Njofton nga Prishtina korrespondenti i Diellit Behlul JASHARI/
PRISHTINË, 18 Korrik 2016/ Kosova merr pjesë me tetë sportistë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro, Brazil. Ministri kosovar i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, ka takuar sot kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me të cilin ka biseduar rreth përgatitjeve që po bën Kosova për pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike.
“Ekipi Olimpik i Kosovës do t’i ketë tetë sportistë dhe kjo pjesëmarrje është një sukses i jashtëzakonshëm i sportit kosovar”, theksoi Hasani. Ai u shpreh se Ekipi Olimpik i Kosovës është në gjendje të mirë dhe ka bërë përgatitje të nevojshme për prezantim sa më të suksesshëm të Kosovës dhe sportit të saj në Lojërat Olimpike.
Ministri Shala siguroi se Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara që të përkrahin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe gjithë sportistët në ngjarjen tejet të rëndësishme të sportit botëror. “Pjesëmarrja e Kosovës për herë të parë si shtet në këto lojëra, si dhe përfaqësimi solid, janë dëshmi e punëve që janë bërë, por edhe e cilësive dhe sukseseve të dallueshme të sportit kosovar”, u shpreh ai./b.j/
dashanmiri says
Bravo Republikes se Kosoves! Po na nderoni se na u dogje shpirti duke ndenjur pas deres
Gjith Shqipria presim nga nderkombetaret.
Se zihemi me njeri Tjetrin e nuke merremi vesh se nuke Na lejon cmira,egoja ,pse te kete ki me influence
Arrine derI aty Sa shpikin e shpifine vetem per levdata personale.
Kemi deshire te merrin medalje te arta.
Informs nuke ka cituar Kush Jane 8 llojtaret dhe ne cfare spirits perfaqsoni ndofta dh chudistet Malinda ,,,
urine e subside.kurtajo te forte keno sokola e sokoleshs te arteries.
Dahamiri dr.