Kukesi 3-Sarajevo 2
Hoxha 24′, Popovic 45′, Allmuca 58.: Popovic autogol 32′, Todorovic 33′
Kukesi vazhdon sezonin e endrrave. Pas kualifikimit per ne raundin e dyte te Europa League, djemte e drejtuar nga Cungu moren sot edhe nje fitore te bukur 3-2 kunder Sarajevos duke hedhur nje hap te vogel drejt raundit te trete te ketij kompeticioni. Mrekullia me emrin Kukes vazhdoje te zjelle supriza, jo vetem me rezultate por edhe me loje.
Kuksianet kane treguar nje nivel shume te mire loje, sidomos pasi jane cliruar nga ai fillim i veshtire ku jane denuar edhe nga nje autogol spektakolar te Popovic. Ata kane krijuar disa raste shenimi pervec tre golave, dhe kane lujatur pa frike ndaj boshnjakeve duke arritur fitoren qe u jep nje avantazh te lehte per sfiden e kthimit. Hoxha, Popovic dhe Allmuca kane qene autoret e golave.
Pa filluar ende ndeshja ka pasur nje konfrontim te tifozerive, ku rreth 70-80 te tille te ardhur nga Bosnja i kane kaluar caqet. Per pasoje eshte dasghur nderhyrja e policise per te vendosur rendin. Minutat e para jane te hapura, ku Kukesi ka nje rast te mire qe ne fillim me ane te Hoxhes, por kosovari del huq kur duhej te jepte goditjen e duhur drejt portes boshnjake. Reagojne miqte, qe shfaqin mjaft heret pretendimet e tyre.
Ne minuten e 5-te eshte Džakmić, qe godet prirtazi me porten kuksiane, por Halilaj pret ne pozicion. Ne limitin e dhjete minutave te para Popovic zbulohet mire nga markimi i rrepte i Sarajevos, godet nga njefare largesie, por nuk ka shenjestren e duhur. Dritherima ne porten e Halilajt ne minuten e 12-te, kur Melunović godet me koke traun e Halilajt, i mposhtur ne kete rast. Shpeton per mrekulli skuadra verilindore nga pesimi i golit, nderkohe qe vuan jo pak ne mesfushe ne ndertimin si duhet te manovres ofensive. Ne te kundert, dalin me mjaft lehtesi e qartesi taktike boshnjaket para portes se Kukesit, duke shfrytezuar edhe befasine qe kane ne veprimet me dhe pa top. Halilaj i thote jo Melunović, duke e shpetuar porten e tij nga pesimi i golit me nje nderhyrje me kembe. Miqte jane zoter te fushes ne 20 minutat e para te ndeshjes, nderkohe qe kuksianet nuk arrijne te orientohen dot dhe kane rene pre e presingut asfiksues te boshnjakeve. Arma e forte e kundershtarit eshte lufta e forte per topin e pare, por edhe dyluftimet e ashpra.
Minuta e 24-t sjell golin per Kukesin, qe ka nisur tashme te guxoje me shume e te hedhe veshtrimin drejt portes boshnjake. Popovic fiton nje dyluftim ne mesfushe dhe pason per Alikajn, qe sheh shkeputjen e Ylli Hoxhes pas kraheve te mbrojtjes kundershtare, pason per te kosovari. Ky i fundit fiton duluftim “nje per nje” me nje mbrojtjes te Sarajevos, por eviton edhe daljen e portierit mik, duke e derguar topin ne rrjete.
Nuk zgjat shume, pasi barazimi u dhurohet boshnjakeve. Pas nje goditjeje denimi nga e djathta e sulmit te tyre, topi harkohet ne zonen kuksiane, ku popovic nderhyn me koke dhe ben rolin e sulmuesit, duke shenuar nje autogol. Halilaj nuk ka cfare te beje, vetem sa ta nxjerre topin nga rrjeta e vet. Goditet psikologjikisht Kukesi, qe nuk arrin as te marre fryme pas golit te barazimit, sepse peson edhe te dytin brenda dy minutave. Eshte Todorović qe i kalon boshnjaket ne epersi, duke bere nje permbysje shume te shpejte dhe rrokamboleske. Nuk e ulin fare ritmin miqte, edhe pse e shohin veten ne avantazh, por kerkojne te shfrytezojne njefare hutimi e goditje psikologjike qe kane marre kuksianet.
Vetem ne pese minutat e fundit arrijne ta gjejne veten te besuarit e Cungut, kur mundohen te gjejne golin e barazimit, por rrezikojne te goditen perseri nga Suljić, qe ne fund te 45 minutave te para gjendet i vetem perballe Halilajt, por gabon ne finalizim. Kryesori akordon nje minute shtese ne kete pjese loje, aq sa mjaftojne per te shenuar golin e barazimit nga verilindoret. Nje goditje kendi nga e djathta e sulmit kuksian gjen kembet e Popovic, qe ne nje rremuje ne zonen kundershtare arrin ta shtyje topin ne rrjete, duke bere autokritike per autogolin dhe derguar te tijte me nje situate me te mire psikologjike ne dhomat e zhveshjes, ne pushimin 15-minutesh.
Pjesa e dyte nis pa zevendesime ne te dyja skuadrat, por me Sarajevon ne aksion, qe fiton menjehere dy goditje nga kendi. Dalja e Halilajt ne kohe, mbi koken e lojtareve te tjere ne dyluftim, zgjidh gjithcka. Reagon Kukesi ne minuten e 49-te, kur Allmuca pason ne forme asisti per Prognin. Numri 7 i verilindoreve perparon deri ne zonen e vogel te portes boshnjake, por vonon ne goditje. Atij i nderhyn nje kundershtar, duke evituar nje rast teper te rrezikshem ne porten e Sarajevos. Gabon rende Progni, qe kishte ne kembet e tij mundesine e arte per golin e trete.
Minutat e mepastajme jane nje dialog mes sulmit dhe kundersulmit, qe aplikohet permes nje loje te hapur te te dyja paleve. Ne minuten e 58-te portieri boshnjak ben nje gafe te rende, teksa i beson shume vetes duke e luajtur topin me kembe. Mirepo, nese driblon Prognin, e tepron me kete veprim ndaj Allmuces, qe ia rremben topin dhe e dergon ate ne rrjeten e Sarajevos. Kukesi eshte serish ne eperi, nderkohe qe “dhuratat” jane ne barazim tashme: autogoli i Popovic dhe gafa e Bandović. Epersia i ka cliruar nga makthet te besuarit e Cungut, qe vijojne te jene “violine e pare” ne fushen e blerte. Hoxha dhe Popovic krijojne peshtjellim te madh ne zonen boshnjake, nderkohe qe Alikaj vepron bukur me topin, duke inspiruar pasime te zgjuara per repartin ofensiv.
Bie ne sy mospershtatja me lojen e skuadres kuksiane e Karabecit, i huazuar nga Tirana per ndeshjet e liges se Europes, qe shfaq dukshem edhe mungese te pergatitjes fizike. Trajneri Cungu vendos te beje dy zevendesime te shpejta ne minuten e 76-te dhe 78-te, duke rifreskuar plotesisht sulmin. Ai ben nje nderrim “koke per koke”, duke hedhur ne loje Malindin per Popovic, ndersa sakrifikon Hoxhen per nje lojtar me difensiv, sikurse eshte Manuka. Serbi i ka bere te gjitha ne kete ndeshje, ka shpenzuar shume energji, ndaj eshte nevoja te besohet te nje force e fresket ne minutat e mbetura.
Kukesi tenton golin e katert, per te qene disi me i qete ne kthim, ndersa Sarajevo i luan te gjitha kartat per te barazuar. Per pasoje, 15 minutat e fundit jane te ndezura dhe plot ankth, sepse topi endet sa ne njeren zone, aq ne tjetren. Kuksianet kane dy-tri raste te favorshme per ta thelluar avantazhin ne limitin e kesaj ndeshjeje, por Progni ben me te veshtiren ne pozicion ballor me porten boshnjake, ndersa Karabeci nuk gjendet ne kohe per ta shtyre topin ne rrjete pas pasimit diagonal te Manukes.
Mbyllet ndeshja dhe Kukesi dhe gjithe Shqiperia bashke me ta enderron per te pare per here te dyte ne historine e vet, nje skuader shqiptare ne raundin e trete te Europa League.
Kukës |
Sarajevo |
||
1 | Halili (GK) | 19 | Bandović (GK) |
5 | Brahja | 4 | Radulović
81
|
7 | Progni | 8 | Haurdić |
9 | Popović
32
45+1
76
|
9 | Melunović
90+3
|
14 | Allmuça (C)
58
|
13 | Todorović
33
72
|
17 | Malacarne | 14 | Tatomirović |
19 | Alikaj
90+2
|
17 | Džakmić (C) |
20 | Hoxha
24
79
|
25 | Cimirot |
21 | Karabeci | 28 | Tadejević
88
|
22 | Peqini
50
|
29 | Dupovac |
24 | Malota | 99 | Suljić
90
|
Rezervat
12 | Koçi (GK) | 30 | Abdihodžić (GK) |
4 | Lila | 16 | Šunjevarić
72
|
8 | Manuka
79
|
22 | Osmanagić |
10 | Malindi
76
|
23 | Karić
81
|
11 | Mziu
90+2
|
33 | Čulov |
16 | Jonuzi | 88 | Radovac |
18 |