Në raportin zyrtar të vitit kaluar u bë e ditur se krimi i oraganizuar kreu 61 vrasje në Shqipëri. Kurse dje (më 18 gusht 2022), madiat njoftuan se vetëm për këtë vit, krimi vrau 40 persona të tjerë. Por nuk është vetëm kaq, sepse vetë opinion i gjërë publik ka pësuar një tronditje shumë të madhe ngaqë jeta është bërë për te fare e pasigurtë. Pra, i vetplagosuri më i madh është aktualish opinion i gjërë publik. Por të pasigurtë përvec qytetarit të thjeshtë, ndjehen edhe gjykatësit, prokurorët, shtetari profesionist e deri tek polici i thjeshtë (për funksionet publike që ata kryejnë).
Qendrat kryesore të krimit tashmë janë bërë: Shkodra, Lezha, Kurbini, Durrësi, Tirana, Elbasani, Vlora etj. Policia kudo si strukturë kryesore e luftës kundër krimit, po tregon gjithnjë e më shumë apati, paaftësi, mungesë profesionalizmi, frikë e deri dështim total.
Në këto kushte pyetja më e thjeshtë është: pse arritëm deri në këtë pikë sa krimi vret në mes të ditës, në mes të publikut, pa patur frikë as ligjin, as policin as shtetin dhe askënd?
Gjëja e parë që më vjen në mendje për këtë situatë, ku krimi ka pushtuar shtetin është: POLITIKA dritshkurtër, e korruptuar, e papërgjegjeshme, e ardhur në pushtet me ndihmën e krimit dhe e lidhur me krimin për ti bërë shërbim reciprok: politika krimit e krimi politikës. Krimi do të ishte i pafuqishëm në qoftë se nuk do të kishte mbështetje deri në pikat më të larta të qeverisjes. Por duke patur lidhje të forta nga pagesat që ka bërë, ndjehet trimosh, i fortë dhe i mbrojtur.
Opinioni publik, analistët, gazetarët e medja në tërësi, e kanë drejtuar gishtin tek policia dhe puna e dobët e saj. Por a është vetëm kjo vërtetë e keqja kryesore në këtë situatë të kriminalizuar? Në gjykimin tim mendoj se është neopotizmi që e ka shkatërruar më shumë se cdo gjë tjetër rolin e policisë. Miqt, shokët, gjaku e gjinia, farefisnia e krahinalizmi me politikanët e lartë, ka bërë atë që të mos merret në konsideratë pofesionalizmi, përkushtueshmëria për detyrën e vështirë të policisë, të shkatërrohet sistemi i gradave, posteve e detyrave.
Më përpara ka ekzistuar Akademia e Rendit Poblik (tri vjecare) që e paiste policin me njohuri shkencore e juridike, kurse tani kam dëgjuar se me një kurs gjashtë javor mund të punësohësh në strukturat e policisë. Madje media bën me dije se 80 përqind e policisë aktualisht është pa arsim të lartë. Kjo është e paimagjinueshme, sepse ky “gjashtë javorëshi” nesër bëhet drejtues i lartë i policisë në qendër e në bazë.
Aspekt tjetër mendoj se është paga qesharake që merr polici nga shteti për punën e bërë. Marrë shkas nga kjo disa policë bëjnë një punë të dytë për të ushqyer familjen, kurse disa të tjerë shkojnë edhe më larg duke u lidhur me krimin për të përfituar prej tij.
Nëpërmjet “gjasht javorëshve”, me miqësi kanë hyrë në polici edhe shumë të korrupuar. Por në të njejtën kohë, shumë oficerë të aftë e profesionistë të përkushtuar, janë larguar nga policia për arsye politike duke krijuar zbraztësi profesionale. Këto të korruptuar e ardhur me miqësi, marrin urdhëra nga lart për të vënë qytetarëve gjoba me planifikim. Kjo është e turpëshme.
Kjo situatë është thjeshtë gatesë e politikës qeverisëse të ditës dhe e pa pranueshme për një vend që aspiron BE-në.
ASLLAN BUSHATI