*Ambasadori Bekim Sjediu, Konsull i Pergjithshem i Kosoves ne New York, vizitojë qytetin e Usterit në Masaçustes me rastin 7 marsit – Ditës së Mësuesit, si dhe 8 marsit – Ditës së Gruas/
*Kryetari i Bashkisë së qytetit të 180 mijë banorëve Worcester Uster, Massachusetts, zoti Joseph M. Petty , sipas një tradite nëntëdhjetëvjeçare vjeçare, nderoi me “Çelsin e Qytetit”, për vizitën që i bëri këtij qyteti Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorin Bekim Sejdiu.
Nga Worccester Beqir Sina/
WORCESTER – MASSACHUSETTS: Shoqata KOMBI priti Ambasadorin , Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës zotin Bekim Sejdiu më 7 Mars 2014 në një vizitë që ai i bëri këtij komuniteti për të dhuruar libra shkollorë për shkollën shqipe të qytetit të Worcester – Uster Masaachusetts, ku jetojnë një nga komunitetet më hershme shqiptare në Amerikë.
Vizita u zhvillua me rastin e shënimit të 7 marsit – Ditës së Mësuesit, si dhe 8 marsit – Ditës së Gruas, dhe nisi një takim me pedagogët dhe grupin e studentëve shqiptarë nga Kosova e Shqipëria, që kan ardhur këtu të mësojnë me bursat të Institutin Politeknik Worcester (WPI).
Në vijim të kësaj vizite, duke u dhuruar Abetaren e unisuar si dhe mjete të tjera shkollore për shkollën shqipe në Kishën Otodokse Shqiptare e “Zonjës Shën Marisë”, ai vijojë me vizitën e tij, me takime me personelin drejtues të kësaj kishe, ku ndodhet edhe shkolla më e vjetër shqiptare në Amerikë, dhe funksionon Grupi i djemëve dhe vajzave të Këngëve dhe Valleve, shqiptare.
Më tej Ambasadori Sjediu, për të nderuar Ditën e Nënave – 8 Marsin pati një takim me nënat e moshuara shqiptare në shtëpinë e pleqve “Kopshti Illirianve – Illyrians Garden” e cila funksionon pranë kësaj Kishe.
Me këtë rast në mbrëmje, në lokalin me pronar shqiptar “Nova”, u shtrua edhe një darkë nga Shoqata Kombi, ku përfaqësuesit të shtetit të Kosovës në Nju Jork, Konusllit të Përgjithshëm – Ambasadorit Bekim Sjediu, i uroi mirëseardhjen edhe asamblesitja e shtetit të Massachusetts, zonja Mary Keffee, si dhe mikëpritësi dhe organizatori i kësaj vizite kryetari i Shoqatës Kombi, zoti Artur Vrekaj dhe ish kryetari i saj Professor Ilir Maçi.
Në këtë pritje morën pjesë edhe një grup veprimtarësh të komunitetit, zoti Ardian Preçi – Shef Eksekutiv i shoqatës ” Massachusettes Albanian Chamber of Comerce”, si edhe ish Kryebashkiakja shqiptare e këtij qyteti – Këshilltarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Uster – Worcester, zonja Konstantina Lukes, e cila ka qenë dhe para kryetare bashkie me origjinë Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me këtë rast, Kryetari i Bashkisë së qytetit të 180 mijë banorëve Worcester Uster, Massachusetts, zoti Joseph M. Petty , sipas një tradite nëntëdhjetëvjeçare vjeçare, nderoi me “Çelsin e Qytetit”, për vizitën që i bëri këtij qyteti Konsullin e Përgjithshëm të Kosovës në Nju Jork, Ambasadorin Bekim Sejdiu.
Duke lexuar motivacionin e dhënjesë së “Çelsit të Qytetit” Worcester ( Uster), kryetari i Bashkisë, Joseph M. Petty, tha se :” Shkëlqësia Juaj Amabasador Bekim Sejdiu – është kënaqsi për mua që në emër të Kryetarit të Bashkisë së qytetit, të u dhurojë me këtë rast “Çelsin e Qytetit” – Worcester ( Uster), Massachusetts, më 7 Mars 2014, si një nderim për vizitën Tuaj në qytetin tonë.
Qyteti i Worcester ( Uster), tha Petty, është krenar dhe i bekuar që ka në jetën e tij, një nga komunitetet më të mëdha dhe më vital në këtë qytet, siç është komuniteti shqiptarë. Komuniteti shqiptarë është një nga komunitetet më të mëdha në qytetin tonë , ku shqiptarët janë pronar të pasurive të patundëshme dhe bizneseve të tjera.
Dhe për dallim nënvizojë ai komuniteti shqiptarë ka edhe fëmijët në shkollat e këtij qyteti nga më të mirët dhe nga më të suksesshmit.
Më pas ai sqaroi se ky nderim ka nisur prej kur një nga Kryetarët e parë të kësaj bashkie, pikërishtë 90 vjet më parë, në vitin 1924, pati nisur i pari këtë praktikë të dhurimit miqve tanë “Çelsin e Qytetit” Ëorcester. Ai ishte njeriu i cili diznjojë vetë këtë “Çelës të Qytetit”, një praktik zyrtare, kjo, që ne po vazhdojmë të ruajmë traditën e tonë.
Andaj , shtojë kreu i kësaj bashkie unë jam krenar që më është dhënë mundësia si Kryetar i kësaj Bashkie, të ri-përsërisë këtë traditë të bukur të qytetit tonë Ëorcester ( Uster), Massachusetts, në versionin e saj origjinal.
Këtë “Çelës të Qytetit” tonë e kanë marr më parë edhe personalitete të tjera të shquara amerikane dhe të komuniteteve të tjera që kan vizituar këtë qytet, përfundojë kryetari i Bashkisë, Joseph M. Petty
Sipas Regjistrimit tha ish Kryebashkiakja shqiptare e këtij qyteti – Këshilltarja e Këshillit të Bashkisë së qytetit Uster – Worcester, zonja Konstantina Lukes, e cila ka qenë dhe para kryetare bashkie me origjinë Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, numri i shqiptarëve në vitin 2000, ishte rreth 14,000 ( nga një popullsi të përgjithshme prej 170.000 banorë të këtij qyteti ). Pjesa më madhe e atyre shqiptarëve ishin të vendosur në qytetin e Worcester-it dhe rrethinat e tij. Komuniteti shqiptar i Massachusetts është më i madh i një ndfër katër komuniteteve shqiptare të Amerikës (pas atyre të New York , Michiganit dhe Illinoisit ) . Ndërkohë , shtoi ajo Worcester vjen e 10-ta në listën e qarqeve amerikane me përqendrimin më të madh të shqiptarëve.
Sipas të dhënave , emigrantët e parë shqiptarë erdhën në Massachusetts dhe Worcester-it nga fundi i shekullit të 19-të. Ata emigrantë do të gjenin qysh atëhere një strehë të ngrohtë në Kishën Shqiptare që kohët e fundit festoi përvjetorin e saj të 90 .
Sipas zonjës Keffee :” Komuniteti shqiptar i Worcester-it, është një nga grupet më të mëdha etnike të qytetit , dhe ajo vazhdon të rritet . “Ne jemi krenar të them se sot shqiptarët e Worcester, janë pronarët e shtëpive dhe pronarët e bizneseve , ndërsa nxënësit shqiptarë janë studentët nga më të mirët e shkollave dhe në kolegjet Worcester-it dhe universitetet që ata ndjekin ” u shpreh asamblesitja e shtetit të Massachusetts, zonja Mary Keffee.
Kryetari i shoqatës KOMBI , zoti Artur Vrekaj tha se :”Disa aktivitete të komunitetit dhe festimet , janë të tilla si Festivali shqiptar që organizohet çdo dy vjet nga kisha shqiptare , të cilat janë një tregues i fortë se shqiptarët e Worcester, që i kanë mbetur besnikë ndaj kulturës së tyre të bukur dhe traditat shqiptare . Me festat tona kombëtare ne Shoqata Kombi japëm një kontribut të mirë për bashkimin e komunitetit shqiptar dhe ruajtjen e identitetit e tonë, zhvillojmë paradën dhe ngritjen e flamurit” theksoi Vrekaj .