A ishte Dako, Kryetari i parë i “Vatrës”?
Dr. Gjovalin Gjeloshi
Pedagog në Kolegjin Universitar “Qiriazi”
Tiranë
Kristo Anastas Dako, u lind në qytetin e Korçës në vitin 1876. Mësimet e para i përfundoi
në qytetin e Korçës dhe më pas kur familja emigroi në Rumani, Bukuresht, (Kristo ishte vetëm
11 vjeç) ai vazhdoi dhe përfundoi mësimet në shkollën e mesme. Studimet e larta universitare i
kreu në Universitetin e Bukureshtit, Dega Matematikë. Në Bukuresht është anëtar aktiv i shoqërive të shqiptarëve që ishin formuar aty dhe aktiviteti i tij zgjerohet edhe në qytete të tjera
të Rumanisë, veçanërisht në Braila, ku u themelua shoqëria “Djalëria shqiptare” dhe Kristo Dako
zinte vendin e nderit. Më vonë, emigroi në SHBA dhe në vjeshtën e vitit 1906, ai regjistrohet në
degën e filizofisë në universitetin e Oberlindit, Ohajo.
Për arsye të kushteve të vështira që u krijuan në Shqipëri, ai i ndërpreu studimet dhe më
1908 u kthye në atdhe.Më 1909 qe pjesëmarrës në Kongresin e Elbasanit dhe shërbeu nëvijimësi si drejtor e mësues i shkollës amerikane, të themeluar nga misionari Charles Telford Ericksonnë Elbasan si dhe në Normalen e Elbasanit.Më pas, pas shumë peripecive që kaloi nën regjimin xhonturk, në gusht 1912, së bashku meParashqevi Qiriazin, u rikthye përsëri në SHBA, pët të vijuar studimet e lëna përgjysëm.
Nëpërmjet mikut të tij amerikan, Charles Crane, Dako ka pasur mundësinë t’ibëjë me dije Presidentit tëShteteve të Bashkuara WoodrowWilson, interesat kombëtare të Shqipërisë.Miqtë amerikanë të Dakos qenë të shumtë. “Kumbara” i miqësisë me Crane qe profesori i Kristos në Kolegjin e Oberlinit, E. L. Bosworth, i cili ia rekomandoi Crane-it, si shoqërues për të vizituar Shqipërinë e viteve 1911-1912. Edhe pse Crane mbetet “kryemiku”, sipas shënimeve që ka lënë vetë Dako, miqësia e Dakos me misionet amerikane që filluan të vepronin në Shqipëri, është e hershme, qysh në vitin 1908, kur erdhi në Korçë çifti amerikan Violeta e Fines Kenedi. Madje zonja Kenedi kishte qenë shoqe shkolle e Sevasti Qiriazit (Dako), qysh në shkollën fillore amerikane të Manastirit. Ndërsa për Frederic Howe, një avokat i shquar dhe profesor në disa universitete të SHBA, Dako shkruante: “Zoti Frederic, me të cilin patmë nderin të piqemi e tënjihemi për së afërmi, ka një mendim shumë të mirë për shqiptarët”. Të tjerë miq qenë edhe zonja Louisa Byington, zonja dhe zoti Artur Baldwin, Mis.Carolina Borden e të tjerë. Mike e çiftit Dako qe edhe anglezja e madhe për ne shqiptarët Miss. Edith Durham.
Pas Kenedëve, që ishin amerikanët e parë që shkelën tokën shqiptare, gjashtë muaj më vonë erdhi Ericksoni, bashkë me familjen e tij.Dako edhe me këtë të fundit pati një miqësi të ngushtë dhe marrëdhënie të vrullshme pune, edhe në shërbim të kombit.
Po kush janë marrëdhëniet e Kristo Dakos me Federatën Panshqiptare “Vatra”? Po t’u referohemi shënimeve e botimeve të ndryshme për atë kohë, Vatra u themelua si bashkim i disa shoqërive të ndryshme të shqiptarëve, në mars të vitit 1912 dhe në korrik të atij viti “Vatra” zhvilloi kongresin e parë. Në këtë kongres u vendos që Vatra të mos kishte kryetar, por një sekretar të përgjithshëm.Me shumicë votash u zgjodh sekretar Faik Konica, i cili ishte në garë me Kristo Floqin. Sekretari i përgjithshëm do të ishte edhe redaktori i Diellit1). Ilir Ikonomi në librin e tij, ardhjen e Kristo Dakos në SHBA, e cilëson si “ardhjen e një shqiptari tjetër tëditur”2)… Atij, i mësuar me drejtimin e shoqërive të emigrantëve shqiptarë në Europë, nuk iu desh shumë kohë për t’u ingranuar në detyrat që e prisnin. Një orator i lindur, një korçar i zgjuar (në mes të shumë korçarëve të ishin vendosur në Amerikë) dhe një burrë i palodhur, ai zhvilloi shumë biseda e takime me shqiptarëte Amerikës në të gjitha qytetet ku ishin vendosur, duke iu hapur sytë e ndriçuar mendjen se, nëse nuk arrijmëtë kemi dashuri në mesin tonë, do të vijojmë të mbesim përsëri mbrapa popujve të tjerë. Kristo Dako luftoi shumë për të nxitur integrimin e shqiptarëve në vendin ku kishin ardhur, dhe kjo do të bëhej pikë së pari nëpërmjet mësimit të gjuhës. Dakoja hapi kurse falas në Natik, për t’u mësuar shqiptarëve anglishten, për të gjetur punë më lehtë dhe premtonte t’u mësonte shqipen atyre që nuk dinin ta shkruanin.3).
Në qershor 1913, zgjidhet në kryesinë e drejtimit të “Vatrës” dhe njëkohësisht i besojnë drejtimin editorial të “Diellit”, organit zyrtar të Federatës4).Nuk kaloi shumë kohë, thotë Ikonomi dhe Kristo Dakoja u zgjodh redaktor dhe menaxher i Diellit.Më 20 korrik 1913 Vatra mbajti një kuvend të jashtëzakonshëm dhe e zgjodhi Dakon president5).
Historinë ne duhet ta shkruajmë ashtu siç është: me ulje-ngritjet e saj, me polemikat, me kthesat, me personazhet, me ndodhitë e me ngjarjet, sido që të jenë. Persona që kanë vizituar ambjentet e Federatës Panshqiptare “Vatra” nëShteteve e Bashkuara të Amerikës (unë nuk kam qenë në Boston), kanë vërejtur se emri i Kristo Dakos nuk figuron si një ndër presidentët e saj në kohë, le më pastaj të artikulohet edhe si presidenti i parë. Është e vërtet se Dakoja nuk është një ndër themeluesit e parë të“Vatrës”.Emri i tij nuk është krahas Faik Konicës, Fan Nolit apo Kristo Floqit.Por nuk duhet të mohojmë se në këtë kohë (20 korrik 1913), Kristo Dako zgjidhet presidenti i kësaj Federate.Ne nuk duhet të analizojmë sot konjukturat e atëhershme të shqiptarëve të zgjuar të Amerikës, të cilët edhe pse me këtë status, nuk kapërcyen dot grindjet dhe polemikat që kishin mes vedi. Edhe pse “të mëdhenj”, Noli, Konica, Floqi, Dako, Çekrezi, Sotir Peci etj, që ishin në Amerikë, apo edhe Grameno më vonë e deri te Aleksandër Xhuvani në Kajro, patën mosmarrëveshjet apo grindjet e momentit mes njëri tjetrit, që edhe herë afroheshin e herë largoheshin. Ishte koha që mbarteshin koncepte e mentalitete të ndryshme, se si do të zgjohej shqiptari nga gjumi letargjik, si do të mbrohej Shqipëria e porsaformuar, prej ku do të bëhej lufta për Shqipërinë, prej Brenda vendit apo prej emighracionit apo edhe në cilat Fuqi tëMëdha duhej të mbështeteshim më parë e më fort. Nuk ishte e lehtë të dilej në njëmendje të përbashkët.Aq më tepër që “kjo mendje” ka munguar historikisht tek shqiptarët.
Nisur nga këto realitete, ne të sotmit nuk duhet të biem pre e veprimeve nganjëherë tënxituara të paradhësve tanë, në rastin konkret të atyre që kanë themeluar apo kanë drejtuar Konfederatën “Vatra”, ndër vite.Vërtet në themelim, Vatra nuk pati kryetar, por vetëm sekretar të përgjithshëm.Noli në një moment e shpjegon edhe arsyen se pse u vendos kështu. Por në kohën kur në krye të Vatrës, figuron posti i kryetarit dhe jo sekretari i përgjithshëm, kryetari i parë i saj është Kristo Dako. Dakoja qëndroi vetëm një muaj si president6), por kjo nuk ka asnjë rëndësi dhe nuk e zhbën faktin se ai ka qenë presidentii parëi saj.Ai u largua për në Shqipëri, sepse e prisnin detyrime të tjera, ashtu si para tij ishte larguar nga SHBA edhe vetë Noli apo Faik Konica.
Jo i qetë për krizën që po kalonte Shqipëria, në periudhën pas shpalljes së pavarësisë,kryesisht krahina e Korçës, e cila ishte aneksuar nga grekët, ai kthehet në Atdhe për të dhënëkontributin e vet. Pas mbylljes së shkollës së vajzave, në korrik 1914, bashkë me familjen aishkon përsëri në Bukuresht e prej andej në Bullgari. Bashkë me Themistokli Gërmenjin drejtojnë
“Lidhjen Kombëtare” dhe Dako është redaktor i organit të saj “Biblioteka Zëri i Shqipërisë”.Pasnjë qëndrimi njëvjeçar (të ndarë përgjysëm) në Bukuresht dhe Sofje, Dako dhe motrat Qiriazimarrin rrugën përsëri për në Amerikë.Këtu drejtoi “Lidhjen Kombëtare”, e cila krahas “Vatrës”,përfaqësonte shqiptarët ë Amerikës.Ndërkohë botoi “Biblioteka Zëri i Shqipërisë” si vijim i asaj të Sofjes.Gjatë këtyre viteve është ndër aktivistët kryesor të Partisë Politike.
Gjatë qëndrimit tëtretë të tij në SHBA, nuk munguan polemikat e ashpra në gjirin e “Vatrës”, në epiqendër të të cilave ishin shpesh herë Dakoja me Nolin.
Në fillim të 1921 Dako u kthye nga Amerika në Tiranë.Më 1921-1922 qe deputet i parlamentit të parë shqiptar, si përfaqësues i Partisë Përparimtare, në grupin e “Deputetëve tëDrinit”, siç thirrej atëherë gupi i deputetëve të prefekturës së Dibrës. Më 1921 u caktua ministër
i Arsimit në qeverinë e Hasan Prishtinës. Ndërkaq mbajti edhe portofolin e ministrit të jashtëm7).Pas dorëheqjes së qeverisë, u përjashtua nga parlamenti dhe e detyruan të largohej nga Atdheu, duke shkuar tek familja e tij në Bukuresht.
Pas kthimit nga Rumania, u tërhoq nga politika dhe iu përkushtua arsimit. Në tetor 1922, ështënjë ndër tre themeluesit e Institutit “Kyriaz-Dako”, në Tiranë.
Kristo Dako është autor i të parit “Kod të gazetarisë shqiptare”, i botuar në revistën “Yll’
i Mëngjesit”. Dako njihet si publicist dhe orator i shquar. Kristo Dako ka botuar veprat: “Cilët
janë shqiptarët”, Manastir 1911; “Shqipëria, çelësi kryesor për në Lindjen e Afërme”, Boston, 19198), që ishte ndër të paktët libra për historinë e Shqipërisë9); “Fuqia e Ndërgjegjes kombëtare të Popullit Shqiptar”, Boston 1919; “Të drejtat dhe kërkesat e Shqipërisë për pavarësi dhe integritet tokësor”, Boston 1919; “Shënime nga jeta dhe vepra e N.M. tij,Zogut I, Mbret i Shqiptarëve”, “Lidhja Shqiptare e Prizrenit”, Bukuresht 1912.Kristo Dako ka hyrë nëhistorikun e letrave shqipe edhe si hartues tekstesh mësimore, në matematikë dhe histori. “Unë epashë të nevojshme, thotë Dako, të jap kontributin tim edhe në fushën e arsimit, duke shkruardhe botuar tekste për shkollën shqipe të vashave”. Pothuajse të gjitha tekstet për lëndëtmatematikore të përdorura në këtë shkollë, por edhe në Normalen e Elbasanit mbajnë firmën e tij: Arithmetika, Algjebra, Gjeometria, Trigonometria dhe Kozmografia. Gjithashtu ai ka botuar edhe një tekst mësimor mbi “Historinë e Shqipërisë”.Ai qe mësimdhënës në shkollën e vajzave në Korçë, në Instituin “Kyrias-Dako”, në Normalen e Elbasanit dhe në shkollën amërikane të Elbasanit të themeluar nga Eriksoni. Në fushë të teksteve, Faik Konica njoftonte te “Albania”: “Zoti Kristo Dakua, i ndershmi kryetar i shoqërisë letrare shqipe “Shpresa” e mbaroi dorëshkrimin e Gjeometrisë dhe të Dhêmasës që po përgatiste prej kohësh. Ja një libër për të cilin duhet të gëzohen të gjithë shqiptarët”10). Libra dhe tekste të tjera mësimore qenë: “Independenca e Shqipërisë e domosdoshme për paqen e Ballkanit”, “Zëri i Shqipërisë”, “Idea Kombëtare: kur u lind dhe qysh u zhvillua”, “Sofizmat greke mbi Epirin”, “Mjeshtëria për të mësuar anglisht”, “Të zhvilluarit e gjuhës”, “Bisedime fillologjike”11).
Ai ishte bashkëpunëtori më i ngushtë i bashkëshortes së tij, Sevasti Qiriazit (Dakos) dheParashqevi Qiriazit, në veprimtarinë e tyre fisnike të arsimimit dhe emancipimit të femrësshqiptare.Për aktivitetin e tij të shquar patriotik dhe si rilindas i gjuhës dhe arsimit shqip, Kristo
Dako radhitet dhe zë një vend nderi ndër emrat më të shquar të patriotëve shqiptarë më aktiv në
Evropë dhe në botë, të kohës së tij si: Faik Konica, Fan Noli, Kostë Çekrezi, Luigj Gurakuqi, At Gjergj Fishta, etj, etj.
Dako u lind në dhjetor dhe u nda nga jeta në dhjetor. Në mes të dy dhjetorëve kishtevetëm 65 vite. Me Fishtën, veç letrave, i bashkon edhe urrejtja e pashoqe që shfaqi pushteti i
vitit1945 ndaj tyre: trupin e balsamosur të Dakos, e nxjerrin nga varreza familjare në Kodër Kamëz, ku prehej prejpesë vitesh dhe e dhunojnë barbarisht. Ky luftëtar i dijes që kishte për pasuri vetëm idealinkombëtar, librat dhe shkollën, ashtu si Gjergj Fishta, mbeti “eshtërhumbur”, pa varr dhe i mbuluar me pluhurin e pamëshirshëm të harresës.
Me Fishtën e bashkon edhe vlerësimi “Nderi i Kombit” që Kryetari i Shtetit Shqiptar i bën Kristo Dakos në vitin 20176). Ky vlerësim i kryetarit tështetit vinte 86 vjet më pas, nga vlerësimi që i kishte bërë, po një kryetar shteti: me rastin e 40 vjetorit të themelimit të shkollës së vashave në Korçë (Institutit Femëror në Kodër Kamëz), Mbreti Zogu I e dekoron Dakon me “Urdhërin e Skënderbeut”.
______________________________
- Ilir Ikonomi: “Fan Noli”. Vëllimi i parë-Apostulli, faqe 129-130. UET Pres, Tiranë 2023.
- Po aty, faqe 52
- Po ty, faqe 53.
- Kristo Dako: “Çelësi kryesor për në Lindjen e Afërme”, Arbëria, Tiranë 2003, fq, 191.
- Ilir Ikonomi: “Fan Noli”, vëllimi i parë, faqe 171.
- Po aty.
7. Dhimitër Dishnica: “Përball të vërtetës-jeta dhe vepra e Kristo Dakos”. Botues Erik 2004. Faqe 308.
8.Ky libër u paraqit në prag të Konferencës së Paqes në Paris, me qëllim që pjesëmarrësit të njihnin të vërtetat mbi Shqipërinë. Disa kopje janë botuar posaçërisht për delegatët e vendeve pjesëmarrëse, me lidhje special, por interesant është botimi “në njërën faqe”, dmth, njëra anë e fletës është bosh. Kjo u bë me synim që “lexuesit e rëndësishëm” tëkishin mundësi të bënin shënimet përkatëse. Të lexonin një faqe dhe të bënin shënime në faqen përball e cila ishte bosh.Njëkopje e këtij libri e botuar në këtë formë, gjendet në shtëpinë e Robert Dakos, nipit të Kristos.
9. Librat për Shqipërinë në anglisht ishin të rrallë në atë kohë, por edhe ata që mund të gjendeshin në treg qenë mjaft të vjetëruar në përmbajtje, thotë Ilir Ikonomi nëlibrin “Faik Konica-Jeta në Uashington”, (UetPress, Tiranë 2017, fq. 110) . Dhe duke e përmbledhur, Ikonomi flet vetëm për dy libra të asaj periudhe: libri i Kostë Çekrezit “Shqipëria, e shkuara dhe e ardhmja” si dhe libri i Kristo Dakos “Shqipëria, çelësi kryesor për në Lindjen e Afërme”, i cili i jepte një përshkrim të vendit deri në vitin 1914. Tëdy librat u shtypën në shumë kopje. “Që tëdy këta libra u drejtoheshin atyre që merrnin vendimet [për Ballkanin] – citon Edëin E. Jacques në librin “Shqiptarët-historia e popullit shqiptar nga lashtësia deri në ditët e sotme”. (Kartë e Pendë, Tiranë 1995, fq.404).
10. “Albania, korrik 1903, nr. 7, faqe 108 (138).Ribotim DDS, Durrës 2014.
11. AQSH, F. 52, 1932; D. 23, fl. 3.
12. Kristo Dakos iu dha dekorata “Nderi i Kombit” (pas vdekjes), me numër dekreti 10564, datë 11.07.2017, nga Presidenti i Republikës Bujar Nishani.