Tirane- Vizita e kryepeshkopit serb në Tiranë Irenej ka lënë pas një shije të keqe, për shkak të deklaratave të tij për Kosovën.
Kryeministri Rama ka reaguar i pari duke bojkotuar drekën e organizuar pas shenjtërimit të Kishës Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”.
Por pakënaqësitë kreu i qeverisë i ka shprehur edhe sy ndër sy gjatë një takimi që ka patur me Kryepeshkiopin në zyrën e tij, bëjnë të ditur burime të Ora News.
Mësohet se Rama e ka konsideruar totalisht të pavend deklaratën e Irenjejt se Kosova është Serbi, duke nënvizuar se nuk kanë asnjë vlerë për të shprehur qendrime të tilla në një kohë kur Kosova është e pavarur.
Mësohet se Rama ka nënvizuar se feja është një formë bashkimi dhe se deklarata e kryepeshkopit serb ka cënuar kontekstin e harmonisë fetare në Shqipëri.
Sipas Ramës, me këtë qendrim, Irenej hapi një debat që nuk ka vlerë. Por nuk dihet se cili ka qenë reagimi i Irinjet pas këtij qendrimi të shprehur nga kreu i qeverisë shqiptare.(TV ORA NEWS)
Mire ka vepruar Kryeministri, por do te kishte qene me mire sikur Ireneji te mos ishte ftuar fare. Kisha Ortodokse Serbe eshte elementi/institucioni me kriminel i shoqerise serbe. Shume krime dhe akte cnjerezore ndaj shqiptareve, jane kryer me bekimin e kesaj kishe antikrishtere, antinjerezore.
Ultranacionalisti Irinej, ne mes te Tiranes vjelli zi e terr per shqiptaret ne TV shqiptare foli me gjuhen e Millosheviqit dhe asnje nga mikpritesit nuk pati guxim t’i fliste per krimet, gjenocidin, dhunimet, varrezat masive me shqiptare, qe u bene me bekimin e tij dhe te kishes qe e drejton. Turp!