Komisioni i apelit ka kthyer vendimin e komisionit të disiplinës, duke i rikthyer skuadrës së Kukësit tre pikët e hequra si dhe uljen e dënimit për trajnerin Shensoj nga 12 në 5 ndeshje. Megjithatë klubi kuksian do të paguajë 100 mije euro gjobë si dhe të luajë 4 ndeshje jashtë stadiumit ‘Zeqir Ymeri’.
Menjëherë pas vendimit të Komisionit të Apelit sot me datë 16.12.2013 i cili i riktheu tre pikët skuadrës së Kukësit, zbritur pak ditë më parë nga Komisioni i Disiplinës , Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit në mënyrë unanime nuk është dakord dhe tërheq vëmendjen për mos respektim të standarteve nga ky Komision.
Të njëjtët gjyqtarë të Komisionit të Apelit, të cilët kanë gjykuar çështje të njëjta me motivacionin “Presion e dhunë përballë zyrtarëve të ndeshjes” kanë marrë vendime të ndryshme, duke lënë ne fuqi dënimin e parashikuar në nenet e rregullores.
Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së sjell publikisht në kujtesën e Komisionit të Apelit se për këtë motivacion e me denim të njëjtë është mbajtur qëndrim me standart të ndryshëm duke penalizuar më parë skuadra si Flamurtari, Laçi dhe Mamurrasi.
Ndonese I pafuqishem per te ndryshuar kete vendim te formes se prere, Komiteti Ekzekutiv I FSHF-se kerkon qe ne te ardhmen Komisioni I Apetit dhe te gjitha strukturat e Drejtesise Sportive prane futbollit shqiptar te ruajne standarte te barabarta per te gjithe.
Futbolli eshte nje loje komplekse brenda te ciles mbeshtillen shume emocione e deshira . Ato menjehere percillen tek mijera e mijera sportdashes perballe te cileve ne duhet te jemi korrekt e te pa anshem ne vendimet dhe punen tone per te miren e ketij sporti ne Shqiperi.