DEJN-RAHOVEC, 12 Maj 2016/Në fshatin Dejn të Rahovecit, ka nisur festivali tradicional treditor folklorik “Anadrinia Jehon 2016”, edicioni i 15-të me radhë, ku marrin pjesë ansamblet folklorike nga të gjitha trevat shqiptare.Festivali mbahet nën patronatin e kryetarit të komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, i cili edhe e shpalli të hapur.“Jam i nderuar që sonte gjendem në mesin tuaj për të hapur një ngjarje kaq të rëndësishme, me të cilën tashmë identifikohet komuna jonë – festivalin ‘Anadrinia Jehon 2016’. Ky festival, i cili tashmë i përmbush 15 vjet jete, na sjell një trashëgimi të lashtë të kombit shqiptar, gjithë ato të bëmat, doket, zakonet dhe traditën kulturore përmes folklorit burimor dhe autokton dhe na sjell frymën e të parëve tanë. Përmes festivalit, i cili mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve, ne i kujtojmë edhe dëshmorët të cilit kanë rënë për liri, dhe përkujtimet janë traditë e jona”, tha kryetari i Rahovecit.
Drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport në komunën e Rahovecit, Gardalin Shtavica, tha se festivali “Anadrinia Jehon”, tash e 15 vite, ruan traditën e trashëgimisë së muzikës folklorike të mbarë trojeve shqiptare.
Vajdin Berisha, kryetar i degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK në Rahovec, fillimisht përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës duke theksuar se ky festival madhështor mbahet në kuadër të Javës së Dëshmorëve.
Festivalin e ka nisur Shoqëria Kulturore Artistike “Anadrinia” nga Dejni, e cila është pikpritëse. Mbrëmë, në natën e parë, në konkurrencën garuese janë paraqitur me programet e tyre shoqëritë kulturore artistike “Shqiponja” nga Saraji i Shkupit, “Ardhmëria” nga Gjakova dhe “Isa Boletini” nga Rogova e Hasit.
Të gjitha paraqitje i vlerëson juria në përbërje: Dilaver Kryeziu – koreograf, Sami Piraj – kompozitor, dhe Zymer Neziri – folklorist./b.j/
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.