Me inicitiativën e Kryetarit të Këshillit të Vatrës, z. Kolec Ndoja, dhe me approvimin e Kryesisë javën që kaloi, Ju lajmërojnë që mbledhja e Këshillit të Vatrës do të bëhet më 6 Tetor 2022 nga ora 10:00-18:00 në hotelin Hampton Inn, Fort Lauderdale-Pompano Beach, Florida.
Më poshtë është linku i Hotelit ku mund të bëni rezervime sipas dëshirës suaj. Çmimet speciale për qendrim në këtë hotel janë në fuqi për të gjithë pjesëmarrësit. Kur të vizitoni website të hotelit, klikoni “DEI” në ‘group code’ për çmimet më të lira, speciale për këtë takim.
Për ata të cilët nuk kanë mundësi të marrin pjesë fizikisht, do të oferohet mundësia që të lidheni direkt përmes lidhjes zoom dhe aty shprehin idetë dhe qëndrimet e tyre.
Programi i punës së kësaj mbledhjeje do të dërgohet në ditët në vijim. Për më shumë informacion mund të kontaktoni Kryetarin e Këshillit z.Kolec Ndoja përmes emailit ose me telefon: +1 (954) 709-6484.
Linku për hotelin:
https://www.hilton.com/en/hotels/ppmpbhx-hampton-fort-lauderdale-pompano-beach/
Me nderime,
Dr. Pashko Camaj
Shefi i Kabinetit të Kryetarit të Vatrës