Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/
PRISHTINË, 1 Gusht 2018/ Në Katedralen Shën Nënë Tereza në Prishtinë, sot, Kisha Katolike në Kosovë organizoi Ditën e Diasporës me mirëseardhje e mirëpritje bashkatdhetarëve nga mërgata që kanë ardhë në atdhe në pushimet e kësaj vere.
Në këtë Ditë, Meshës solemne në Katedrale i priu Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, në bashkëmeshim me meshtarët dhe misionarët që shërbejnë në diasporën shqiptare.
Në Meshën e sotme solemne mbërriti nga Nju Jorku Marjan Cubi, anëtar i Kryesisë së Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, njëherësh arkëtar si dhe kryetar i Komisionit për mbledhjen
Shqiptarët nga SHBA – Këshilli i Fondacionit për ndërtimin e Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë, që vepron në Nju Jork dhe rrethinë, kanë kontribuar për mëse 9 vite me
Shugurimi i Katedralës Nënë Tereza në Prishtinë nga i Dërguari i Posaçëm i Papa Françeskut, Kardinali shqiptar Ernest Simoni – Troshani, e me pjesëmarrje edhe të pëfaqësuesëve të Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës VATRA, e cila edhe u vlerësua e falënderua për kontributet, u bë në 5 shtator 2017, në ditën që ishte e 1 vjetorit të shenjtërimit e 20 vjetorit të kalimit në amshim të shenjëtëreshes shqiptare.
Gurthemeli i Katedrales në Prishtinë është vënë në 26 gusht 2005 për nder të 95 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë nga ana e Presidentit historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, Ipeshkvit të atëherëshëm të Ipeshkvisë së Kosovës Imzot Mark Sopi dhe Kardinalit të Uashingtonit në atë kohë Teodor Mekkerik.
“Papa Gjon Pali i Dytë e ka përkrahur personalisht ndërtimin e kësaj katedraleje”, theksonte Presidenti Rugova.
Katedralja në Prishtinë nisi të ndërtohej ndërkohë që ishte festuar 6 vjetori i Kosovës së lirë nga qershori 1999. Në 2005-tën shënohej dhe 600 vjetori i lindjes së kryeheroit kombëtar shqiptar Gjergj Kastrioti-Skënderbeu.
Tashmë disa vjet në Kishën në Kosovë 1 gushti është caktuar të jetë ditë e cila i bashkon besimtarët e diasporës me besimtarët në rezidentë në Kosovë.
Sipas regjistrimit të popullsisë të pranverës 2011, në Kosovë, pa veriun, u numëran 1.739. 825 banorë rezidentë, 92.93 % shqiptarë. Pjesa tjetër e përqindjeve iu takon komuniteteve pakicë, 1.58% boshnjakë, 1.47 % serbë, 1.08 % turqë, etj. Por, numri i banorëve-shtetasëve të Kosovës është më i madh, meqë regjistrimi i popullsisë nuk ka përfshirë një të tretën e kosovarëve që vlerësohet se jetojnë e punojnë jashtë vendit.


