Nga Albano Kolonjari
Nga ajo pike e bardhe ne fushen e blerte, kane gabuar emra te medhenj te futbollit boteror. Nga ajo pike e bardhe jane eleminuar dhe kane humbur titujt prestigjoze skuadrat me te njohura te kontinentit ne futboll. Dje ishte rradha e Skenderbeut te perjetonte nje drame te tille. Futbollistet ne fushe, tifozet ne stadium, por edhe ata qe pane ndeshjen ne tv, kane lotuar ndersa skuadra korcare eshte eleminuar pas gjuajtjes se 11 metrave.
Skenderbeu luajti te enjten ne darke 120 minutat loje historike. Korcaret kaluan ne avantazh ne minuten 20 me ane te Ribaj, duke balancuar rezultatin e pergjithshem ne 1-1. Tekniku Josa hodhi ne fushen e lojes nje formacion ofensiv me Muzaken, Morinen dhe Ribaj, nderkohe qe ne mesfushe riktheu kapitenin Shkembi. Nga ana tjeter bardhekuqte ndiejne mungesen ne sulm te kroatit Pejic te denuar nga UEFA.
Pas shenimit te golit, te dyja skuadrat dhane ne fushen e lojes nje spektakel te vertete ku “heronj” te ndeshjes do te ishin dy portieret Shehi dhe Bezotosni.
“Kemi bere nje pjese te pare te mire ku shenuam edhe golin e fitores. Ne pjesen e dyte u detyrova te beja tre zevendesime pasi u demtuan dy lojtare. Muzaka nuk ishte ne formen e tij te mire ne kete ndeshje. Cernomoresti luajti me te njejtet lojtare si ne ndeshjen e pare dhe deri diku kjo na ndihmoi pasi e njihnim kundershtarin. Gjithsesi te pika e 11 metershave lojtaret e mij bene me te miren e tyre. Futbolli eshte i tille dhe nuk mund te besh asgje me shume”, shprehet tekniku Mirel Josa i cili hedh drite edhe mbi nje fakt, tjeter. “Orelesi refuzoi te gjuante nga pika e 11 metrave :”vendosa qe ai te gjuante pasi nuk kisha me futbolliste. Ai kishte me shume eksperience se ata qe kishin mbetur ne fushen e lojes. Tashme nuk na ngelet gje tjeter vetem te mendojme per sezonin e ri.”
Pikante
Nje million e treqind mije euro do te fitonte klubi i Skenderbeut nese do te hynte ne fazen e grupeve.
Klubi i Skenderbeut premtoi se do te vinte 20 autobuza falas per tifozet korcare. Por mesohet se vetem 8 te tille ishin ne dispozicion te tifozerise, duke lene me shume pre tyre ne Korce.
Dy futbollistet shqiptare qe luajne tek Cernomoresti Bakaj dhe Vangjeli nuk u aktivizuan ne te dyja ndeshjet kunder Skenderbeut.
2 minuta nga fundi 120 minutave te ndeshjes Skenderbeu luajti me 10 lojtare pasi mbrojtesi Arapi u demtua dhe nuk mund at vazhdonte takimin, nderkohe qe Josa i kishte relizuar tre zevendesimet.
Pervec Orelesit edhe Nigma ka kerkuar nga traineri Josa qe te mos gjuante nga pika e bardhe e penalltive. Por eshte detyruar te gjuaje nje te tille, duke e humbur dhe skualifikuar Skenderbeun.
Ukrahinasit kane qene shume optimist pas fitores nga pika e penalltive. Odesa realizoi kualifikimin e pare ne histori ne fazen ne grupe ne Ligen e Europes