
-NJË BUQETË KUJTIMESH PËR VAN KRISTON

-I jepet lamtumira e fundit, konsullit shqiptar të Nderit në Boston-

Nga Fuat Memelli/DIELLI

Këto ditë që Van Kristo ka ndruar jetë është folur e shkruar për të Është folur për kontributin e tij në Luftën e Dytë Botërore, pasi ka qënë ushtar në marinën amerikane. Eshtë folur për jetën e tij dhe kontributin në komunitetin shqiptar të Bostonit.Një sintezë e figurës së tij njerëzore, e shpirtit të tij bujar, etj, u bë të shtunën që kaloi, në një nga kishat e Bostonit , ku u zhvillua edhe ceremonia e fundit mortore. Në ndryshim nga ne shqiptarët që vdekjet i përjëtojmë shumë keq, në Amerikë, sidomos kur njeriu ka mbushur moshën, ata e quajnë normale. Thonë se ai person e shijoi jetën dhe sjellin kujtimet më të bukura që kanë patur me atë njeri. Shpesh duke sjellë episode të ndryshme nga jeta e të ndjerit ( të ndjerës) ka edhe të qeshura. Por, le të kthehemi te Vani. Pjesëtarë të , të afërm, miq e shokë, zyrtarë të ndryshëm, sollën copëza kujtimesh me të. Duke mbledhur këto“copëza” mendoj se të gjitha ato përbëjnë një buqedë të bukur kujtimesh. Në fund të fundit, ato janë gjëja më e çmuar, kur një njeri largohet nga kjo botë.

I pari që e mori fjalën në atë ceremore mortore, ishte studjuesi Agron Alibali. Ai lexoi letrën që i kishte dërguar gruas dhe të afërmve të Vanit, ambasadorja shqiptare në Ëashington, zonja Floreta Faber. Ndër të tjera ajo theksonte se me pasionin dhe perkushtimin e tij, Van Christo nëpërmjet rrjetit të tij “Frosina” (që ishte emri i nënës së tij) këshilloi dhe mbështeti shumë shqiptarë që erdhën në Amerikë. Gjithashtu ai dha një kontribut të çmuar si bashkëpunëtor për librin “Shpëtimi i shqiptarëve” me autor Harvi Sarner, kushtuar mbrojtjes që i bënë shqiptarët hebrejve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Gruaja e Vanit, zonja Jane Kristo, solli plot kujtime nga jeta me të shoqin, por unë zgjodha vetëm një prej tyre. :” Do të tregoj një ngjarje që ishte nga më të bukurat e jetës së tij. Një ditë i shkon në zyrë një shqiptar. Ishte rreth 30 e ca vjet. Kishte një problem shëndetësor, një deformim në nofolllën e poshtme. Nga meraku e kishte mbuluar gojën me dorë. Ia shpjegoi hallin Vanit.-Mos u mërzit, se do regullohet kjo punë, i tha Vani. Shkoi bashkë me shqiptarin në spital bisedoi me mjekë përkatës, duke i shpjeguar pse duhet ta operonin pa lekë këtë person dhe i bindi.Ata e morën përsipër operacionin, i cili doli me sukses. Pas ca kohe, ky person ishte martuar dhe i shkon në zyrë Vanit bashkë me gruan. Deformimi nuk dallohej fare. Vani u gëzua shumë dhe e përqafoi. Kur erdhi në shtëpii më tregoi ngjaren dhe më tha:”Kjo ka qënë një nga ditët më të bukura të jetës sime “.Ishte i lumtur pasi pa frytin e ndihmës së tij. Ka edhe plot raste të tjera që ka ndihmuar shqiptarët në nevojë”.
Jeffrey Christo, djali I tij :” Qysh kur ishim fëmijë, babai na tregonte rrëfenja të ndryshme që i sajonte vetë. Ato kishin si temë ndeshjen e tw mirës me të keqen, ku në fund fitonte e mira.Kur u bëra baba, këto rrëfenja ia tregoja vajzave të mia. Ato i pëlqënin dhe ia tregonin shoqeve. Vinin edhe ato te shtëpia jonë për t’i treguar unë. Do them edhe dIçka tjetër. Babi më mësoi si analizoj një problema e si të mund ta zgjidh atë. Më mësoi se nuk duhet të dish gjihçka, por atë që di, duhet ta bësh mirë . Ka disa mënyra për të zgjidhur një problem, por kryesorja është këmbëngulja. Unë e zbatova në jetë porosinë e tij, dhe po të filloj një punë, duhet ta mbaroj pa tjetër. Unë nuk ikja nga zyra, pa mbaruar punë, le të shkonte vonë. Ai më mësoi gjithashtu se për një burrë, nuk mjafton të jetë i fortë, por të jetë i dashur , të jetë i mirë . Unë jam përpjekur të jem i tillë .”
Pira Christo, vajza e tij:” Babai e deshte shumë muzikën, e kishte në shpirt atë. Sa herë shkonim diku me makinën e tij vinte muzikë amerikane, franceze dhe pa diskutim shqiptare. I këndonim së bashku këto këngë. Ai e deshte shumë edhe muzikën klasike e bëri që ta duam edhe ne fëmijët e tij”..
Tana Christo, vajza e tjetër:”Unë i ngjas shumë babait, jam shëmbëlltyra e tij. I ngjas në fytyrë në sy, por mbi të gjitha i ngjas në karakter. Nuk kam mbajtur kurrë kapele, por sot në kujtim të tij, mora një nga kapelat që mbante ai. Më duket sikur sot jam një Van i vogël”.
At artur Liollni, kancelar i kishës së Shën Gjergjit në Boston:”Kam plot kujtime me Vanin, që kur isha i ri, e deri sa ndrroi jetë. Ai erdhi bashkë me gruan në dasmën time në Neë York.Ceremonia u zhvillua në kishën shqiptare të Shën Kollit, e cila sapo ishte ndërtuar. Ceremonia ime ishte e para që zhvillohej në atë kishë të re”
Tom Keating, shok, shkrimtar, ish Ishtar në Vietnam: “ Vani ka shkuar ushtar në luftë që kur ishte 15 vjet. Si regull ai duhet të ishte mbi 16 vjet që të plotësonte kushtet. Prindërit nuk e lejonin pasi ishte i vogël , por Vani këmbënguli duke i kërkuar ndihmë xhaxhait të tij. Ai bisedoi me prindërit dhe më në fund ata u bindën. I shtuan edhe një vit për të qënë 16 vjet dhe atëherë ai i kënaqur shkoi në luftë në përbërje të marinës merikane. Kur u kthyen nga lufta, zbritën në San Francisko dhe aty i kanë pritur si herons, duke i dhënë edhe ushqime e pije falas”.
Endri Misho, mik i tij: “ Gjithçka që kam aritur në jetë, ia dedikoj Van Christos. Më ka mbajtur në shtëpi, më ka ushqyer dhe veshur, më ka shkolluar për diplomaci si dhe për t’u bërë prift. Unë zgjodha rrugën e fesë.I jam mirënjohës për jetë. U prehtë në paqe shpirti i tij!”
“Vitore Çupi, vazjë nga Mirdita:”Ishte viti 1999 kur erdha në Anerikë. Isha vetëm 12 vjet. Kisha një problem shëndetësor.Më ndihmoi një grua irlandeze duke më dërguar te Vani dhe gruaja e tij Jane. Sapo erdha filluan iteresimin e tyre. U shtrova në spital dhe u operova. Tani jam mirë. Qdrova në shtëpinë e tyre 10 vjet. Tani jam në shtëpi veçan, por nuk e harroj kurrë ndihmën që më dha Vani dhe gruaja e tij. Mua më ka vdekur babai por Vani ēshtë babai im i dytë”.
Silva Barrasso Misho, kushërirë e tij nga Korça:”Vani më dha shpresë dhe krahë në jetë. Më mori nga Shqipëia kur isha vetëm 13 vjet. Nuk erdha si shumë emigrantë të tjerë që kishin shumë probleme në fillim. Unë e gjeta çdo gjë gati te shtëpia e tij dhe e Jane. Vazhdova disa shkolla këtu dhe sot jam dietolge. Ëndra ime u bë realitet, falë ndihmës së të paharruarit, Van Cristo”.
Vladimir Misha, kushërii i tij nga Korça:” Vani ka erdhur në Shqipëri edhe para viteve ‘90 edhe më pas. Kur erdhi për herë të parë në Korçë, u befasua nga mikprija e njerzve. Kur pa një korçar të veshur jo mirë, i erdhi keq dhe më tha mua:” Pyete in direkt se çfarë mase e ka trupn që të di si t’ja mar kostumin”. Po kështu edhe kur vajtëm në manastirin e Ardenicës, njê prift që shërbente aty e pyeti se çfarë të mungon, të ndihmoj unë. Ishte bujar i madh nga zemra”.
Petrit Alibej, mik i tij:” Van Christo ishte një nga miqtë e mi të çmuar këtu në Boston. Ka qënë të shtëpia ime dhe unë kam qënë te ai. Më ka bërë përshtypje dashuria e madhe që ai kishte për Shqipërinë e shqiptarët si dhe dëshira për të ndihmuar njerzit në nevojë. Do të na mungojë shumë Vani ynë”.
At Artur Liolini bëri lutjen kishtare për shpirtin e tij. Në fund afrohen dy oficerë të marinës amerikane me flamur në dorë.Është një moment prekës. E shpalosin dhe palomin flamurin dhe ia dorēzojnë gruas së tij, Jane Christo. Sipas amanetit , familja e dogji trupin e tij. Shkrimtarja e madhe, Isabel Alende, ka thënë: “ Njerëzit vdesin vetëm atëherë kur ne i harrrojmë”. Van Christo la plot gjurmë për të mos u harruar!