Interviste me artistin shqiptar në Amerikë, Kreshnik Xhiku/
Ne Foto:Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skenderbe, veper e skulptorit Kreshnik XHIKU/
BEQIR SINA, New York/
WASHINGTON : Në Galerinë e Lidhjes së Arteve, në Aleksandria afër Washingtonit, u hap në muajin shtator ekspozita me titull :”Structural Elements”,e skulptorit të njohur shqiptar dhe amerikan, Kreshnik Xhiku. Ekspozita që qendrojë e hapur deri më 7 tetor, pati visitor të shumtë, nga Uashingtoni dhe shtetet për rreth tij.
Gazetarët dhe vizitorët që patën rastin t’a vzizitojnë këtë ekspozite sipas Zërit të Amerikës, thanë se arti i Kreshnik Xhikut i përket kryesisht rrymës abstrakte, që e bën vizitorin të mos pyesë se çfarë është, por t’a shijojë atë. Në këtë ekspozitë të re vetjake, Kreshnik Xhiku eksploron midis figuratives dhe abstraktes në kufijtë që i bashkojnë ato, thotë VOA.
Duke përdorur drurin dhe metalin, here-herë edhe tekstile – shoqëruar me ngjyra – thuhet se Xhiku krijon forma strukturore, ku duket qartë dora e artistit; druri, për skulptorin Xhiku, përfaqëson ngrohtësinë dhe shërben si kundër-peshë ndaj ftohtësisë së metalit. Druri, gjithashtu, është një element lidhës me vendlindjen e skulptorit, që ri-zgjojnë ndjenja që nga koha e fëmijërisë kur druri ishte elementi kryesor ngrohës.
Kështu kjo mënyrë të shprehuri e afron shikuesin, sjell rezultat – sepse krijon harmoni mes fantazisë dhe formës, pa humbur veçoritë e secilës. Me ketë, skulptori Xhiku tregon se shprehja është sa e qartë aq edhe e perhumbur dhe se për të shprehurit nuk ka mënyra fikse. Abstraktja i jep mundësi artistit të dalë jashtë standarteve kufizuese. Xhiku e sheh procesin e tij krijues si një vazhdimesi në ngritje, progres, ku çdo vepër ndikon tjetrën, duke i bërë ato pjesë të së njëjtës përpjekje.
Ndërkohë ai si instruktor dhe profesor i vizatimit dhe skulpturës në shkollen e Lidhjes se Arteve në Aleksandria për më shumë se një dekadë, Xhiku ka ndarë përvojën dhe vizionin e tij krijues duke ndihmuar e frymëzuar shumë artistë të rinj. Karrierën si artist, Kreshnik Xhiku e ka filluar që në Shqiperi, si i diplomuar e më pas profesor në Akademinë e Arteve ne Tirane.
Në këtë intervistë për gazetën tonë, skulptori i njohur në Shqipëri dhe Amerikë, tregonë për punimet e tij të cilat janë ekspozuar në kryeqendrat e shumë vendeve në Evropë e SHBA. Ai thotë se :”Skulpturat e tij jo vetëm se zbukurojnë sot parqe e hapësira publike, por na bënë të ndjehemi më shumë Shqiptarë”, për këtë zoti Xhiku veçojë me këtë rast momentin kur në një qytet kaq të rëndësishëm si Londra, vendoset busti i heroit tonë kombëtar, dhe fare pranë Hyde Park që është pothuajse në qendër të Londrës, ku si tha zoti Xhiku, padyshim që të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë, dhe jo vetëm ata që banojnë aty.
Zoti Xhiku, si u lindi ideja e hapjes së kësaj ekspozite në “The Art League Galery”, për të paraqitur punimet e tua përpara një publiku të sofistikuar të Uashingtonit dhe kush e mbështeti organizimin e kësaj ekspozite?
Xhiku : Kisha kohë që unë, si çdo artist tjetër, dëshiroja të hapja një ekspozitë personale këtu në Shtetet e Bashkuara. Hapja e një ekspozite për një piktor ose skulptor, është si një koncert për një këngëtar. Vendosa t’a hapja ekspozitën kur e ndjeva që kisha krijuar një grup veprash të cilat mund të rrinin bashkë.
Artistët aplikojnë në galeri të ndryshme për të hapur ekspozitë personale dhe galeritë kanë një juri që zgjedh artistin. Ekspozita nuk u mbeshtet financiarisht nga ndonjë sponsor – galeria organizon ekspozitën, bën publicitetin dhe kur shiten veprat galeria mban një përqindje nga çmimi i veprës që shitet.
Kur bën një ekspozitë personale artisti ka më shumë se kurrë shansin që të bëjë një “statement”, të shpalosë të gjitha preokupimet e veta artistike, në çfarë drejtimi është vemendja e vet.
Në kuadrin e kujt aktiviteti u hap kjo ekspozitë ? Cila është tema e kësaj ekspozite dhe çfarë ju motivojë ?
Xhiku : Ekspozitës i vura titullin “Elemente Skulpturore”. Ky tregon në një-farë mënyre thelbin e ekspozitës. Në ekspozitë janë 13 vepra bashkëkohore, pjesa më e madhe e tyre janë në dru. Kam kohë që punoj për këtë ekspozitë, por kam pasur dhe ndërprerje sepse kam qenë i angazhuar me disa vepra monumentale.
Si u pritë nga vizitori në Uashington ekspozita juaj ?
Xhiku : Ekspozita u prit shumë mirë. Bërja e një ekspozite personale është shumë e rëndësishme për karierën e një artisti në shumë aspekte. Mendoj se më e rëndësishmja është që çdo artist, kur ka një ekspozitë personale, nxjerr konkluzione, p.sh., ku gjendet krijimtaria artistike tani, çfarë drejtimi duhet të ketë për më tutje, krahason veprat e tij me veprat e artistëve të tjerë, etj.
Nga vizitorët kush ra në “sy” më shumë ?
Xhiku : Në ceremoninë e hapjes erdhen shumë njerëz, të fushave të ndryshme si artistë, gazetarë, diplomat , student e studente miq, kritik e etj. I pranishem qe dhe ambasadori i Shqipërisë në Uashington zoti Gilbert Galanxhi
Çfarë të rejash keni sjellë në këtë ekspozitë ?
Si shumë artistë, edhe unë, përpiqem të sjell zërin tim në korin e madh të artistëve. Diçka e veçantë që kam dëshirë të theksoj në lidhje me veprat e mia është që aty unë shikoj reflekset e Shqipërisë, të jetës sime aty. Shpesh janë reflekse të imazheve të cilat na rethonin kur u rritëm. Veprat e mia në dru janë të lidhura shpesh, po jo në mënyrë direkte (prandaj dhe unë përdor fjalën “reflekse”) me punimet e drurit që gjënden në banesën tradicionale shqiptare.
Ju jeni autor edhe disa monumenteve të tilla si : Skënderbeut (Miçigan), Nënë Terezës (Cleveland, Ohio), Mbretit Zog (Tiranë) dhe disa veprave të tjera, Çfarë lidhje kan këto tre figura në mes njëritjetrit në punën tuaj ?
Xhiku : -Në shtator të 2006 u inagurua monumenti i Skëndërbeut në Kishën shqiptare të Shën Palit, në Michigan. Ky monument u porosit nga komuniteti shqiptar i kësaj kishe në vitin 2005.
-Statuja e Nënë Terezës ndodhet në parkun kulturor të Cleveland, Ohio. Ky monument u inagurua në shtator të vitit 20012, por puna për këtë vepër kishte nisur që në vitin 2009.
-Ndërsa, në kuadrin e festimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, fitova konkursin kombëtar për monumentin e mbretit Zog, I cili, u vendos në shetitoren “Zogu I” të Tiranës në dhjetor të 2012. Po me këtë rast, u bënë busti i Skëndërbeut në Londër që u inagurua në nëntor 2012 dhe busti i Skëndërbeut në Itali që u inagurua në gusht të 2013.
Këto janë simbole të rëndësishëm të historisë së kombit shqiptar – si të tilla janë të rëndësishme dhe për mua si shqiptar.
A mendoni që një eksperiencë e tillë mund të përsëritet edhe në qytete të tjera të paktën në ato qendra ku më së shumti jetojnë shqiptarët, Nju Jork, Detriot dhe Çikago.A mund të na tregoni diçka nga eksperiencat tuajat në këto paraqitje?
Xhiku : Mendoj që shqiptarët kudo që janë duhet të kenë simbolet e tyre – ato ruajnë dashurinë dhe respektin që ata kanë për vendin e tyre. Këtu dua të përmend diçka nga ceremonia e vendosjes së bustit të Skëndërbeut në Londër, qe shumë emocionale dhe mbetet e paharruar për mua. Dita e inagurimit ishte një gëzim i jashtëzakonshëm për shqiptarët që banonin në Londër dhe në qytetet perreth. Në momentin kur në një qytet kaq të rëndësishëm si Londra, vendoset busti i heroit tonë kombëtar, dhe fare pranë Hyde Park që është pothuajse në qendër të Londrës, padyshim që të gjithë shqiptarët ndjehen krenarë, dhe jo vetëm ata që banojnë aty. Shumë prej tyre e preknin fytyrën prej bronzi të heroit tonë kombëtar. Kur u zbulua busti qe mbeshtjellë me flamurin shqiptar, të gjithë filluan të këndojnë këngën “Shqipëri, o Nëna Ime”. Disa pyesin nËse busti do të rrinte përkohësisht apo do t’a kishin gjithmonë mes tyre. Dukej e pabesueshme ajo që po ndodhte. Dua të përmend me këtë rast, meritën e ambasadorit të Shqipërisë në Londër, z. Mal Berisha, pa përkushtimin e të cilit ky bust nuk mund të realizohej. Po nën kujdesin e tij, u vendos busti i Skëndërbeut në Itali, në qytetin arbëresh Montecilfone.
Disa nga çmimet ose vlersimet që keni marrë ?
Xhiku : Jam vlerësuar me disa çmime: tre çmime “Onufri” që është vlerësimi më i lartë në artet figurative në Shqipëri , kam përfaqësuar Shqipërin në dy biennale në Turqi. Këtu në Amerikë kam marrë një çmim të parë në 2004 në një ekspozitë në Ëashington DC dhe çmimin “Monkith Saaid” në Alexandria, Virginia.
Së fundi një mesazh për arstistët shqiptarë në diasporë ?
Xhiku : Ka shumë artistë shqiptare që punojnë dhe janë të sukseshëm në vende të ndryshme të botës. Nga eksperienca si emigrant, e kuptoj vështirësinë e të qenit artist në një vend të prandja i vlerësoj më shumë arritjet e tyre