-dishepulli i Rilindasit të madh Josif Bagerit-
Nga keze Kozeta Zylo/
Me trishtim e morëm lajmin e ndarjes nga kjo botë të shqiptarit ortodoks në Maqedoni Prof.Dr.Bradislav Sinadinovski. Prof.Dr.Sinadinovski është nje figure e ndritur e shqiptarëve nëMaqedoni. Ai guxoi të deklarojë publikisht se është nga Reka e Epërme dhe ortodoks shqiptar tëmohuar deri tani nga qeveritë e mbrapshta të Jugosllavisë si dhe në Maqedoni.
Unë kam patur fatin ta takojë në promovimin e librave “Shqiptarët ortodoksë në Maqedoni” me autor Prof.Dr.Branislav Sinadinovski dhe libri tjetër “Rilindësit shqiptarë” me autore znj.Gordana Sinadinovski.
Promovimi u organizua në prill të vitit 2015-të nga shoqata “Dibra” me kryetar z.Musa Paçuku në restorantin Orion Palace në Brooklyn.
Çdo libër i vërtetë dhe me vlera që i shërben Kombit dhe njerëzimit e mirëpres me kënaqësi të veçantë, për rrjedhojë kur dëgjova se do të vinte direkt autori i librit “Ortodoksit shqiptarë në Maqedoni” Prof.Dr.Sinadinovski pata një padurim për të qenë pjesë e këtij aktiviteti dhe të dëgjoja zërin e autorit që në deje i vlon gjak shqiptari. Pata një padurim të dëgjoja deklarimin e 70 mijë ortodoksëve në Maqedoni që për herë të parë dëshmuan se janë me gjak shqiptari. Pikërisht gjashtë vite më parë miliona shqiptarëve në gjithë rruzullin tokësor që mjerisht akoma nuk dihet me statistika të sakta numri i tyre, ngase qeveritë s’janë marrë asnjëherë seriozisht me regjistrimin e të ikurve nga Mëmëdheu si pasojë e politikave të mbrapshta, iu bashkangjitën dhe 70 mijë shqiptarë.
Biri i Ilirides Prof.Dr.Branislav Sinadinovski zbuloi rrënjët e tij dhe deklaroi publikisht se është shqiptar çka të kujton shkrimtarin amerikan Ralph Ellison në “Invisible Man” i cili shprehet: “When I discover who I am, I’ll be free.”, që përkthehet: “Kur unë të zbuloj kush jam, unë do të jem i lire”. Këtë pashë dhe dëgjova nga afër se autori i librit Prof.Dr.Sinadinovski ndihej krenar që ishte shqiptar, ndihej krenar që deklaroi publikisht dhe pas këtij zbulimi ai ishte i LIRË!
Ka qene emocionuese kur kantauturi i mirënjohur dibran z.Haxhi Maqellara lexoi përshëndetjen ardhur enkas për këtë ditë nga z.Naser Pajaziti i cili shkruante: “Për herë të parë me profesor Sinadinovskin u ballafaqova duke e ndjekur në një televizion në gjuhën maqedonase, ku ai si një intelektual i vërtetë me argumente dhe gjuhën diplomatike mposhti gazetarin inferior maqedonas, i cili kishte marrë detyrën për të determinuar misionin e ndriçimit të së vërtetës të shqiptarëve ortodoksë në Maqedoni”.
Dihet se pas luftës së dytë botërore qeveria maqedonase hartoi plane sekrete ogurzeza për veprimtari çkombtarizuese te shqiptareve që të rrisin qëllimisht numrin e vetë statistikor dhe të dominojnë në qeveri”.
Ne i shprehim ngushellimet tona familjes dhe bashkeshortes se tij fisnike znj.Gordana Sinadiinovski autore e librit “Rilindësit shqiptarë”. Fjala e saj në promovim u mirëprit me duartrokitje kur tha se: Unë u rrita në shtëpinë e bashkëshortit tim me këtë frymë shqiptare dhe për këtë shkruajta për Rilindësit shqiptarë që kanë bërë një punë të jashtëzakonshme për ruajtjen e identitetit shqiptar, për gjuhën dhe kulturën shqiptare. Prof.Sinadinovski ishte një misionar i vërtetë i çëshjtes ortodokse të shqiptarëve në Maqedoni, ku duan të na asimilojnë, zhdukin rrënjët e të parëve tanë.
Autori tha se librin e parë të tij e ka botuar rreth Josif Bagerit nga Reka e Epërme e Dibrës. Unë gjeta frymëzimin tek ky Rilindas i shquar kombëtar, shkrimtar, poet, gazetar publicist dhe mbi të gjitha një burrë i rrallë i dijes dhe kulturës shqiptare.
Prof.Dr.Sinadinovski është një shkrimtar hero I ditëve tona, është burim frymëzimi për brezat. Ai tërë jetën e tij ka pasur kërcënime te ndryshme deri me marrjen e jetës nga qarqet shoviniste maqedonase si dhe nga kisha maqedonase, por ai tha se kurrë nuk do të ndalej për çështjen e shqiptarëve, identifikimin e tyre si shqiptar, ngase në gjakun tim kam qenë, jam dhe do të mbetem shqiptar.
Lamtumire Prof.Dr.Sinadinovski, dishepulli I Rilindasit tëmadh Josif Bagerit!
Drite paçi në Parajsë atje ku e ka vendin ky soj shqiptarësh!
5 shkurt, 2021
Staten Island, New York