Nga Behlul Jashari/ PRISHTINË, 22 Shtator 2015/ Seanca e Kuvendit të Kosovës për katër marrëveshjet e 25 gushtit në Bruksel, e thirrur të vazhdojë sot, u shpall e përfunduar në pamundësi për të rivazhduar.
“Të nderuar deputetë, në rrethanat të tilla ne do ta ndërprejmë seancën këtu”, tha kryetari i Kuvenidit të Kosovës, Kadri Veseli, pak më parë, “rrethuar” nga opozita në sallë, që kishte bllokuar punimet duke qëndruar para foltores dhe kryesuesëve.
Në këto rrethana, ndonjë minutë më herët, edhe pse nuk zhvilloheshin punime të seancës, pati një “debat” mes kryeparlamentarit Veseli dhe liderit të LVV-së, Visar Ymeri, i cili bashkë me deputetë të tjerë të opozitës qëndronte në këmbë te udhëheqësi i seancës së Kuvendit.
“Me ‘Zajednicë” (bashkësi të komunave serbe në Kosovë) nuk ka Republikë… Ju kisha ftuar juve si kryetar i Kuvendit të deklaroheni rreth ‘Zajednicës’, por edhe ta mbroni Kuvendin nga kjo shkelje që bën qeveria”, u shpreh lideri i LVV-së, Ymeri, duke iu drejtuar kryeparlamentarit Veseli, i cili ia afronte mikrofonin e kryesuesit, që të dëgjohej.
“E dëgjuat kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje. Për të na dëgjuar të gjithë bashkërisht do të ishte mirë t’i hapni rrugë debatit”, tha kryeparlamentari Veseli, duke premtuar se në seancë, në debatin në Kuvend, nuk do kishte asnjë kufizim as kohor dhe as për askend.
Por, në pamundësi që të zhvillohej seanca u shpall e përfunduar.
Pasdite, sapo nisi rindërpreu për herë të dytë gjatë ditës rivazhdimin seanca e Kuvendit të Kosovës, e ndërprerë të enten e javës së kaluar, e rindërprerë sot para më shumë se tre orësh për “10 minuta pushim” të dhënë nga kryetari, Kadri Veseli, pasi opozita protestoi dhe e gjuajti me vezë kryeministrin Isa Mustafa derisa po informonte për katër marrëveshjet e 25 gushtit Prishtinë-Beograd në Bruksel.
Opozita përsëri protestoi, vendosi në “rrethim” kryesinë e seancës, ndërsa kryeparlamentari Vesli kërkoi “15 miniuta pushim për të bashkëbiseduar 5 minuta në zyrë”. Në zyrë ai i ftoi kryetarët e grupeve parlamentare, por deputetët vazhduan të qëndrojnë në sallën e seancës, nga e cila pastaj dolën, por ende nuk ka rivazhdim seance.
Në rifillimin e ndërprerë pasdite, kryeparlamentari Veseli u shpreh:“Kisha pasë dëshirë që kryeministri të largohet prej salle, ose sigurimi i kryeministrit (të largohet nga salla e seancës) që mos të ketë situata të tilla”. Por, kryeministri ka vazhduar qëndrimin në sallën e seancës së Kuvendit, ndërsa ndodhnin zhvillime të tjera.Në vazhdimin e seancës pak para mesditës, Mustafa gjatë pak minutave që foli në seancën e Kuvendit tha se marrëveshjet e dialogut në Bruksel më datën 25 gusht të vitit 2015 kanë të bëjnë me zbatimin e Marrëveshjes së parë të parimeve që rregullojnë normalizimin e marrëdhenieve (të 19 prillit 2013). Më herët, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), deklaroi se, “është e shqetësuar nga njoftimet se policia munjd t’i largojë nga salla e Kuvendit deputetët e opozitës”.“Mandati i deputetit është i garantuar me kushtetutë dhe ai nuk zmbrapset me kurrfarë masash policore”, shtohet në deklaratën e dërguar.“Prandaj në një situatë të tillë kërcënuese, ftojmë qyetarët që të vihen në përkrahje të deputetëve, duke u mbledhur para Kuvendit të Republikës së Kosovës”, përfundon deklarata.Spas medias, “anëtarë të partive opozitare” duken në shesh para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës.
This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy
Privacy Overview
This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.