Nga Rafaela Prifti/
“Artistët shqiptarë brenda dhe jashtë atdheut janë ata që e përcjellin më së miri përvojën e kombit tonë nga një gjeneratë tek tjetra,” thotë Koncert Maestroja Nermin Daja Zhabjaku në bisedën e kërkuar nga Dielli për të shënuar 8 marsin.
Karriera e saj profesionale përfshin thuajse dyzet vjet në Shqipëri ku ajo ka qenë nga prijëset e para të profesionit të saj si shoqëruese dhe pianiste e zhanrit operistik. Në fund të viteve 90-të, kur ajo bashkë me fëmijët, Azeta dhe Kreshnik Zhabjaku erdhën në Nju Jork, talenti i saj spikati edhe këtu. Në sajë të kualifikimit dhe përvojës së saj, Koncert Maestroja Nermin Daja Zhabjaku u angazhua në Mannes College of Music nga tenori me famë ndërkombëtare z. Dan Marek. Gjatë bisedës me Diellin ajo flet për veçoritë e brezit të artistëve që jetuan dhe krijuan në diktaturën komuniste dhe që patën mundësinë të japin kontribut në Amerikë, tregon disa momente personale sesi u këndua aria ‘gabimisht’në gjuhën italiane, flet për jetën e artistëve në diasporë e të tjera. Ajo ndjen respekt për artistët me të cilët ka bashkëpunuar me vite të tëra, ndërsa ata e kanë vlerësuar atë për profesionalizëm të pashoq. “Pasioni, vullneti, talenti, puna artistike me solistët e bën zonjën Daja Zhabjaku një artiste me plot kuptimin e fjalës,’ shkruan tenori shqiptar, Artisti i Popullit, Gaqo Çako. Si nënë, zonja Daja Zhabjaku është figurë qendrore në jetën e fëmijve. Ajo ndjek me kënaqësi spektaklet e koncertet e Kreshnikut ashtu si edhe simpoziumet e kumtesat e Azetës.
Ajo është ngjitur në skenë me mijëra herë por kurrë nuk e ka kërkuar dritën e prozhektorëve. Ajo ka shoqëruar qindra zëra por kurrë nuk ka lejuar të kërkojë vendin e parë. Për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Dielli do ndriçojë mbi të për kontributin që i ka dhënë Koncert Maestroja Nermin Daja Zhabjaku artit operistik shqiptar.
-Ju zonja Daja Zhabjaku i përkisni brezit të artistëve shqiptarë, të cilët një pjesë të konsiderueshme të jetës profesionale e kaluan nën diktaturën komuniste. Çfarë ishte më e rëndësishme për ju në atë kohë?
Pjesën më të madhe të karrierës sime, plot 30 vjet, e kam përjetuar në diktaturë. Për mua, gjithmonë ka pasur rëndësi parësore integriteti personal e profesional. Jo vetëm përgatitja dhe profesionalizmi, por edhe komunikimi me solistët në çdo kapacitet. Natyra e punës sime kërkonte të isha partnere në të kënduar për duetin/trion e rradhës apo të ndihmoja solistin të formonte artistikisht qasjen individuale ndaj rolit ose aries që po përgatiste. Sot është e lehtë të harrojmë që në atë kohë nuk kishim inçizime (CD) të ndonjë lloji (të rralla ishin rastet me disk apo kaseta magnetofoni) ndërsa platforma si Youtube nuk eksistonin që të krahasonim ose të merrnim ide nga artistë ose teatro të huaj. Në ato kushte, përgjegjësia binte tek mua për të arritur nivelin më të lartë të interpretimit të solistëve të operës sonë kombëtare.
-Nga ajo kohë deri më sot, çfarë nuk duhet të harrojmë të gjithë ne këtu në diasporë dhe në atdhe?
Këmbënguljen dhe dashurinë e profesionitëve për artin e operas pavarësisht nga vështirësitë e krijuara nga ideologjia dhe konjukturat politike. Një nga periudhat më të rënda ka qenë kopjimi shqiptar i revolucionit kulturor kinez, gjatë viteve ‘70 dhe ’80. Pika absurde ishte ndalimi i të kënduarit të arieve dhe veprave operistike në gjuhën origjinale. Libretet e operave klasike si Traviata apo Rigoletto të Verdit, Madama Butterfly nga Puccini, Dasma e Figaros nga Mozarti e shumë të tjera këndoheshin në shqip. Nuk mund të harroj një episod kur gjatë një koncerti, sopranoja e njohur Shqipe Mingomataj më tha se do ta interpretonte arien e Toskës në gjuhën origjinale. Kur iu turrën se kishte shkelur ‘vijën’ ajo këmbëngulte se e kishte kënduar në shqip dhe se ‘paria politike’ nuk e kishte dëgjuar mirë. Por në Shqipërinë komuniste kufizimet kishin cekur çdo detaj të jetës personale. Veshjet e lejuara në punë dhe në publik, siç ishte ndalimi i mbajtjes së pantallonave për femrat dhe gjatësia e fustaneve deri tek gjuri. Nuk e harroj vëzhgimin e vrazhdë në hyrje të derës së operas ku kontrolloheshim se mos kishim tejkaluar ndopak lyerjen e buzëve apo rimelin te qerpikët. Megjithëse sot edhe unë vetë mund t’i kujtoj me pak humor me shoqet e mia, në atë kohë si pianiste e re ishte jetike t’i përmbaheshe normave të vëna nga drejtoria.
-Si artiste me karrierë në dy kontinente dhe në dy sisteme, si e ke përjetuar veçorinë e një brezi të tërë të artistëve shqiptarë, që kapërcyen vitet ‘90 dhe 2000 duke jetuar dhe krijuar në Amerikë?
Ky brez i krijuesve shqiptarë është shumë i formuar artistikisht dhe zotëron plot talent dhe shumë zell. Ata kanë gjetur edhe këtu mundësira për të arritur potencialin e tyre profesional.
-Po çfarë gjen dhe çfarë nuk gjen artisti shqiptar në diasporë?
Për mua personalisht, imagjinoj se çfarë mund të kisha arritur po të isha këtu në moshën 20 vjeç. Në anën tjetër më mungon ngrohtësia që kam pasur me kolegët e mi.
-Nga kujtimet personale, ju mbaj mend në mbrëmjen e 50 vjetorit të krijimtarisë së babait tim në Nju Jork, ku ju ishit pianistja që shoqëruat baritonin Kreshnik Zhabjaku dhe mezzo sopranon Rajmonda Dabulla. Lista e artistëve që keni shoqëruar dhe me të cilët keni bashkë-interpretuar i përngjan një antologjie të këngëtarëve të operës shqiptare. E njëjta vlen edhe për kompozitorët shqiptarë. Nga më shumë se 1,000 koncerte a mund të ruhen momentet të caktuara në kujtesë?
Koncertet me artistë të skenës së Teatrit të Operas dhe Baletit janë të panumërueshme. Për afër dyzet vjet kam shoqëruar në piano dhe në kanto shumicën e artistëve, solistëve, tenorë, baritonë, mezzosoprano, bass, si dhe kam interpretuar në koncerte dhe inçizime në Radio Televizionin Shqiptar. Kam qenë shoqëruese në shfaqje në të gjithë Shqipërinë. Dhe deri në kohën që u largova, luaja me dëshirë për studentët e Akademisë së Arteve në saxhot dhe provimin e diplomës.
-Nju Jorku është ‘atdheu’ i dytë për familjen tuaj si edhe një nga kryeqendrat e jetës artistike. Ju keni qenë pianiste në koncertin në Carnegie Hall 2014, ku krejt programi ishte ndërtuar me muzikë dhe artistë shqiptarë. Cilat janë përshtypjet tuaja?
Ishte koncert me nivel të lartë artistik dhe i organizur shumë bukur. Një punë e mrekullueshme e producentit Xhevat Limani dhe Ambasadorit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara në atë kohë, z. Ferit Hoxha. Ka qenë edhe një ndër momentet më të ëmbla si nënë dhe si pianiste profesioniste, pasi bariton në skenë ishte djali im Kreshniku. Më është ngulitur në kujtesë kumbimi i muzikës së mirëfilltë klasike shqiptare në një ndër skenat më të njohura në botë. Mbaj mend shumë përfaqësues të OKB-së dhe artdashës njujorkezë si edhe shqiptarë nga komuniteti ynë që na pritën me duartrokitje dhe ovacione. Ky koncert ishte koncerti im i fundit në karrierën time si pianiste profesioniste.
– Këtë vit festa ndërkombëtare e gruas qëlloi të ishte në periudhën e përhapjes së epidemisë së virusit respirativ me përqendrim të madh në Nju Jork. Cilat janë kujtimet e festimit të 8 marseve të kaluar?
Për mua gjithmonë ka qenë e rëndësishme ta kaloj me familjen time. Kam qenë e lumtur me bashkëshortin tim, regjisorin Ismail Zhabjaku, dhe fëmijët, Azeta dhe Kreshnik. Ka qenë gjithmonë një ditë pranë familjes dhe më të shumtën e rasteve bënin piknik nga liqeni i Tiranës. Mbaj mend lulet që më sillnin fëmijët dhe hartimet që më bënte vajza për 8 Marsin. Momente që kurrë nuk harrohen.
-Muzika dhe artisët shqiptarë janë të pranishëm në shumë spektakle e koncerte në mbarë botën. Ata kanë arritur njohje masive dhe publicitet global që nuk ishte mbërritur deri tani dhe që vështirë se mund të arrihet me rrugë të tjera. A është pozita e tyre e favorshme për të përçuar një mesazh të bashkuar?
Patjetër. Zemra dhe shpirti shqiptar ka qenë dhe do të jenë gjithmonë pjesë e artit botëror. Eksperienca e një kombi gjatë shekujve është transmetuar nga gjenerata në gjeneratë. Artistët tanë, brenda dhe jashtë vendit, janë ata që e përcjellin atë më së miri. Mjeshtëria e tyre artistike është e pazëvendësueshme në botë.
BRIEF BIO OF CONCERT MAESTRO NERMIN DAJA ZHABJAKU
Nermin Daja Zhabjaku – a pioneer coach-concertmaster at the Albanian National Opera House whose career spans 36 years. She was born in a loving family in her native city, Albania’s capital, Tirana. Showing her love of music early on, she started piano lessons when she was five years old and was enrolled at the artistic Lyceum “Jordan Misja” in Tirana at the age of 10. Soon after completing her education, she began coaching at the National Opera House. She is one of the pioneers in her profession, with a long-running career. She retired and moved with her family to New York in 1998.
She has performed alongside excellent Albanian Opera singers: Avni Mula, Gaqo Çako, Nina Mula, Luiza Papa, Ramiz Kovaçi, Haxhi Tafaj, Myzejen Mullai, Stavri Rafael, Mentor Xhemali, Shqipe Mingomataj, Ibrahim Tukiçi, Kristaq Paspali, Xhovana Doku, Shqipe Zani, Vangjo Kosta, Hysen Kurti, Burhan Spahiu, Pëllumb Katroshi, Emine Gjata, Hysen Koçia, Edit Mihali, Ruzhdi Karaj, Gjergj Sulioti, Petrika Rëmbeci, Kaman Aliko, Rajmonda Dabulla, Inva Mula, Marjana Leka, Mirela Tafaj, Ymer Kaca, Lindita Lole, Deshira Ahmeti, Era Hoxha, Adrian Xhema, Kastriot Tusha, Oriana Kurteshi, Elona Çeno, Shirli Polena, etc. Her extensive portfolio includes accompaniments of international performers like Filipo Pino, Gianluca Rizzi, Patrick Daniston. The collaborations with composers and conductors such as Mustafa Krantja, Rifat Teqja, Pjetër Gaci, Ermir Krantja, Nikolla Zoraqi, Çesk Zadeja, Feim Ibrahimi, Vitorio Parisi, Alan Aurelia, Manfred Mayerhoffer, etc are productions of fine quality. She has appeared in countless concerts on the Albanian National Television with Opera House soloist and instrumentalists, such as Fatos Jaho, Igli Tuga etc.
For twenty five years she was employed at The Opera Performance Class at the Academy of Fine Arts in Tirana, Albania, to coach generations of singers who perform internationally to this day. For her many achievements as a musician, Ms. Daja-Zhabjaku was awarded the “Naim Frasheri” Award for Musical Excellence by the Parliament of the Republic of Albania in 1985.-the highest civilian honor bestowed by the Albanian Government at that time.
She continued her career in the US as a voice and signing coach at Mannes College of Music. For thirteen years, Ms. Nermin Daja Zhabjaku pursued her vocation at the studio of Metropolitan Opera singer Dan Marek, a principal tenor of international stature. An active and reputable performer, she has appeared extensively in shows and productions from Austria, Italy in Europe and throughout the United States.
Throughout her vast professional life, she has received countless honors including prizes and awards from the Artistic Council of the Albanian National Opera. She retired the onstage performance with a milestone concert at Well Recital Hall, Carnegie Hall in 2014 – the first time Albanian classical music was performed at the venue for the full duration of the concert.
She has performed over a thousand concerts and coached hundreds of voices yet never asked to step into the spotlight. On the International Day of Women, we shine a light on the Concert Master Daja Zhabjaku for her pioneer work and her unsurpassed professionalism in Albanian Opera.