-Kuvendi i Kosovës 120 anëtarësh vijon sencën, miraton në parim me 61 vota rishikimin e Buxhetit të Shtetit 2017 pas moskalimit mbrëmë, kur mungonte të pakëtën 1 votë për të kaluar gjysmën – numrin 60/
PRISHTINË, 26 Tetor 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ Kuvendi i Kosovës miratoi sot në parim rishikimin e Buxhetit të Shtetit për këtë vit, me 61 vota pro vetëm të maxhorancës, asnjë kundër e asnjë abstenim, derisa në sallë ishin 99 deputetë.Më pas, Kuvendi votoi me shumicë, me 61 vota pro e 28 kundër, asnjë abstenim, për propozimin e grupit paralamentar të AAK që shqyrtimi i dytë të bëhet me procedurë të përshpejtuar.Votimi i Projektligjit për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017, i cili nuk kaloi mbrëmë në mungesë votash pas shqyrtimit të parë, ishte sot në axhendën e vazdimit të seancës plenare të Kuvendit.
Në mbrëmjen e djeshme, edhe pse u votua dy herë, me elektronikë e ngritje dore, në mungesë të votave kurrëfare nga opozita, rezultati ishte i njëjtë: pro Projektligjit votuan 60, kundër dhe abstenim askush, derisa kishte më shumë deputetë në sallë, por nuk u konstatua sa ishin.Për të kaluar Projektligji duhej së paku edhe një votë e Kuvendi të Kosovës 120 anëtarësh.
Që në fillimin e seancës që u zhvillua gjatë ditës së djeshme me shumë debate e replika grupet paralamentare të opozitës, që janë edhe më të mëdhatë në Kuvendin e Kosovës, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, u deklaruan se nuk do e votojnë ashtu çfarë është Projektligjin për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017.Pas votimit me mungesë votash, dje në mbrëmje, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, paralajmëroi vazhdimin paraditën e sotme, nga ora 10:00.
Kuvendi i Kosovës, i zgjedhjeve të 11 qershorit, është konstituar në 7 shtator 2017, kur u zgjodh kryeparlamentari me 62 vota pro, ndërsa në seancën e parë, që ishte e jashtëzakonshme, në 9 shtator zgjodhi qeverinë e re me 61 vota.Kuvendi i sapokonstituuar është mbledhur përsëri në një seancë të jashtëzakonshme, të dytë, e ftuar sipas kërkesës së deputetëve nënshkrues, nga opozita, e cila ka nisur në 10 shtator dhe ka vijuar e përfunduar në 3 tetor me debate lidhur me Parimet Programore të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.
Seanca plenare e Kuvendit të Kosovës e nisur dje e që vazhdon sot është e treta e rregulltë.
E para seancë e rregulltë, ku në axhendë ishte interpelanca e kërkuar nga opozita pas akuzave publike të shfaqura ndaj ministrit të Bujqësisë, u zhvillua me nisje paraditen e 3 tetorit.
Po në 3 tetor, pasdite, nisi e në 4 tetor vijoi seanca e dytë, ku u miratua unanimisht nga pozita e opozita me 98 vota pro, asnjë kundër e asnjë abstenim, Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes financiare për IPA 2016 midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, në vlerë më shumë se 70 milionë euro.
Sot në seancën e Kuvendit të Kosovës në axhendë është edhe shqyrtimi i Raportit vjetor të auditimit i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2016