-Nga raportimi i 6 majit 1999: Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle/
-“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, po para 18 viteve/
–Albanians in Prishtina become human shields/
PRISHTINË, 6 Maj 2017-Gazeta DIELLI-Behlul Jashari/ “Shqiptaret ne Prishtine – mburoje e gjalle”, ishte titulli i raportimit që kam bërë për Agjencinë shtetërore-zyrtare të lajmeve të Shqipërisë-ATSH nga kufiri jugor i Kosoves para 18 viteve, në 6 maj 1999:
“Shume banore te Prishtines po mbahen peng dhe po perdoren nga serbet si mburoje e gjalle. Ata jane detyruar te qendrojne ne shtepite dhe banesat prane vendeve ku jane fshehur arme dhe mjete te mekanizuara ushtarake si dhe neper objekte qe mund te bombardohen nga NATO-ja, bejne te ditur burime te ATSH-se ne Kosove.
Shume familje jane detyruar te qendrojne per disa dite me radhe prane postes se re te Prishtines, ne lagjen Dardania, thone deshmitare okulare qe kaluan dje kufirin Kosove-Maqedoni.
Shumica e te ardhurve jane femije dhe gra, ndersa burrat jane marre nga forcat serbe. Gra nga rajoni i Llapit tregojne per me se 200 te rinj e burra shqiptare qe i kane ndare nga familjet dhe i kane marre ne rrugen midis Obiliqit dhe Prishtines. Te deportuar nga fshati Hade i Obiliqit, tregojne per ekzekutimin e
13 shqiptareve. Mijrat e te debuarve gjate 24 oreve te fundit jane krejtesisht nga rajonet e Llapit, Prishtines, fshatrat e Ferizajt dhe te Lipjanit.”
“Ai lajm na dha shpresë shpëtimi”, u shprehën me falënderim të ngujuarit në Prishtinë derisa në Kosovë po vinte lira, po para 18 viteve. Lajmin e ATSH e kishin dëgjuar nga RTSH. Në mbrëmjen e 12 qershorit historik 1999 kisha hyrë në Prishtinë bashkë me një grup gazetarësh nga bota ende pa hyrë forcat e NATO-s, me kolonën e tankeve të para të të cilave kishim hyrë herët në mëngjes në Kosovë nëpër kufirin jugor në Han të Elezit. Në kërkim të një strehimi për të kaluar natën në Prishtinë, prej nga ende nuk kishin ikur forcat serbe, mes shumë rreziqeve, shkuam në lagjen Dardania pikërisht te posta e re, prej nga në 6 maj nga “mburojat e gjalla”, me thirrje në telefonin që kisha me lidhje zvicerane, kisha marrë një informacion tronditës se çka po ndodhte.

Pas raportimeve nga Prishtina për fillimin në mbremjen e 24 marsit 1999 të goditjeve të aviacionit të NATO-s mbi caqet e forcave serbe, cak i të cilave në atë praneverë ishte edhe ndërtesa e postës së vjetër që u zhbë e nuk është më e ishte pranë ndërtesës së tashme kryesore të qeverisë së Kosovës, kisha arritur të largohesha nga banesa ime para se të hynte aty policia serbe dhe raportimet për ATSH-në i vazhdoja nga kufiri jugor i Kosovës.
Në lajmin e 6 majit të para 18 viteve, natyrisht, në rrethanat që ndodheshin të ngujuarit në Prishtinë, mes forcave kriminale, nuk përmenda burimin, telefonatën nga posta e re e Prishtinës që ishte bërë mes rreziqesh, po duke iu referuar “burimeve të ATSH-së” tregova çka po ndodhëte. Që “bota ta marrë vesh” ç’po ndodhëte në Kosovë, siç shpreheshin të dëbuarit që po kalonin kufirin…