
Kryetari i Vatrës z.Elmi Berisha shtroi një darkë nderimi, vlerësimi, falënderimi dhe respekti për Udhëheqësit më të lartë të Kishës Katolike në Kosovë e Mal të Zi, Imzot Dodë Gjergji Krye Ipeshkëv i Kosovës dhe Imzot Rrok Gjonlleshaj, Arqipeshkëv i Tivarit dhe Administrator Apostolik i Kotorrit. Në darkën e mirënjohjes ishte pjesëmarrës biografi i shquar i Nënës Terezë Dom Lush Gjergji së bashku me vatranë të nderuar e aktivistë të shquar të çështjes kombëtare në mërgatën shqiptare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Kjo darkë tha z.Berisha është një respekt dhe nderim ndaj liderëve shpirtëror për punën e shkëlqyer fetare, patriotike e komunitare në shërbim të vëllazërisë, paqes e harmonisë ndërfetare.