
Nga Keze Kozeta Zylo/
Po sjellë dhe disa kujtime për ceremoninë mortore rreth Anita Bitrit që kanë lidhje me amerikanen Anne Marien dhe bashkëshortin e saj tepër të nderuar Inxh. George Jensen.
Rest In Eternal peace, Anne Marie. Your Love Will Forever Shine In Our Hearts!
Komunitetit të Diasporës Norvegjeze Amerikane iu largua për në qiell një
Miss Norvegjezo Amerikan dhe një nga zonjat më aktive të saj.
Anne Marie Jensen vdiq në moshën 87 vjeçe e rrethuar me dashuri nga bashkëshorti i saj Inxh. George Jensen, 11 nipër, mbesa dhe 22 stërmbesa dhe sternipër.
Si shqiptarë emigrantë ka qenë ndër miqtë e parë amerikane që i kemi takuar qysh në vitin 1997, kur emigruam në Amerikë dhe që prej atëhere nuk u ndamë kurrë. Anne Maria ka qenë një zonjë jo vetëm e bukur fizikisht, por dhe më shumë shpirtërisht. Ajo ishte një besimtare e Zotit, altruiste e madhe, humaniste e pashoqe dhe familjare e thekur. Anne Maria ishte dhe organizatorja kryesore e Miss Norvegjia që zhvillohet çdo vit në Broklyn
Takimi me këtë çift ka qenë fat për mua dhe Qemalin, sepse kishim se ç’të mësonim prej tyre dhe të ndiqnim gjurmët e arta që ata kanë lënë në Amerikë.
Bashkëshorti i saj Inxhinier George Jensen është një nga themeluesit e First Evangelical Free Church në Brooklyn, Shef i Bordit të Trustisë, po ashtu dhe në Norwegian Cristian Home, Health Center. Z. Jensen është një intelektual par excellence, ish drejtor i John F. Kennedy International Airport në New York.
Befasuese ishte moderimi i ceremonisë mortore, por jo dhe aq për mua dhe Qemalin, sepse gjithmonë e kemi parë nëpër podiume se si udhëheq aktivitete të rëndësishme.
Inxh. Gensen moderoi gjithë ceremonine mortore të bashkëshortes së tij fisnike, të bukur, ëngjëllore. Burri 90 vjeç i qëndroi pranë gjer në frymën e fundit dhe e përcolli me dinjitet për tek Zoti. Ajo që do të më bënte përshtypje ishte, kur dolën stërnipërit dhe stërmbesat duke intepretuar këngën aq kuptimplote dhe që prek zemrat e publikut botëror Ave Maria me fjalët si:
Të falemi Mari, hirplotë, Zoti është me ty. Bekuar je mbi të gjitha gratë, e i bekuar fryti i barkut tënd, Jezusi. E Shenjta Mari, Nëna e Hyjit, lutu për ne mëkatarët, tash e në çastin e vdekjes sonë.
Amen!
Kënga “Ave Maria” e Franz Schubert është një nga pjesët më të njohura të muzikës klasike, e luajtur në shërbimet kishtare, por edhe më gjerë, në dasma dhe gjatë varrimit.
Duke dëgjuar këtë këngë aq të njohur botërore në mendje më vinin imazhet për nënën time Liri e cila u përcoll me nderime duke na siguruar vendin në këtë ndërtesë të shenjtë në Brooklyn, konkretisht Anne Marie së bashku me z. George Jensen. Në atë ceremoni nje tjetër norvegjeze e bukur Arlene Bakke Rutuelo intepretoi këtë këngë shumë të dashur. Oh doemos lotët s’më pushonin! Pata një dialog me Perëndinë, në qetësinë e zemrës sime, është fuqia e dashurisë për njerëzit.
Si dritë perëndie më vinin nga tre ëngjëlloret për artisten e shquar Anita Bitri, ku humbën jetën së bashku me Siborën dhe nënën e saj Hazbijen të cilave iu bë ceremonia mortore pikërisht në këtë vend.
E më konkretisht nuk mund ta harroj Diaspora shqiptaro amerikane të shtunën e 23 tetorit, 2004, ishte një ditë dhimbjesh të medha në sallën e lutjeve të First Evangelical Free Church në Brooklyn New York.
E sjellë këtë fakt real dhe bamirësie, sepse ishte pikërisht z. George Jensen, bashkëshortja e tij Anne Marie, sekretarja e kishës Kristina Prustupa dhe bashkeshorti i saj Dr. Peter Prustupa, Arlene Bakke Rutuelo dhe shumë të tjerë që lejuan që ceremonia për këtë shqiptare të kryhej në sallën kryesore të kishës. Ajo që më ka bërë përshtypje dhe nuk mund ta harroj, sepse është frymëzim për mua dhe shqiptarët për njerezit bamirës amerikan është se: Në sallën kryesore ishte planifikuar një ceremoni dasme amerikane, ishte rregulluar gjithçka për t’u realizuar dhe mirëpritur nusen, dhëndrin dhe dasmorët. Ishte shumë prekëse, kur në momentin që Qemal Zylo i cili ishte i punësuar aty dhe më vonë ne Health Care Center, Norewegian Christian Home si inxhinier shkoi dhe bisedoi në zyrë që ceremonia mortore të zhvillohej në këtë vend. Ai bisedoi me Bordin e Trustisë për tragjedinë që kishte ndodhur për bashkatdhetaren e shquar të tij. Gjithçka u ra dakord me mirësinë më të madhe. Bordi dhe familja e dasmës vendosën të shkonin në një sallë tjetër në katin e nëndheshëm, (basement) dhe natyrisht nderin që na bëri kjo kishë nuk do ta harrojme kurrë ashtu siç thotë dhe vëllai i saj Arben Bitri që erdhi nga Italia për këtë dramë të madhe familjare që iu ndodhi.
Gazetari i ndjerë Dalip Greca i cili ndihmoi për këtë ceremoni dhe ndër të tjera publikoi në gazeta se Qemal Zylo; organizatori kryesor i kësaj përshpirtje, padyshim që nuk arrin ta marrë veten pas një përkushtimi shumë ditorë së bashku me të shoqen, Kozeta Zylo. Nuk është kjo e para sipërmarrje bamirësie në raste të tilla që ata organizojnë!
Bashkëpunëtorët e tjerë si artisti i shquar Edmond Xhani me plot përkushtim, dashuri dhe dhimbje së bashku me ekipin e tij të muzikës si dhe artistë të tjerë, organizata “Motrat Qiriazi” dhe gjithë Diaspora ndihmuan mjaft në realizimin e përcjelljes së trupave në Vloren heroike, atje ku jetuan dhe u rritën së bashku. Bekuar qofshin të gjithë!
Gjithashtu këta njerëz tejet human amerikanë si çifti Jensen dhe Prustupa i kanë ndenjur pranë dhe familjes tjetër shqiptare të Gazmend Grezdës të cilit i humbi bashkëshortja e bukur dhe fisnike Teuta Grezda në moshën 40 vjeçare duke lënë pas fëmijët e mitur. Këto mirësira nuk mund t’i harrojmë kurrë!
Anne Maria ishte një grua zonjë, e devotshme shpirt madhe, mësuese e jashtëzakonshme në kishë duke fituar zemrat e amerikanëve, norvegjezëve dhe shumë shqiptarëve që e njohën.
Lamtumirë Anne Marie Jensen!
Dritë të pastë shpirti nga qielli, parajsa, atje ku e ke vendin e merituar!
Do të kujtojmë përgjithmonë!
Your love will forever shine in our hearts!