
Bledi Filipi/
Ka qenë studjues dhe akademik shqiptar.
Filolog, profesor, Mësues i Popullit. Lindi në Shkodër, ku kreu shkollën e mesme, kurse studimet e larta në Universitetin e Tiranës, në degën e gjuhës shqipe e të letërsisë. Punoi disa vjet si mësues gjimnazi. Në v. 1958-1993 pedagog i gjuhës shqipe në Universitetin e Shkodrës Luigj Gurakuqi, ku qe dhe përgjegjës i katedrës (1973-1990). Veprimtaria e tij shkencore shtrihet në disa rrethefusha: histori e gjuhësisë shqiptare dhe e albanologjisë, histori e letërsisë shqiptare (në veçanti e letërsisë arbëreshe), (FE II, 2009)
Punën e prof. Kastratit e kanë vlerësuar dhe kolegët e tij të cilët shihnin tek ai një njeri me vlera, prof. Domi do të shprehej:
“Traktati i prof. Dr. Jup Kastratit, Historia e albanologjisë (1497-1997), dorëshkrim, 3000 faqe të daktilografuara, është fryt i një pune shumëvjeçare. Të vëmendshme, këmbëngulëse e me pasion për gjurmimin e analizimin e një mase të madhe botimesh e shkrimesh, për grumbullimin e të dhënave lidhur me veprimtarinë botuese e studimore në fushën e gjuhësisë shqiptare dhe asaj albanologjike në vise të huaja.
Autori ka arritur të grumbullojë një informacion shkencor për historinë e studimeve shqiptare dhe të huaja në lëmin e fonetikës, leksikologjisë, morfologjisë, sintaksës, dialektologjisë, gramatikës historike, etimologjisë dhe historisë së gjuhës shqipe. Këtë material e ka sistematizuar dhe përpunuar sipas kërkesave rigoroze të gjuhësisë”.
( M. Domi, 2000)
Mbahet si një prej albanologëve më të mëdhenj të shekullit XX. Ka lënë një trashëgimi shkencore të jashtëzakonshme, ndaj edhe sot radhitet në panteonin e personaliteteve më të rëndësishme të kërkimeve albanologjike.
Emri i tij radhitet krahas figurave të shquara të gjuhësisë sonë: A. Xhuvanit, E. Çabejt, S .Rizës, M. Domit, I. Ajetit, Sh. Demirajt etj.
Vepra e tij mund të shihet edhe veç e veç nga këndi i kontributit të tij në fushë të studimit të fonetikës, të historisë së alfabetit, të ortografisë, të leksikologjisë, të leksikografisë, të fjalëformimit, dialektologjisë, morfologjisë, gramatikës historike etj.
Veprat e tij do të jenë pika referimi për shumë fusha të dijes dhe jo më kotë profesor Çabej e kishte konstatuar herët: ” punimet e prof. Kastratit dallohen për një kujdes dhe arkibi të madhe në gjurmimin e çështjeve shkencore”
(Çabej, 1965 SF/2)
Ndër veprat e shumta të tij mbahen si libër pune për çdo studiues të gjuhës shqipe:
“ Histori e gjuhësisë shqiptare”, (1989);
“ Histori e gramatikologjisë shqiptare 1635-1944” (1980);
“ Histori e albanologjisë I.II.II”, etj.