
Prof. Dr. Naser Ramadani, Kryeepidemiologu i zbatimit të Strategjisë së luftimit të COVID-19 në Republikën e Kosovës, Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Republikës së Kosovës, rrëfen ekskluzivisht për gazetën Dielli, Organ i Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, New York, betejën e shtetit të Kosovës dhe strategjinë shtetërore në luftën ndaj Covid-19, intervistë dhënë gazetarit Sokol PAJA.

INSTITUTI KOMBËTAR I SHËNDETËSISË PUBLIKE TË KOSOVËS: PARAROJË E SHËNDETIT TË POPULLATËS: DJE, SOT DHE NESËR!

Në përballje me pandeminë COVID-19 këtë muaj kemi shënuar 95 vjetorin, ditën kur në kuadër të adresimit të problemeve shëndetësore dhe të përkujdesjes amerikane ndaj popullatës së këtij rajoni të Evropës, Fondacioni i shquar humanitar nga SHBA “Rockfeller” do të mbështesë themelimin e Shërbimit Higjieniko-Epidemiologjik edhe në Pejë. Ky shërbim do të fillojë punën më 5 qershor të vitit 1925 dhe kjo datë konsiderohet se shënon fillet e veprimtarisë së Mjekësisë Preventive në Kosovë, prandaj edhe shënohet si ditë festive e themelimit të Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës. Në këtë datë, gjithsesi na duhet të kujtojmë periudhat e gjendjes së rëndë dhe rrethanave shëndetësore jashtëzakonisht të vështira nëpër të cilat ka kaluar popullata e Kosovës dhe njëkohësisht përpjekjet e vazhdueshme në mbrojtje dhe përmirësim të shëndetit të kësaj popullate nga profesionistët e shëndetit publik nëpër dekada. Kujtojmë periudhën e gjendjes së rëndë dhe rrethanave shëndetësore jashtëzakonisht të vështira gjatë gjithë gjysmës së parë të shekullit XX dhe Kosovën e shkatërruar tërësisht pas Luftës së Dytë Botërore, me kushte jetese katastrofike kur shërbimet shëndetësore nuk funksiononin pothuajse fare e nga ana tjetër sëmundjet ngjitëse bënin kërdi. Është viti 1948 që në historikun e zhvillimit të shëndetësisë publike në Kosovë do të shënojë themelimin e Entit për Mbrojtje Shëndetësore të Kosovës dhe më pastaj do të vazhdohet me zhvillimin e rrjetit të organizuar të enteve rajonale në Prizren, Pejë, Gjakovë, Gjilan, Mitrovicë e Ferizaj. Më tutje, me themelimin e Fakultetit të Mjekësisë më 1969 do të ngriten kapacitetet profesionale të fushës së shëndetësisë dhe do të trajnohen profesionistë të fushës së shëndetësisë publike që do të mbështesin punën në zhvillimin e rrjetit të institucioneve të shëndetit publik dhe në përmirësimin e vazhdueshëm të gjendjes shëndetësore të popullatës në Kosovë. Në dekadën e fundit të shekullit XX Kosova fatkeqësisht do të përjetojë rrënimin e sistemit shëndetësor, i cili u shkatërrua rëndë gjatë luftës së fundit të viteve 1998/1999. Ndërsa, periudha e pasluftës në Kosovë do të shënojë riorganizimin e sektorit të shëndetësisë publike, në një proces të reformave që do të përcillen me arritjen e rezultateve të cmuara në fushën e shëndetësisë publike në vendin tonë. Për gjithë këto vite Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike si institucion i lartë shëndetësor, profesional dhe shkencor i Kosovës me veprimtarinë e vet ka zbatuar me sukses strategjinë e shëndetit publik. Në vazhdën e rezultateve të shënuara në shëndetësinë publike duhet përmendur se me zbatimin e programit të zgjeruar të imunizimit janë shënuar suksese evidente në luftimin e shumë sëmundjeve infektive, vaksinë-preventabile duke u radhitur ndër vendet me suksesin më të lartë në mbrojtjen e fëmijëve me vaksinë. IKSHPK bën përpjekje të vazhdueshme në luftimin e sëmundjeve kronike jongjitëse përmes kontrollit të faktorëve të riskut dhe aktiviteteve të promovimit dhe edukimit shëndetësor. Në kuadër të IKSHPK zhvillojnë veprimtarinë laboratoret moderne të akredituara dhe certifikuara të Mikrobiologjisë, Qendra e Laboratoreve Testuese dhe Qendra Kombëtare e Gripit. IKSHPK ka realizuar, poashtu, një varg projektesh shkencore dhe ka një bashkëpunim të gjerë dhe të afërt me institucione ndërkombëtare në fushën e shëndetit publik. Në veprimtarinë e vet IKSHPK kujdeset për implementimin e të gjitha rekomandimeve të OBSH dhe ECDC në lëminë e shëndetësisë publike. Duke pasur parasysh të gjitha të arriturat, sukseset e në vecanti sfidat e mëtejme që kemi përpara, konstatimi ynë i përbashkët në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do të ishte i shkurtër: Të shfrytëzohen të gjitha resurset dhe të gjitha të arriturat shkencore në mbrojtje të shëndetit të popullatës dhe t’i jepet prioritet shendetësisë si dega më rentabile e ekonomisë. Sepse jeta e njeriut nuk ka cmim, por ka vlerë. Duke qenë se Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës me veprimtarinë e vet mund të konsiderohet pa modesti si një pikë e ndritshme e shëndetësisë kosovare, në këtë ditë solemne theksojmë edhe njëherë se mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë angazhimin tonë në mbrojtjen dhe përmirësimin e shëndetit të popullatës. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës me Qendrat e veta Rajonale gjithandej Kosovës, do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në angazhimin e vet bashkë me të gjitha institucionet e vendit për të përmbushur vizionin për një popullatë të shëndoshë, në mjedisin e shëndoshë, në një shtet të shëndoshë.
KOSOVA NË BETEJËN NDAJ COVID-19

Duke qenë se përgatitjet për parandalim i kemi filluar qysh në janar ne menjëherë në fillim shkurti kur kemi filluar me diagnostikimin laboratorik të rasteve, dhe përcjelljen e situatës epidemiologjike, kemi bërë planin e gatishmërisë, gjegjësisht strategjinë e situatës epidemiologjike dhe parashikimet e mundshme me krejt scenariot e mundshme. Çdo gjë që është bërë në planin e gatishmërisë dhe përgjigjes deri më tani, neve në prognozë na ka shkuar në përpikëri, në vijat dhe në konturat e asaj që është planifikuar, në suaza të situatës epidemiologjike. Andaj sot përkundër numrit të rritur tërasteeve situatën epidemiologjike e kemi nën kontroll dhe është e qëndrueshme dhe e përballueshme, duke vazhduar gjurmimin epidemiologjik tëtë gjitha rastet dhe kontaktet e dyshimta. Ne po shkojmë drejt një normaliteti të ri. Ky normalitet i ri paraqet ndërrimin e sjelljeve tona për të mirë, për të mbajtur higjienën, për të mbajtur distancën, për të mbajtur maskën, për të mos përhapur piklat tona të cilat i qesim nga goja çdo ditë, dikush më shumë e dikush më pak, e që rrezikojnë shëndetin e të tjerëve, por në radhë të parë shëndetin e të afërmve, të familjes, të fëmijëve, të farefisit, të komunitetit, dhe pastaj të gjithë qytetarëve. Zbatimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar duhet ta bëjë çdo qytetar i Republikës së Kosovës, që të ruajë veten, të afërmit dhe të tjerët. Inspektoratet sanitare të AUV dhe Inspektoratet komunale bashkë me shtabet komunale duhet patjetër të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse duke u mbështetur në Manualin për luftimin e COVID-19 dhe të merren masa përgjegjësie në çdo rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar. Çdo shkelje e rregullave nga kushdo do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve. Nuk ka të drejtë askush të rrezikojë jetën e të afërmve të tyre, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike për shkak të pakujdesit dhe mos zbatimit të rekomandimeve. Instituti Kombëtari Shëndetësië Publike të Republikës së Kosovës do të vazhdojë të jetë i përkushtuar në zbatimin e Planit të Veprimit të Planit të Gatishmërisë dhe Reagimit kundër koronavirusit Covid-19, dhe të ruaj shëndetin publik të popullatës. E ardhmja e COVID-19 akoma nuk është e qartë, por duke u bazuar në njohuritë shkencore dhe përvojat e fituara muajt e fundit, jemi duke shkuar drejt një vetëdijesimi i të jetuarit me virusin sikurse që kemi me jetu me një numër të madh të mikroorganizmave nënje simbiozë. Ky konstatim na bënë të mos kemi vend për vetëkënaqësi por të vazhdojmë të punojmë në strategjinë e pëergjithshme të shëndetësisë publike për të ruajtur shëndetin e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DHE GJURMIMI “AGRESIV” I TË GJITHA RASTEVE
Situata epidemiologjike nën kontroll dhe gjurmimi “agresiv” i të gjitha rasteve të kontaktit ka bërë që ta kemi situatën nën kontroll që nga shfaqja e rasteve të para më 13 mars të këtij viti. Pastaj gjithsesi rekomandimet pë përkufizimin e lëvizjes tëmbështeturë në rekomandimet e OBSH të cilët praktikisht kanë ngërthyer përvojat e të gjithë shteteve të avancuara perëndimore, dhe përvojat autoktone të Kosovës. Kosova tashmë ka një përvojë të shkëlqyeshme në parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe puna ekipore e epidemiologëve, specialistëve të shëndetësisë publike dhe të gjithë profesionistëve shëndetësor ka dëshmuar se një shtet me sistem shëndetësor të brishtë mund t’i bëjë ballë edhe sfidës më të rëndë që e ka kapluar njerëzimin pandemia COVID-19. Suksesi padyshim i faturohet strategjisë së Institutit Kombëtar të mbështetur nga Ministria e Shëndetësisë, profesionistë shëndetësor dhe zbatimit të rekomandimeve nga ana e qytetarëve të Republikë së Kosovës. Kosova padyshim sot rangohet ndër shtetet më të suksesshme në botë në ballafaqim me pandeminë e që për këtë flasin edhe indikatorët epidemiologjik por në radhë të parë kemi vdekshmërinë tejet të ulët që asnjëherë nuk e ka tejkaluar 3% dhe sot aktualisht kemi njeCaseFatality Rate 1.68%. Numri i të hospitalizuarëve me COVID-19 nuk e ka tejkaluar asnjëherë 20 % të numrit tëpërgjithsëm të rasteve me çka kemi parandaluar mbingarkesën e kollabimin e sistemit shëndetësor. Përkujdesja e pacientëve është bazuar në të gjitha protokolet e përdorura në shtetet e avansuara perëndimore. Rastet aktive(80%) e tyre me simptomatologji të lehtë janëpërcjellur në terren nga Ekipet e Epidemiologëve dhe mjekësisë familjare. Të gjitha institucionet relevante shtetërore poe vlerësojnë lartë rolin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në ballafaqim me pandeminë dhe rekomandimet për Ministrinë e shëndetësisë që kanë pasur efekt të faktuar në parandalimin e sëmundjes. Bazuar në Rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe OBSh në nivelin kombëtar nga të gjitha institucionet janë ndërmarrë masa të kontrollit të parandalimit të infeksionit duke ngritur maksimalisht nivelin e vigjilencës dhe gadishmërisë për veprim në situatën e krijuar, duke bërë kontrollin maksimal dhe inspektimet në të gjitha institucionet shëndetësore të vendit, ku të gjitha rastet e dyshimta klinikishtjanë raportuar nga të gjitha Institucionet Publike dhe Private Shëndetësore duke paraqitur në kohë reale situatën epidemiologjike me COVID-19, janë përgatitur dhomat e veçanta (posaçërisht në Klinikën Infektive të QKUK-së si dhe Institucionet tjera Spitalore te vendit), ku personeli shëndetësore ka përdoë masa mbrojtëse konform udhëzimeve dhe protokoleve spitalore. Të gjitha mostrat e dërguara për konfirmim laboratorik në Institutin Kombëtar i cili po punon nga fillimi në tri ndërrime me njësterngarkesë por me një motivim mbinatyror të përballet me të gjitha kërkesat i balafaqur me mungesë te stafit dhe materialit laboratorik por duke testuar tëgjitë personat me indikacione epidemiologjike.
GATI PËR VALËN TJETËR TË VIRUSIT

Duke pasur parasysh se tashmë jemi ballafaquar me pandeminë tëpërgaditur qysh nga janari i këtij viti dhe kemi suksese evidente dhe të matshëm me indikastorët epidemiologjik, gjithsesi se në këtë kronologji kohore kemi fituar përvoja të reja dhe kemi bërë edhe përgaditjet e nevojshme për tu ballafaquar edhe me ndonjë valë tjetër të COVID-19. Situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në rast të shfaqjes së rasteve të reja, të gjithë profesionistët shëndetësor janë në krye të detyrës duke përmbushur të gjitha obligimet ligjore, profesionale dhe etike si dhe të përmbushen të gjitha rekomandimet e Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë për luftimin e COVID-19.
NDËRGJEGJËSIMI QYTETAR NDAJ MASAVE ANTI-COVID
Që nga fillimi i shfaqjes së rasteve të para me COVID-19, qyteraët iu janë bashkangjitur thirjeve për ndërmarrjen e masave dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar me një qytetari të lartë. Qëkur ka filluar lehtësimi i masave për disa aktivitete, kemi gjurmuar raste të reja të COVID-19 duke u shtuar rreziku të shpërthejnë vatra të reja epidemike në disa komuna të Kosovës dhe në institucione e degë të ekonomisë, për shkak të mosmbajtjes së distancës dhe mosmbajtjes së maskave. Duke pasur parasysh se në javën e fundit kemi rritje të rasteve pozitive që në intensitet kanë kaluar muajin prill dhe kemi raste te punëtorët e organizatave publike e private, kemi rekomanduar Ministrinë e Shëndetësisë të ndërmerren masa të redukimit të stafit të sektorëve ku ka raste pozitive dhe të gjitha rastet pozitive dhe kontaktet e tyre të mbahen në vetizolim, ndërsa bartja e maskave mbetet obligative! Këto ditë vërehet fluks i shtuar i lëvizjes së qytetarëve kudo nëpër Kosovë. Kjo është sjellje e rrezikshme dhe lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë me mbajten e distancimit fizik dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Pakujdesia e disa qytetarëve gjatë këtyre lëvizjeve dhe aktiviteteve, shton rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve. Si pasojë e mos bartjes së maskave rrezikohet shëndeti i qytetarëve dherëndohet situata e përgjithshme epidemiologjike që po mbahet nën kontroll me mund të madh të ekipeve të profesionistëve të Institutit Kombëtar. Bazuar në këtë, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dhe Ministria e Shëndetësisë rekomandojnë që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse të deritashme sipas planit për masat lehtësuese që nënkupton vazhdimin e zbatimit të mëtutjeshëm të rekomandimeve. IKSHPK e kupton shqetësimin e secilit qytetar për statusin e gjendjes së tij shëndetësore kur ata rezultojnë pozitiv në SARS CoV-2, por qytetarët duhet ta marrin seriozisht apelin tonë për t’i zbatuar me përpikëri rekomandimet dhe bartjen e maskave në vende ku ka grumbuj njerëzish. Apelojmë te qytetarët, bizneset, gastronomia, që në mënyrë strikte të respektojnë distancën fizike, përdorimin e maskave, dezinfektimin dhe ajrosjen e lokaleve, duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura. Duke marrë parasysh nevojat e qytetarëve për shërbime shëndetësore, bëjmë apel te punëtorët shëndetësor t’iu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK në aplikimin e masave mbrojtëse duke ruajtur kështu shëndetin e tyre, të pacientëve dhe të gjithë qytetarëve të vendit. Rekomandojmë SHSKUK të redukojë shërbimet dhe të ndalojë rreptësisht hyrjen e përcjellësve në reparte, shërbime specialistike dhe klinika. Përpjekja e madhe e përbashkët e derisotme mund të na shkojë huq për shkak të pakujdesisë së mos përmbajtes së tri rregullave themelore, të cilat duhet të jenë përditshmëri e jona edhe pa pandemi, e që nënkupton: mbajtjen e distancës fizike, mbajtjen e maskave dhe larjen e duarve me kujdes disa herë në ditë, për 20-30 sekonda.
SITUATA E PAQËNDRUESHME POLITIKE DHE LUFTA NDAJ COVID
Për të matur çdo fenomen e aq më tepër një impakt të faktorëve në një pandemi të tillë me shumë të panjohura ështe shumë vështirë. Sidoqoftë faktori politik mund të ketë ndikim në të gjitha poret e jetës varësisht nga qasja dhe këndvështrimi i ghithësecilit, por në ruajtjen e dhe ndikimin e virusit në shëndet padyshim se rol më të madh luajnë qytetarët të cilët janë të vetëdijshëm pë efektet e dëmshme dhe fatkeqësisht me pasoja fatale të grupeve vulnerabile. Në bazë të situatës aktuale epidemiologjike krahasuar edhe me situatën në botë situata politike mund të ketëimpakt më shumë në konfrontimet e panevojshme në rrjetet sociale por nuk ka pasur konfrontime profesionale asnjëherë kur është në pyetje shëndeti i njeriut.
MESAZHI PËR LEXUESIT E DIELLIT DHE DIASPORËN NË USA
Të jesh sot epidemiolog në parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve do kurajo dhe të marrësh përsipër tërë rrezikun për tërë popullatën dhe jo vetëm. Epidemiologët gjurmojnë dhe hetojnë në çdo kohë ditën, natën, pa orar. Simboli i epidemiologëve jo më kot është këpucat më tabane të shlyera. Por në këtë pandemi epidemiologët e Kosovës kanë kombinuar epidemiologjinë klasike të terrenit, nëpër baltë, shi e borë me epidemiologjinë modern të teknologjisë së kohës. Epidemiologët dhe mikrobiologët e Institutit Kombëtar po punojnë pa orar të caktuar me një mesatare ditore 15 orë here here deri 20 orë i njejti ekip i cili udhëheq ne dhomën operative te Institutit Kombëtar. Epidemiologu sot në tokatshqiptare ka krijuar kultin e mbrojtësit të shëndetit gjithë kombëtar e Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike mbetet pararojë e shëndetit të popullatës: Dje, Sot e Nesër. Kam një nostalgji të veçantë për lexuesit e Diellit dhe diasporën ne SHBA dhe me mall i përkutoj themeluesit e Federatës Panshqiptare VATRA, të madhin Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Marko Adams dhe Paskal Aleksi. Andaj bashkëndjej me ju të cilët gjeografikisht jeni larg po shpirtërisht jeni të gjithë me ne! Jeni të mirëseardhur gjithmonë në tokat arbërore!