Kontributi i Komitetit Shqipëria e Lirë për mërgimin e shqiptarëve nga nga Greqia, Italia, Austria, Gjermania e Franca në Amerikë/
Nga Dalip GRECA/
Komiteti Shqipëria e Lirë dha një kontribut të jashtzakonshëm për mërgimin e shqiptarëve që për arsye të shkeljes të drejtave njerëzore në vendlindje merrnin rrugët e mërgimit. Pjesa më e madhe e tyre kishin mbetur nëpër kampet e Evropës. Komiteti jo vetëm që ndermjetësonte për t’i pajisur ata me dokumente, jo vetëm që lëshonte garanci, por ai interesohej që komuniteti shqiptar i këtushëm të kontribuonte për sistemimin e tyre. Kështu në muajët tetor, nëntor dhe dhjetor 1960 erdhën shumë mërgimatrë me familjet e tyre. Dy ardhje masive mbërritën në New York nga Italia dhe Greqia në datat 15 dhe 17 dhjetor 1960. Komiteti konstatonte se thirrjen e tij drejtuar komunitetin shqiptar n nga Greqia, Italia, Australia, Gjermania e Franca Nju Jork për t’i pritur vëllezërit që vinin nga trojet amtare, e kishin pritur mirë dhe të ardhurit ishin sistemuar në kohë. Gazeta Shqiptari i Lirë i 31 dhjetorit 1960 shkruante:” Kur lajmi i arritjes të dy prurjeve me refugjatë shqiptarë u dha në koloninë shqiptare të New Yorkut , vëllezërit emigrante hapën zemrën e tyre dhe të gjithë vrapuan të japin përkrahjet e nevojshme. Brenda pak orëve të gjithë emigrantët e rinj gjetën strehim dhe iu plotësuan të gjitha nevojat e domosdoshme. U sistemuan aq shpejt sa që na bënë të gjithëve kryelartë për këtë punë patriotike dhe nejrëzore. Mënyra e veprimit dhe ndihmat që u janë dhënë refugjatëve shqiptarë të ardhur së fundi na shtojnë më shumë vullnetin për të sjellë këtu sa më shumë vëllezër dhe motra nga kampet e Evropës, ku kanë qëndruar me vjete me radhë në pritje për emigrim këtu në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëllëzërve dhe motrave që janë në pritje e sipër për emigrim për këtu u themi pa frikë se në Amerikë do të gjejnë përkrahjen e merituar nga të gjithë emigrantët shqiptarë që kanë patur fatim e mirë të gjenden këtu me kohë.
Shqiptari i Lirë njoftonte se grupe të tjera po pajiseshin me dokumente dhe po bëheshin gati për të emigruar nga kampet në Greqi, Austri, Itali dhe Gjermani e Francë. Ndërkohë Komiteti Shqipëria e Lirë ishte duke marrë kërkesa të shumta për mbushje garancirash për refugjatët shqiptarë që përfitonin nga ligji i ri i emigrimit.Për të patur një ide më të qartë mbi numrin e shqiptarëve refugjatë të cilëve Komiteti Shqipëria e Lirë u kishte mbushur garancitë, po paraqesim listën e emigrantëve shqiptarë që patën mbërritur gjatë muajit nëntor dhe dhjetor 1960 si dhe listën e atyre që priteshin të vininb pasi u ishin plotësuar dokumentet nga ai Komitet.
Refugjatët shqiptarë që arritën në New York gjatë muajit Nëntor-Dhjetor 1960:
1-Kolë Kalaj dhe kushëriri i tij po me atë emër.
2-Ndoc Kapaj me zonjën e tij dhe dy fëmijët.
3-Josif Kajtazi me zonjën dhe dy djemtë.
4-Jaup Xhezaj
5-Hasbi Dikolli
6-Preng Cupi
6- Zef Deda
7-Hilmi Dashja
8-Gjon Dushovic
9-Isa Ramaj
10-Sadik Sakajani
11-Mark Deckaj
12-Osman Malushi
13-Selim Molla
14-Bektash Cacani
15-Islam Enver
16-Xhezair Kilafofski
17-Naxhi Ogreni
18-Nazmi Hyseni
19-Ahmet Xhafo(te plote lexoje ne Diellin e printuar)
m.m says
70-80 % i tyre pa asnje diskutim,agjente te sigurimit te shtetit shqiptar.