Fishekzjarret në Prishtinë shëndërisin qiellin sonte në festën e fitores së parë të Shqipërisë në kamponatin evropinan të futbollit në Feancë Euro 2016, në përballje me Rumaninë.Urojnë drejuesit e shtetit të Kosovës.
Presidenti Hashim Thaci: Bravo Kombëtares për fitoren e sotme historike në EURO 2016.
Pavarësisht se a do të kualifikohen në turin e radhës, djelmoshat kuqezi, në krye me përzgjedhësin De Biasi dhe me një tifozeri mbresëlënëse, kanë bërë një paraqitje dinjitoze në Francë.
Kryeministri Isa Mustafa: Shqipëria na bëri sërish krenarë në maksimum. Plot zemër dhe talent, lojtarët e kombëtares sonë shkëlqyen sot kundër Rumanisë.
Por, një meritë e veçantë shkon për tifozët mbresëlënës kuq e zi, të cilët ishin të jashtëzakonshëm sot në Lion.
Shpresojmë të kualifikohemi në xhirot e mëtejshme dhe të vazhdojmë të lemë mbresa pozitive te të gjithë evropianët. Urime fitoren plotësisht të merituar!
Kryeparlamentari Kadri Veseli: Loja ekipore, angazhimi vetmohues dhe përkushtimi i pashoq i djemëve të Kombëtares na solli momente të paharrueshme. Fitorja ishte e merituar. Urime, gëzuar! /