkëshortit të saj, Simonit, i cili, i shërbeu me përkushtim, deri në çastet e fundit të jetës. Don Pjetër Popaj u ndihmua gjatë meshës edhe nga prifti I White Plains father Tim Higgins.

Nga elteri përcollën mesazhe dhimbjeje, nderimi, por dhe krenarie, djali i Lizës dhe Simonit, Pali, motrat e Lizës Vicki Buçaj dhe Vera Buçaj, si dhe motra e Simonit, Gjina Qafa Syla.

Pas Meshës, u krye ceremonia e varrimit në Gate Of Heaven Cemetery, në Westchester County, New York. Pas Lutjeve të Don Pjetër Popaj, në emër të familjes ka falenderuar për pjesmarrjen e shumtë në homazhe, në meshë dhe në varrim, vëllai i Simonit, Nikolla Qafa. Ai tha fjalë shpirti për kunatën e tij, të cilën e përshkroi si një bashkëshorte të përkryer, një grua të fortë, dhe një nënë shembullore.

Çast emocionant ishte moment kur djali dhe vajza e Lizës e Simonit, Pali dhe Jackie, lëshuan pëllumbat e bardhë në ajër. Lule të shumta e rrethuan arkivolin, në syprinë e të cilit ishte stampuar Shqiponja e Flamurit Kuq e zi.

Nga Vatra meshën dhe ceremoninë e varrimit i ndoqën: Kryetari Elmi Berisha, Zef Balaj me zonjën, Idriz Lamaj me zonjën,Lek Mirakaj me zonjën, Asllan Bushati,Paulin Mrnaçaj,ish kryetari i Vatrës Gjon Buçaj me zonjën e djemtë, Anton Raja, editori i Diellit e të tjerë.

Për shpirtin e Lizës familja shtroi drekë.
Lamtumirë Liza! Pushofsh në Paqe!(Dielli)-Per me shume fotografi