I biri i ish portierit te njohur te kombetares Shqiptare Foto Strakosha, luan 45 minutat e pare si titullar/
Nga Albano Kolonjari/
Tomas Strakosha realizoi debutimine pare si titullar me skuadren e Lacios. Te kalterit kane filluar pergatitjet per sezonin e ri 2013-2014. Skuadra e drejtuar nga traineri Vladimir Petkovic, luajti nje takim miqesor me skuadren amatore Auronxo Di Kadores. Ne kete takim Petkovic, i besoi 45 minutat e para portierit shqiptar te Lacios Tomas Strakosha. Skuadra e Lacios eshte ne kerkim te portierit te dyte, pasi Bizarri ka kerkuar largimin nga skuadra. Gazeta italiane kane bere te ditura se Lacio ka kontaktuar edhe portierin Ujkani. Duket se tekniku Petkovic nuk deshiron te humbase kohe. Ai ka thirrur prane ekipit te pare portierin e te rinjeve te Lacios Tomas Strakosha. Ne fakt Strakosha, eshte thirrur prane ekipit te pare edhe here te tjera, por nuk eshte aktivizuar ne asnje ndeshje zyrtare apo miqesore. Strakosha JR shihet si nje portier me prespektive tek Lacio por edhe tek Kombetarja e Shqiperise. Pak jave me pare Strakosha u shpall kampion me ekipin e te rinjte e Lacios. Ai gjithashtu ishte portier i trete me ekipin e Lacios, kur keta te fundit fituan Kupen e Italise. Ne pjesen e dyte te ketij takimi u aktivizuae edhe kapiteni i Kombetares Shqiptare Lorik Cana. Tomas Strakosha eshte i biri i ish portierit te mirenjohur te Kombetares Shqiptare Foto Strakosha.