-Kongremeni amerikan Eliot Engel mbërrin në Kosovë, i vlerësuar mik i madh pritet në Aeroport/
-Veseli-Engel: Miqësia me SHBA-të, vlerë e madhe për Kosovën/
-Nesër, në ditën e balotazhit në 19 komuna e të rivotimit në një komunë në zgjedhjet lokale 2017, të zhvilluara në raundon e parë në 22 tetor, kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve/
Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 18 Nëntor 2018/ Mbërriti sot për vizitë në Kosovë përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, demokrati nga New York-u, Eliot Engel, i pritur në Aeroport nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj.Ai bëri të ditur se, së bashku me zëvendësambasadoren e SHBA-së në Kosovë, Colleen Hyland, i uroi mirëseardhje në Prishtinë mikut të madh të Kosovës, Eliot Engel.“Engel është prej njerëzve që ka besuar fuqishëm në pavarësinë dhe shtetësinë e Kosovës dhe e ka mbështetur konsolidimin ndërkombëtar të shtetit tonë. Jam i lumtur dhe shumë mirënjohës që kjo përkrahje e tij vazhdon të jetë e madhe”, shprehet zëvendëskryeministri Hoxhaj.
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot nw mbrwmje në takim kongresmenin amerikan, mikun e madh të Kosovës, Eliot Engel. Kryeparlamentari Veseli e falënderoi kongresmenin Engel për kontributin e tij të madh për sensibilizimin e çështjes së Kosovës dhe mbështetjen e vazhdueshme e të pakursyer ndaj kauzës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, duke u bërë kështu zëri i saj në politikën amerikane dhe më gjerë.
Veseli konsideroi se Engel do të vazhdojë të jetë edhe në të ardhmen avokues dhe përkrahës i madh i Kosovës, tashmë në kauza dhe sfida të reja, siç është ajo e integrimit euro-atlantik dhe e zhvillimit të gjithmbarshëm të saj.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi se bashkëpunimi i shkëlqyer midis Kosovës dhe SHBA-së tashmë është kthyer dhe kultivuar në një miqësi midis dy popujve, të cilën ai e konsideroi vlerë të çmuar për vendin tonë.Anëtari i Kongresit Amerikan, Eliot Engel, shprehu kënaqësinë për arritjen e Kosovës në shumë fusha, ndërsa konfirmoi se do të vazhdojë të mbetet një mik dhe mbështetës i saj.
Gjatë këtij bashkëbisedimi të ngrohtë e miqësor, Engel u interesua për një varg zhvillimesh në Kosovë, ndërsa kryetari Veseli theksoi përkushtimin e institucioneve të Kosovës për të çuar përpara agjendat shtetërore, në funksion të zhvillimit të vendit dhe në interes të qytetarëve.
Nesër, në ditën e balotazhit në 19 komuna e të rivotimit në një komunë në zgjedhjet lokale 2017, të zhvilluara në raundon e parë në 22 tetor, kongresmeni amerikan, Eliot Engel do të vizitojë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.Me rastin e vizitës së kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, në axhendën e dërguar nga qeveria të kryeministrit Ramush Haradinaj, për datën 20 nëntor janë paraparë, mes tjerash, këto ngjarje:Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë- në oborrin e qeverisë së Kosovës – ora 07:45; mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës – ora 08:00; konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel – ora 09:00.Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, në vizitën e në Kosovë pritet të zhvillojë takime edhe me drejtues tjerë institucionalë e politikë.Ambasada e SHBA në Kosovë në njoftimin e dërguar paralajmëron edhe një ngjarje të hapur për median të hënën në 20 nëntor, në orën 15:15 – vizitën e kongresmenit Engel fabrikës së paneleve solare “Jaha” afër Aeroportit të Prishtinës.
***
Kongresmeni amerikan Eliot Engel, Sërish në Kosovë/
-Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve në vizitën në Kosovë do zhvillojë takime me drejtues institucionalë e politikë/
-Në 7 korrik 2005, kur në Kosovë qëndron kongresisti amerikan Eliot Engel Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin për Pavarësinë e Kosovës/
SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 17 Nëntor 2017/ Përfaqësuesi në Kongresin e SHBA-së, Eliot Engel (Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve) do ta vizitojë Kosovën.Lajmin e bëri të ditur sot Ambasada e SHBA në Kosovë. Njoftimi i dërguar paralajmëron një ngjarje të hapur për median të hënën në 20 nëntor, në orën 15:15 – vizitën fabrikës së paneleve solare “Jaha” afër Aeroportit të Prishtinës.Ndërsa, nga Kuvendi i Kosovës në njoftimin e dërguar bëhët e ditur se kryeparlamentari Kadri Veseli pret në takim kongresmenin amerikan, Eliot Engel, të shtunën në orën 16:30.
Në axhendën e dërguar nga qeveria të kryeministrit Ramush Haradinaj, për datën 20 nëntor, siç theksohet, me rastin e vizitës së kongresmenit amerikan në Kosovë, Eliot Engel, janë paraparë këto ngjarje:Homazhe tek Pllaka përkujtimore për viktimat hebraike në Kosovë- në oborrin e qeverisë së Kosovës – ora 07:45; mbledhja solemne e qeverisë së Kosovës – ora 08:00; konferenca e përbashkët për shtyp e kryeministrit Haradinaj dhe kongresmenit Engel – ora 09:00.
Në axhendën e njoftuar nga qeveria është edhe pjesëmarrja kryeministrit në konferencën për lansimin e fondacionit Sfidat e Mileniumit në Kosovë – ora 10:00 dhe takimi me Jonathan Nash, kryeshef ekzekutiv i MCC (Sfidat e Mijëvjeçarit).
Bëhet e ditur se pas takimit do të ketë konferencë për shtyp.
Demokrati nga New York-u, Komisioni për Punë të Jashtme i Dhomës së Përfaqësuesve, Eliot Engel, në vizitën në Kosovë pritet të zhvillojë takime edhe me drejtues tjerë institucionalë e politikë.
Në 7 korrik 2005, kur në Kosovë qëndron kongresisti amerikan Eliot Engel Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova e nderoi me Medaljen e Artë të Lirisë për kontributin e tij për Pavarësinë e Kosovës. Në një fjalim në Kuvendin e Kosovës, Engell tha se Kosova do të jetë shumë shpejt e pavarur.
Në 5 shkurt 2014 kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në vizitën zyrtare që zhvilloi në SHBA, me ftesë të Kongresit Amerikan, mori sot pjesë në ceremoninë e organizuar nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani, në ndarjen e Urdhrit të Flamurit për kongresistin amerikan, Eliot Engel.
Me rastin e shënimit të 25 vjetorit të miratimit të Deklaratës Kushtetuese për Pavarësinë e Kosovës të 2 Korrikut 1990, Kuvendi i Kosovës mbajti një seancë solemne në 2 Korrik 2015. Në seancën solemne, për rëndësinë e miratimit të kësaj Deklarate folën edhe senatori amerikan Eliot Engël dhe kryetari i Legjislaturës dhjetor 1989-maj 1992, Ilaz Ramajli, i kohës kur u shpall Deklarata Kushtetuese e 2 Korrikut e e Kushtetuta e Republikës së Kosovës e 7 Shtatorit 1990, kur u mbajt Refrendumi për Kosovën Shtet Sovran dhe i Pavarur në fundshtatorin 1991, kur u mbajtën zgjedhjet e para pluraliste parlamentare e presidenciale të 24 Majit 1992, e kur u zhvilluan edhe ngjarje të tjera historike për Kosovën e shqiptarët.Kongresmeni Eliot Engel duke çmuar të arriturat e Kosovës premtoi se do të vazhdojë të angazhohet për të mirën e Kosovës edhe në të ardhmen.
Engel tha se Qeveria, Kongresi dhe populli amerikan, do të vazhdojnë të jenë përkrah Kosovës në rrugëtimin e saj drejt integrimit euro-atlantik.
NGA ARKIVI-7 KORRIK 2005: Kongresisti Engell tha se Rugova është një patriot i madh dhe Kosova është fatlume që ka atë si lider
PRISHTINË, 7 Korrik 2005/ President i Kosovës Ibrahim Rugova në një ceremoni rasti i dorëzoi sot kongresisti amerikan Eliot Engell Medaljen e Artë të Lirisë me të cilën e ka dekoruar vitin e kaluar, në 5-vjetorin e çlirimit të Kosovës.
“Presidenti i Kosovës e dekoron me Medaljen e Artë të Lirisë, kongresmenin Eliot Engel për meritat e tij në afirmimin dhe mbrojtjen e çështjes së Kosovës dhe të çështjes së shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si dhe për përkrahjen e fuqishme të lirisë dhe pavarësisë”. Kështu shkruan në motivacionin e Presidentin Rugova për ta dekoruar zotin Engell.
Presidenti Rugova, ndërkaq në një takim pati me kongresistin Eliot Engell, atë e cilsoi si mikun e madh të Kosovës dhe të shqiptarëve dhe për të cilin tha se më shumë se 15 vjet punon për çështjen e Kosovës. Në këtë takim është biseduar progresin e shënuar në Kosovë, për gjendjen e sigurisë që është e mirë, për stabilittetin e përgjithshëm, si dhe për vlerësimin që do të bëhet për bisedohet për të ardhmen e Kosovës, për të cilën Presidenti Rugova tha se do të jetë pavarësia.
Edhe me këtë rast Presidenti kërkoi për një njohje direkte të pavarësisë së Kosovës nga SHBA të, Unioni Evropian, në mënyrë që Kosova të jetë një vend i integruar në Bashkimin Evropian në NATO dhe në strukturat euroatlantike dhe në miqësi permenanete me SHBA të.
Presidenti Rugova falënderoi të gjithë miqtë e Kosovës në Amerikë dhe SHBA-në që e ka ndihmuar Kosovën dhe po e ndihmon edhe pas luftës, në liri, në rindërtimin e saj, me prezencën ushtarake, civile, diplomatike. Ai shprehu bindjen se Kosova është në rrugë të mirë për ta ndërtuar lirinë, të ardhmen dhe pavarësinë e saj.
Nga ana e tij, kongresisti Engell tha pas takimit se sa herë që vjen në Kosovë e ndien veten si në shtëpi, ngase, siç u shpreh: “Jam këtu me miq për të diskutuar për të ardhmen e vendit. Jam këtu së bashku me djalin tim, sepse ai ka dëgjuar shumë për Kosovën kur ishte fëmijë, për përpjekjet e saj për liri e pavarësi”. Kongresisti Engell tha se Rugova është një patriot i madh dhe Kosova është fatlume që ka atë si lider.Duke krahasuar vizitën e tij të fundit para disa vjetëve, ai tha se sheh shumë ndryshime që e bëjnë optimist. “Kur kamë ardhur këtu pas bombardimeve në vitin 1999 kamë parë vdekje, shkatërrime etj. Tani në vitin 2005, shoh jetë, shpresë, energji shoh fillimin e një shteti të lirë dhe të pavarur”.
“Jam i sigurt, ashtu siç marr frymë, se Kosova do të bëhet një shtet i lirë, i pavarur dhe demokratik, sepse qytetarët e Kosovës nuk meritojnë më pak, sepse qytetarët e Kosovës duan t’i bashkohen demokracive të të gjithë botës”, u shpreh Engell, duke i vlerësuar marrëdhëniet e popullit amerikan dhe të Kosovës të mrekullueshme dhe të fuqishme.”Kur Kosova të bëhet e lirë dhe e pavarur, atëherë SHBA dhe Republika e Kosovës do të kenë një bashkëpunim të gjatë mes vete”, nënvizoi ai, duke shtuar se në SHBA e dinë se qytetarët e Kosovës janë miqtë e amerikanëve.Engell tha se ka ndjekur përpjekjet e shqiptarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi. “Kjo nuk ndodhi brenda natës, sipas meje madje zgjati shumë”, tha ai.”Unë e kam thënë shumë herë se njëqind për qind e mbështes pavarësinë e Kosovës. Do të jem i lumtur kur kjo do të ndodhë dhe do të ndodhë shpejt, dhe unë do të jem në Prishtinë për ta festuar së bashku shtetin e lirë dhe të pavarur”.
Engel premtoi se do të vazhdojë me përpjekjet e tij në Uashington, për të ndihmuar popullin e Kosovës.
“Unë do t’i them edhe UNMIK ut edhe BE së se standardet para statusit janë të papranueshme. Ne duam standardet bashkë me statusin dhe që ky status të zgjidhet shpejt. Ne duam një datë për këtë.
Ne duam që kosovarët të udhëheqin me qeverinë e tyre, me ministritë, me jetën e tyre. Ka gjëra të dhimbshme gjatë rrugës, por kur ta shihni rrugën e gjatë nëpër të cilin ka ka kaluar Kosova është një mrekulli”, u shpreh në fund Eliot Engell. Pesidenti Rugova dhe kongresisti Engell pastaj vizituan varrezat e hebrenjve afër lagjes Velania në Prishtinë.