….Se Gjuha, Mëmëdheu mbesin…/
Se njerëstë gjithë vdesin,/
Po jeta s’mbetet e shkretë,/
Gjuha, Mëmëdheu mbesin/
Të patundurë përjetë. N.Frashëri/
Nga Keze Kozeta Zylo/
Në mjediset e shkollës publike amerikane nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” që operon në disa lagje të Nju Jorkut mbylli plot sukses semestrin e parë të vitit akademik
2018-2019 me një koncert festiv për festat e fundvitit.
Ndonëse është një e premte dhe e shtunë njujorkeze ku shumë, shumë mund të kalosh një fundjave të qetë familjare, apo të shkosh jashtë qytetit të pushosh, mësuesit, prindërit dhe nxënësit shqiptarë të Shkollës Shqipe “Alba Life” kanë zgjedhur që këto ditë të arta siç dhe e quajnë shumë prej tyre ta harxhojnë për të mësuar Shqip. E meqënse semestrit të parë i erdhi fundi Shkolla Shqipe vazhdon traditën e saj të mrekullueshme ta mbyll fundvitin me një koncert me këngë e valle dhe interpretime të poezive nga shkrimtarë të shquar të Kombit.
Ashtu siç kam shkruajtur herë pas here dhe e pamundur mos ta shpreh përsëri e përsëri sa të kem frymë, bota e fëmijëve më ka magjepsur gjithmonë dhe pohoj se jam e privilegjuar që zgjodha gjithë jetën time me familjen të jem pranë tyre dhe t’ju mësoj Gjuhën Shqipe, Gjuhën më të bukur në botë. Ky privilegj nga Hyu dhe dashuria nuk mund të shijohet vetëm në se nuk bashkëpunon me mësueset e dashura që kanë po të njejtin dashuri dhe pasion sa dhe shkruesja e këtyre radhëve për mësimin shqip.
Është vërtetë ngazëllyese, emocionuese, është aq përndritëse sa kur i sheh nxënësit me çanta në shpinë dhe me prindërit e shoqëuar dhe që shkëputen me vrap nga krahët e tyre për t’u takuar me njeri’tjetrin apo për të na dhënë një përqafim të duket sikur Shqipëria, Kosova, Dibra, Mali i Zi, Çamëria kanë mbërritur aty dhe çdonjerit i shtohet jeta, i shuhet pakëz malli që djeg kur je larg…
E pamundur të shprehësh në një reportazh copëza nga bisedat e prindërve për gëzimin e tyre që ndjejnë për fëmijët që mësojnë shqip, por unë po ndalem vetëm në dy prej tyre:
Kjo shkollë m’i hoqi ndrojen fëmijës tim, sepse skena që ai ngjitet 4 herë në koncertet e vitit shkollor e bëri më konfident, më të pavarur dhe pa pengesa për të folur në publik…
Një prind tjetër më tha tekstualisht: Oh cfarë kënaqësie ndjej kur djali më thotë që kur do të vijë e shtuna, se mezi po e pres për të mësuar shqip dhe të takoj shokët dhe shoqet shqiptare, ju na i hoqët fëmijët të premten dhe të shtunën nga I-padi qe po i mbyt fëmijët fizikisht dhe mendërisht…
Doemos që çdo shkollë me funksion mësimor-edukativ është në shërbim të Kombit të vet është në shërbim të bijeve të vet.
Programi i koncertit të fundvitit për vitin akademik 2018-2019
Programin e kanë drejtuar tre prezantues të talentuar, si Ujana Zajmi studente nga “Columbia University”, Eneo Rustani dhe Gloria Puli, nxënës të Shkollës Shqipe “Alba life” të cilët plot seriozitet dhe profesionalizëm e bënë dhe më të bukur atmosferën festive të kësaj dite të paharrueshme.
Programin e kanë drejtuar tre prezantues të talentuar, si Ujana Zajmi studente nga “Columbia University”, Eneo Rustani dhe Gloria Puli, nxënës të Shkollës Shqipe “Alba life” të cilët plot seriozitet dhe profesionalizëm e bënë dhe më të bukur atmosferën festive të kësaj dite të paharrueshme.
Programi e hapi studentja Ujana Zajmi e cila tha:
Mirëdita, mirëdita të dashur nxënës, prindër dhe mësues,
Mire se keni ardhur në festat e fundvitit dhe le të festojmë së bashku këtë sezon të bukur festash në gjuhën tonë të ëmbël Shqipe.
Unë jam Ujana Zajmi studente pranë Shkollës Shqipe “Alba Life” dhe mësoj shqip me Dr.Valbona Zylo Watkins. Edhe pse udhëtoj nga Manhattani nga “Columbia University” Gjuha Shqipe nuk njeh largësi, ajo na bashkon të gjithëve, sepse është identiteti ynë kombëtar.
Nuk ka më bukur kur ne mblidhemi së bashku dhe dëgjojmë këta nxënës të mrekullueshëm të Shkollës Shqipe “Alba Life” një shkollë serioze e cila operon në disa lagje të Nju Jorkut.
Mësueset e kësaj shkolle kanë përgatitur një program të bukur artistik dhe ju ftoj ta dëgjojmë:
1-E fillojmë programin me Himnin për Flamurin: Ty Flamur të duam shumë kënduar nga kori i shkollës Shqipe “Alba Life”.
2-Pranë jush do të sjellim nxënësit e grupmoshës më të vogël të cilët kanë mësueset Vlera Thaqi dhe Brunilda Veipi Puli në Staten Island që është dhe shtëpia e parë e Gjuhës Shqipe.
3-Para jush Arbëror Okshe me vjershën Viti I Ri
4-Diellon Bardhi:Urim zemre
5-Ariel Hoxha: Gjuha Shqipe
6-Bekim Smailovic: Gjuha jonë
7-Chloe dhe Ema Bacelli: Flamuri
8-Gerard Pero: Babadimri
9-Rei Veizi: Sa të dua o Shqipëri
Ja në grup do të recitojnë nxënësit si Rei, Ema, Elena, Iliriani, Ademi dhe Riani
Le t’i përcjellim me duartrokitje, pas shfaqjes së bukur nga nxënësit e mësuese Vlerës dhe Brunës
Në shkollën tonë përveç që mësohet Gjuha Shqipe kemi dhe nxënës që luajnë në instrumente të ndryshme. Pranëjush do tëkemi nxënëset Dea dhe Emma Watkins që do të luajne në piano: “Jingle Bells” Zilet tringëllojnë
Tani ftoj në skenë nxënësit e mësuese Denisa Sinanit.
1-Suad Saipi: Ku kemi lerë
2-Albi Ujkashi: Atdheu
3-Edis Borici: Mëmëdheu
4-Emma Watkins: Hymni I Flamurit nga Fan Noli
5-Eduart Maqellara: “Ku kemi lerë” ÇAJUPI
6-Adam Ametaj: “I dashur Atdhe” Asdreni
7-Valentina Cunningham “Mace, mace pis pis”
Le t’i përcjellim me duartrokitje, pas shfaqjes së bukur nga nxënësit e mësuese Denisës
Kori i shkollës Shqipe “Alba Life” vjen me këngën “Për Mëmëdhenë”
Ftoj në skenë:
Kelvin Rustani i cili do të luajë në violinë “Natë e qetë” (Silent Night)
Eneo Rustani Prezanton:
Unë jam Eneo Rustani nxënësi i Shkollës Shqipe “Alba Life” në Brooklyn prej disa vitesh dhe vi me dëshirë për të mësuar Gjuhën më të bukur në botë:
Le ta përcjellim me duartrokitje nxënësin e talentuar Kelvin Rustani dhe ftoj në skenë
nxënësit e mësuese Entela Mudës.
1-Rilind Bardhi: Një fragment nga fjalimi i Ismail Qemal Vlorës në vitin 1912
2-Loriana Thaqi, Marigo Posio
3-Gloria Puli: Bagëti e Bujqësi
4-Dion Salillari: Korca nga Naim Frashëri
5-Dea Watkins: I dashur Atdhe: Adreni
6-Natalia Sinani: Gjuha Shqipe Hil Mosi
7-Onida Grainca: Ku kemi lerë: A.Z. Çajupi
Pas shfaqjeve me sukses të nxënësve të Shkollës Shqipe në Staten Island ftoj në skenë nxënësit e mësuese Ardita Miloti Vadahi dhe Klaus Sharra të cilët vazhdojnë mësimin në një lagje tjetër ë Nju Jorkut nëQueens ku me krenari themi se kjo shkollë ka 2 vjet që është hapur dhe po vazhdon me sukses programin e mësimit të Gjuhës Shqipe. Le t’i mirëpresim me duartrokitje ju lutem!
E fillojmë programin me nxënësin e dashur:
1-Nevil Vadahi i cili do të recitojë: 28 Nëntori
2-Sulejman Demiri reciton: Flamuri
3-Era Vadahi: 28 NëntoriI dhe ngjyrë atdheut nga Alma Papamihali
4-Alisia Shaholli: Mësojmë shqip
5-Alba Vadahi: I dashur Atdhe nga Asdreni
Gloria Puli prezanton:
Unë jam nxënëse e shkollës Shqipe “Alba Life” në Staten Island dhe jam krenare që vazhdoj programin e kësaj shkolle qe na meson Shqip, jam krenare që vi në këtë Shqipëri të vogël këtu në New York.
Një lagje tjetër e Nju Jorkut ka më shumë se një dekadë që po kumbon shqip dhe pikërisht sot do të vinë pranë jush nxënësit e përgatitur nga mësuese Gela Bulku, ndonëse janë të vegjël ata vinë me dashuri të madhe për të mësuar Shqip.
Ja le t’i dëgjojmë:
- Emily Kodra: “Gëzuar gjithë shqiptarëve”
- Enzo Rustani: “Vjersha e Dimrit”
- Adisa Tahiri: “Lart në Breg i Bardhi Bredh”
- Jori Lamce: “Krishtlindja”
- Rilind Shehu: “Tak, tak, tak, Dera Troket”
- Diesa Berisha: ” Dimri”
Në fund të gjithë do të thonë:
Ti Shqipëri me jep nder,
më jep emrin shqiptar,
zemrën ti ma gatove,
plot me dëshirë e me zjarr.
Ujana Zajmi tha se pas këtyre nxënësve të mrekullueshëm do të sjellim nxënësen Dea Watkins e cila do të luajë në piano “Rudolph dhe red nose raindeer”
E vazhdojmë programin me këngën “Gjuha Shqipe, Gjuha Jonë” kompozuar nga artisti Petrika Melo, që është njëkohësisht dhe hymn për shkollën Shqipe. Këndon kori i shkollës.
Le t’i përcjellim me duartrokitje këta nxënës të talentuar!
Tani ftoj në skenë nxënësin Arelt Xhaferi, i cili ka udhëtuar nga Bronxi për të përshëndetur vëllezërit dhe motrat e tij shqiptare si dhe Shkollën Shqipe “Alba Life”, ai do të interpretojë:
“Po vjen Ismail Qemali”
Gloria Puli tha se ftoj nëskenë nxënësit e mësuese Adelina Laçaj të cilët janë në Brooklyn.
Ata do të interpretojnë në grup Poemën e famshme të Naim Frashërit “Bagëti e Bujqësi”. Këta nxënës janë: Kelvin Rustani, Elio Tahiri, Blenda Shehu, Erla Lamçe, Ultion Haskaj dhe Tate Haskaj
Ujana Zajmi tha se sot pranë nesh kemi dhe Balerinin e shquar shqiptar Klevis Tafaj i cili i është bashkuar programit tonë për t’i mësuar fëmijëve vallet e bukura shqiptare. Klevis Tafaj është First Soloist at Ajkun Ballet Theatre, New York dhe ka shprehur dëshirën për të mësuar fëmijët shqiptarë dhe ka ëndërr për t’i ngjitur në skenat e Nju Jorkut dhe më gjerë.
Ja ju ftojmë të degjoni vallen e Tropoës me nxënësit e Shkollës Shqipe në Brooklyn
E mbyllim programin me këgën e dashur mbarë kombëtare nga fëmijët “Ja na erdhi Viti i Ri” Këndon kori i Shkollës Shqipe “Alba Life” përgatitur nga mësueset pranë kësaj shkolle.
Koncerti u mirëprit me duartrokitje të nxehta nga prindërit dhe të pranishmit.
Balerini iI shquar Klevis Tafaj ka përshëndetur gjithë nxënësit dhe prindërit dhe i frymëzoi për t’i sjellë në shkollë për të mësuar Gjuhën Shqipe, por edhe për të vallëzuar vallet e mrekullueshme shqiptare për të cilat do të jem në dispozicionin tuaj.
Z.Qemal Zylo themelues dhe drejtues i Shkollës Shqipe “Alba Life” pasi i ka uruar për festat e fundvitit i ka falënderuar tëgjitha mësuesit si Entela Muda, Vlera Sela Thaqi, Brunilda Vehipi Puli, Denisa Sinani, Dr.Valbona Zylo Watkins, Adelina Laçaj, Gela Bulku, Ardita Vadahi Miloti dhe Klaus Sharra se pa bashkëpunimin me to nuk do të ishte e mundur suksesi i kësaj shkolle kaq serioze dhe plot përkushtim. Ai falënderoi prindërit dhe të gjithë nxënësit që dhe pse të lindur dhe të rritur jashtë trojeve shqiptare ata vinë me një dashuri të pakufishme për të mësuar Shqip. Në përfundim të gjithë pjesëmarrësit drekuan së bashku në mjediset e kafeterisë së shkollës.
Së shpejti TV “Alba Life” me bashkëpunëtorë kameramanet Todd Watkins, Klaudio dhe Monesa Muçollari do të transmetojë në kanalet televizive këtë koncert madhështor të shfaqur nga nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” në New York
Keze Kozeta Zylo, shkrimtare, publiciste, mësuese dhe themeluese e Shkollave Shqipe në New York
15 dhjetor, 2018
Staten Island, New York
*Per me shume fotografi shihni ne Facebook-dielli vatra