PRISHTINË, 30 Qershor.-Vendimi i Kuvendit të Republikës së Kosovës për refuzimin e ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, i datës, 26 qershor 2015 është përfundimtar dhe i pakthyeshëm”, deklaruan sot tre partitë opozitare kosovare.Sipas tyre, “Qeveria e Republikës së Kosovës duhet t’i nënshtrohet këtij vendimi”.“Çdo tentativë për ta përmbysur këtë vendim të deputetëve të Kuvendit të Republikës të shprehur lirshëm me votë të lirë, gjoja në emër të procedurave, është tendencë për ta përmbysur rendin institucional dhe demokratik në vend”, thekson deklarata.“Gjithashtu, i thërrasim të gjithë akterët të përfshirë në këtë proces, qofshin ‘për’ apo ‘kundër’, ta respektojnë vendimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata e përbashkët e tre subjekteve opozitare, Lëvizjes Vetëvendosje, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismës për Kosovën.Në 26 qershor, Kuvendi i Kosovës me 75 vota pro, 7 kundër, 2 abstenime nuk e miratoi propozim-amendamentin nr. 24 në Kushtetutën e Republikës për krijimin e Gjykatës Speciale. Për miratim duheshin së paku 80 vota të Kuvendit 120 anëtarësh, përfshirë këtu edhe dy të tretat e 20 deputetëve të komuniteteve pakicë.
Në 27 qershor, në një mbledhje konsultative të qeverisë lidhur me hapat që do të ndërmerren për përmbushjen e obligimeve të institucioneve të Kosovës ndaj marrëveshjes ndërkombëtare që ka të bëjë me themelimin e Gjykatës Speciale, e ratifikuar me ligj të veçantë në Kuvendin e Kosovës vitin e kaluar, kryeministri kosovar Isa Mustafa paralajmëroi riprocedim dhe për këtë bashkërendësim e bisedime edhe me tre partitë opozitare që nuk i votuan në Kuvend ndryshimet kushtetuese.Në mbledhje u theksua se, qeveria dhe insititucionet tjera të Republikës së Kosovës angazhohen që në asnjë rrethanë të mos krijohet hapësirë për oponentët e pavarësisë që çështja e Gjykatës Speciale të kalojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
Apozit mbahuni si burrat dhe mos te ndryshoj vendimi ijuaj I dates 26 Qershor. Ne se e mperoni ket vote qe do te jet vota ma HISTORIKE prej se ashte krijue ky PARALAMENT.Mos i lejoni nderkometaret me ju detyrue juvet per ti bamun QEFIN SERBISE.Ku ka bamun “vakie” me dalun ne gjygje VIKTIMIA se pse ka mprojtun vten,familjen dhe kombin nga gjenocidi. ZOTI KOFT ME JUVET!
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
Zef Balaj says
Apozit mbahuni si burrat dhe mos te ndryshoj vendimi ijuaj I dates 26 Qershor. Ne se e mperoni ket vote qe do te jet vota ma HISTORIKE prej se ashte krijue ky PARALAMENT.Mos i lejoni nderkometaret me ju detyrue juvet per ti bamun QEFIN SERBISE.Ku ka bamun “vakie” me dalun ne gjygje VIKTIMIA se pse ka mprojtun vten,familjen dhe kombin nga gjenocidi. ZOTI KOFT ME JUVET!