Letër e hapur e Avokatit shqiptar në Nju Jork z. Sokol Braha-ish sekretar i Misionit Shqiptar pranë OKB(për Kosovën), drejtuar Presidentit dhe Kryeministrit të Kosovës/
Të nderuar z. President dhe z. Kryeministër,
Ju uroj shëndet të mirë dhe fatmirësi në detyrat tuaja.
Kjo letër që po ju drejtoj juve nuk është në të mirën time personale pasi e di se këto që do të shkruaj më poshtë nuk pëlqehen nga shumica e klientëve të mi. Por, si shqiptar, si stërnip në Kosovë, dhe si një ish-diplomat i cili ka punuar për çështjen e Kosovës në një kohë, e ndiej si detyrim që t’i themhapur ato çfarë mendoj për bisedimet Kosovë-Serbi. Unë e mbështes idenë për korrigjimin e kufijve me Serbinë. Një marrëveshje për kufijtë e rinj mes dy shteteve dhe me garancinëndërkombëtare të BE është e vetmja mënyrë për ta hequr qafe kontrollin Serb të Kosovës. Ja argumentet e mia.
Për mendimin tim, Kosova duhet të ketë 3 objektiva strategjikë në dialogun me Serbinë:
- Forcimi i sigurisë kombëtare
- Ndalimi i përpjekjeve të Serbisë për izolimin e Kosovës
- Hapja e perspektivës së Kosovës për bashkimin me Shqipërinë.
Realizimi i sejcilit nga këto objektiva nuk mund të bëhet pa heqjen qafe të kontrollit Serb të Kosovës.
1.
Forcimi iSigurisë kombëtare nuk do të jetë realitet për aq kohë sa Serbia–një vend kufitar dhe me pretendime territoriale — nuk e njeh Kosovën. Prandaj, njohja e Kosovës nga Serbia duhet të jetë pika kryesore e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi. Po flitet për forma inferioretë njohjes si “njohje e nënkuptuar” “njohje në fakt” etj… Mos pranoni asnjë nga këto! Serbia e ka njohur Kosovën ne fakt (de facto) me kohë përderisa ka pranuar të bëjë bisedimeme të apo të ulet në të njëjtën tryezë në forumet rajonale. E vetmja njohje që duhet të pranoni është njohja ligjore, de jure, e qartë, pa kushte.
Por, njohja në vetvete nuk çon nësigurinë kombëtare. Përderisa një grusht Serbëshnga veriu kontrollojnë Kushtetutën (nuk bëjmë një ndryshim kushtetues pa pëlqimin e tyre);kontrollojnë forimimin e Qeverisë në Kosovë (për shkak të luftës politikemes partive shqiptare, ne nuk mund të kemi një Qeveri në Kosovëpa bekimin e deputetëve Serbë). Serbia e ka përdorurveriun si Kalin e Trojës, për të kontrolluar dhe dominuar jetën politike të Kosovës. Kosova nuk është e pavarur pasipa pëlqimin e Serbëve nuk mund të bëjë asgjë substanciale në aspektin e brendëshëm apo atë ndërkombëtar. Ne dëbuam një qeveritar Serb të paskrupull dhe Serbia ngriti avionë luftarakë në qiell! Me fjalë të tjera, Serbët e veriut janë dora e zgjatur e Beogradit. Le ta presim këtë dorë! Shkëputja e veriut nga Kosova siguron pavarësinë e vërtetë të Kosovës.
As gjeneratat e ardhshme politike Serbe në Beograd nuk do të heqindorë nga kontrolli iKosovës përmes veriut. Pra, koha nuk do ta shërojë problemin tonë, kontrollin Serb të Kosovës. Pse? Sepse, ne çdo katër vjet, kohe zgjedhjesh, problemi i Kosovës (apo të drejtat e Serbëve në Kosovë) do të jenë objekt ifushatës zgjedhore në Serbi. Si rrjedhoje, trysnia politike atje do te reflektohet tek udhëheqësit Serbë në veriun e Kosovës dhe kjo do të ketë pasoja në qëndrimin e tyre në proçeset politike në Kosovë. Pra, ne mbetemi peng iSerbëve, peng ipolitikës së brendshme të Serbisë. Edhe kur Serbia te jetë anëtare e BE, në çdo katër vjet fushatat atje do te ndizen, dhe Kosova do të jetë në zemër të fushatave –kuptohet për vota bëhet kjo. Por, do të jetë një problem real.
As dhënia e autonomisë së gjërë për veriun nuk e zgjidh këtë problem. Përkundrazi, ja rrit më shumë, ligjërisht, rolin faktorit serb për kontrollin e Kosovës. Aq më keq mundësia e një republike si ajo e Bosnjës që do ta bënte Kosovën një shtet jofunksional, përgjithmonë. Ju të dy e keni në dorë që mos t’ua lini hijen Serbe gjeneratave të ardhshme shqiptare të Kosovës.
Kundërshtuesit e idesë së kufijve të rinj me Serbinë deri tani nuk kanë paraqitur asnjë argument të besueshëm që ka të bëjë me interest e shqiptareve. Asnjë. Përkundrazi, ata shqetësohen për fatin e Bosnjës dhe Maqedonisë. Madje arrijnë të thonë edhe të pavërtetën e madhe se ndryshimi ikufijve është indaluar. Apo teza tjetër qesharake se ndryshimiikufijve e dobëson sovranitetin e Kosovës. Aspak fare! Në të drejtën ndërkombëtare ndalohet ndryshimi ikufijve me dhunë. Nuk ndalohet ndryshimi ikufijve në mënyrë paqësore, siç parashikohet ndryshimi ikufijve me Serbinë. Po kështu, marrëveshja per kufijtë e rinj veçse është tregues isovranitetit të Kosovës, si një shtet që është ilirë të bëjë marrëveshje të tilla. Shtetet josovrane nuk janë në gjendje të bëjnë marrëveshje me shtete te tjera, aq më tepër për ndryshim kufijsh. Pra, mos bini në grackën e të tjerëve, mos u gënjeni nga deklarimet e të huajve apo të bashkëkombësve tanë –pavarësisht nga emir imadh që kanë.
Po thonë disa se juve nuk e keni te drejtën kushtetuese të bëni marrëveshje për ndryshim kufijsh. Kushtetuta ju lejon juve dhe Qeverisë të përfaqësoni Kosovën në marrëdhëniet ndërkombëtare. Marrëveshja për kufijtë duhet të pranohet me miratim përkatës në Kuvend ose me referendum, me të gjitha atributet e një ndryshimi kushtetues. Të gjitha kushtetutat moderne të shteteve sanksionojnë se kufijtë janë të paprekshëm, të pandryshueshëm apo fraza të tjera si këto. Por, në praktikë, ka pasur dhe do të ketë ndryshim kufijsh: janë shpërbërë shtete (shihni ish-BRSS, Cekosllovakia) – me marrëveshje; janë bashkuar shtete (dy Gjermanitë) – me marrëveshje. Në të gjitha këto raste, kushtetutat respektive kanë sanksionuar shtetin në kufijtë përkatës. Përsëri, duke deklaruar se kufijtë janë të pacenueshëm etj… Pra, nuk ka ndonjë shkelje të kushtetutës. Por, populli duhet sqaruar për këto paraprakisht dhe kështu politikanët hileqare të mos kenë mundësinë të operojnë me djallëzi, thjeshtë për qëllime politike sa për të sabotuar Qeverinë.
Sa për Bosnjën apo Maqedoninë, le të kujdesen të tjerët për fatin e tyre! Në rast se Serbët në Bosnje duan të shkëputen dhe të bashkohen me Serbinë, pse Europa demokratike dëshiron t’indalojë? Shkëputja e Serbëve nga Bosnja ijep përfundimisht atij vendi lirinë. Serbët, ose më qartë, hija e tyre, po imerr frymën atij vendi. Po Shqiptarët e Maqedonisë? Pse Europa shqetësohet për Maqedoninë? Sepse e di Europa se Shqiptarët në atë shtet trajtohen si qytetarë të dorës së dytë, madje në disa aspekte fare si shtetas të huaj (mori gati dy dekada të flasin nëgjuhën e nënësnë parlament, u desh gjakderdhje per një universitet). Pra, nuk është ndryshimi ikufijve Kosovë-Serbi që do të sjellë probleme. Janë problemet e ngrira, ato që Europa ika ngrirë, që përbëjnë rrezikun e vërtetë. Mos më besoni mua. Thjeshtë kujtoni parullat bombastike në kohën e pavarësisë së Kosovës, kur thuhej se po hapet “Kutia e Pandorës” me vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që e njohu ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. U mbush shtypi, u lodhën analistët e huaj (njëlloj si tani) duke alarmuar se po merr fund Bota, do tëketë luftëra etnike, ndërshtetërore etj… për pavarësi. Nuk ndodhi asgjë! Le të jemi të zgjuar, dhe të mos biem viktimë e britmave të tyre, përsëri, me daullet e vjetratë “rrezikut”.
Ndryshimin e kufijve shikojeni edhe në planin moral. Në rast se Serbët e veriut nuk duan të rrinë me Shqiptarët, kush jemi ne që t’imbajmë me zor nën “zgjedhën” tonë? A nuk vuajtëm ne për gati një shekull sepse u mbajtëm me zor nën zgjedhën Serbe? Ne jemi njerëzit e Nënë Terezës, Shenjtores! Në rast se Serbët e veriut duan të bashkohen me Serbiën, le t’u themi Po. Me këtë ata që na japin leksione për vlerat demokratike, multietnike etj…, do ta marrin mësimin tonë të thjeshtë. Përderisa Shqiptarët në Luginë duan të bashkohen me Kosovën, kush jemi ne që të mos ipranojmë? Kush është Serbia që t’u thote Jo?
Unë mendoj se vizioni juaj z. President Thaqi është vizion historik, afatgjatë, i drejtë dhe pragmatik. Lutem që z. Kryeministër Haradinaj ta përqafojë këtë vizion. Unë jam ibindur se z. Haradinaj e di fort mirë se çfarë është në të mirën e Shqiptarëve. Zoti Haradinaj, unë ju adhuroj si luftëtar ilavdishëm iKosovës, dhe si udhëheqës politik icili vë interesat e vendit para interesave personale dhe partiake. Ju bëj thirrje të bashkoheni, publikisht, në vizionin e Presidentit! Dilni të dy bashkë në këtë!
Marrëdhëniet e mira me Serbinë që mund të bëhen realitet në rast se arrihet vendosja e kufijve të rinj është bazë afatgjate për sigurinë e Kosovës. Nuk duhet të kemi iluzione se NATO apo ndonjë tjetër do të mbrojë Kosovënpa afat, do të garantojë sigurinë e brendshme apo ndërkombëtare të Kosovës, pa afat. Strukturat ndërkombëtare të sigurisë, siç janë NATO, ndryshojnë me kalimin e kohës. Dhe, sidmos aftësia e tyre për veprim varet nga faktorët e brendshëm politikë të shteteve anëtare. Po kështu, faktorë të tjerë ndërkombëtarë ndryshojnë: shihni se si po fuqizohet Rusia, shihni sipo fuqizohet Kina, shihni si po fuqizohet elementi nacionalist në Europë dhe në SHBA –në dëm të ndihmës ndërkombëtare për të tjerët. Edhe BE do të dobësohet ose do ët transformohet në një organizatë më të decentralizuar dhe do të preokupohet me valën e emigracionit nga Lindja e Mesme dhe gjetkë. Kosova do të bjerë si prioritet. Pra, duhet të mendojmë për të ardhmen.
Marrëdhëniet e mira me Serbinë do të sjellin dobësimin e ndikimit të Rusisë në qëndrimet ndërkombëtare të Serbisë. Sepse Serbia nuk do të ketë më nevojë për një mik të madh. Një Serbi pa problememe fqinjët dhe anëtare e BE, nuk do të ketë nevojë për Nënën Rusi. Ky do të jetë një përfitim për gjithë rajonin e Ballkanit.
Tani është koha më e përshtatshme dhe ndoshta shansi ivetëm historik që Kosova të marrë lëshime maksimale nga Serbia. Sepse për hir të anëtarësimit të saj në BE, Serbia ështëe detyruar të bëjë marrëveshje me Kosovën për normailizmin e marrëdhënieve mes dy shteteve. Pra, mos pranoni asnjë njohje tjetër, përveç njohjes se shprehur, pa ekuivoke dhe pa kushte!
2.
Heqja e izolimit ndërkombëtar të Kosovës. Njohja e Kosovës nga Serbia nuk do të ishte efikas në rast se ai shtet vazhdon përpjekjet sistematike (lobimi) kundër njohjes së Kosovës nga shtete të tjera, kundër anëtarësimit të saj në organizatat ndërkombëtare. Në marrëvshjenSerbi-Kosovë, me garantimin (nënshkrimin) e BE, të shkruhet qartë se Serbia nuk do të bëhet pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera, nuk do të pengojë anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe në organizatat e sistemit të OKB-së, nuk do të vendosë veton për pranimin e Kosovës në BE. Mos bëni asnjë lëshim në këtë! Serbia do të duhet të pranojë dhe e pranon këtë në Marrëveshje. Njohja e Kosovës nga Serbia do t’ihapë rrugë një valenjohjesh nga shumë shtete që nuk e bëjnë një gjë të tillë thjeshtë për shkak të presionit Serb.
Nuk duhet mbivlerësuar rëndësia e anëtarësimit të Kosovës në OKB. Është diçka e dëshirueshme dhe të jetë në objektivin tonëafatgjatë. Do të realizohet me kohë jo tani. Sic dihet, anëtarësimi në OKB nuk është garanci për ekzistencën e një shteti. Por, në përgjithesi shihet si një konsolidim i pavarësisë së një vendi. Për anëtarësim të Kosovës në OKB duhet të mënjanohet vetoja e Rusisë (nënkuptoj se Kina do të qëndrojë jashtë këtij problem Europian, pra, nuk parashikoj veto Kineze). Duke zgjidhur njëhere e mirë problemin me Shqiptarëtdhe duke u bërë anëtare nëBE, Serbia do tëketë shumë pak ose aspk nevojëpër Rusinë. Dhe udhqëheqësit Serbë e dinë se Rusia ka interesat e saj, politika e saj a jashtme nuk përckatohet nga interesat e Serbisë. Por, të paktën, nga ana praktike, Rusia nuk do të jetë në gjendje që t’ikërkojë koncensione Serbisë me kushtin që ajo (Rusia) të mbajë një qëndrim pro-Serb lidhur me Kosovën. Sepse nuk do të ketë më qëndrim proSerb; vetë Serbia ka hequr dorë nga Kosova; të dyja këto vende do të jenë në BE; Shqiptarët dhe Serbët do tëvendosin marrëdhënie model tëshkëlqyera shumëshpejt. Përkundrazi, mbajtja e veriut nën juridiksionin e Kosovës do të vazhdojë të ushqejë nevojën e Serbisë për mbështjetje ruse, pra edhe rolin e Rusisë për veto në OKB.
Pra, me më shumë rëndësi do të jetë pranimi si detyrim ligjor iSerbisë se nuk do të vendosë veton për anëtaresimin e Kosovës në BE dhe se nuk do të bëhet pengesë për njohjen e Kosovës nga shtete të tjera.
3.
Hapja e perspektivës së bashkimit të Kosovës me Shqipërinë.
Bashkimi kombëtar nuk është më vetëm një aspiratë e Rilindasve apo një dëshirë folklorike. Në këtë shekull janë krijuar të gjitha kushtet që kjo të bëhet realitet. Por për aq kohë sa Serbët e veriut të jenë nënjuridiksionin e Kosovës, nuk kabashkim. Të paktën, nuk ka bashkim në mënyrë paqësore. Në rast se sot bëhet bashkimi iKosovës me Shqipërinë, të nesërmen Serbët e veriut do të deklarojnë bashkimin me Serbinë. Dhe bota, përfshirë edhe miqtë tanë,do të jetëme Serbët. Mos të kemi iluzione për këtë.
Pyetja shtrohet, a e duam ne bashkimin. Besoj se shumica e kombit shqiptar e dëshiron bashkimin kombëtar. Do të jetë jo vetëm bashkim shpirtëror, por do të bashkohen burimet natyrore, njerezore dhe financiare. Do te rritet mundësia e kombit për përparim dhe përfitim në marrëdhëniet ekonomike ndërkombëtare. Tregu shqiptar do të zgjerohet dhe do të bëhet i lakmueshëm. Mundësitë tona prodhuese të brendshme do të zgjerohen. Bashkimi është një e drejtë e jona natyrore dhe do të jetë një ngjarje e mirë për ne. Me një shtet të fortë shqiptar në Ballkan do të stabilizohet rajoni për shekuj me rradhë në të ardhmen. Rusia do ta ketë të vështirë të luajë rol destablizuespa një Serbi që ja ka nevojën. Serbët në një Serbi të madhe më në fund do t’ikthejnë sytë nga vetjadhe do të reformohen si komb. Pra, nuk do të ketë probleme sigurie në Ballkan.
Dihet se bashkimi iShqipërisë me Kosovën përbën një problem politik për udhëheqësit në të dyja anët e kufirit. Një Shqipëri e madhe do ta prishë spektrin politik të partive, do t’ua prishë rehatinë politikanëve dhe grupeve të interesit. Një politikan nga Peja icili dëshiron të zgjidhet në poste qendrore tani do të duhet të flasë dhe të premtojë të mira për një qytetar nga Elbasani apo Saranda. Anasjelltas, një politikan nga Vlora me ambicje kombëtare do të bëjë fushatë për të fituar zemrat e votuesve nga Podujeva apo Kaçaniku. Pra, ju prishet rehatia politikanëve. Ku janë ata politikanë të cilët kanë folur me zë të lartë për bashkim kombëtar, por tani po dalin kundër idesë së shkëmbimit të territoreve! Këtu, unë lavdëroj Presidentin Thaqi, icili e di se pozita drejtuese e tij dhe e partisë së tij lekundet ne një Shqipëri etnike. Por, pavarësisht kësaj, ju z. President keni vendosur të mbani një qëndrim që është në të mirën afatgjatë të kombit tonë. Ndonëse nuk flisni hapur për bashkimin, ju jeni për zgjidhjen e problemeve territorialeme Serbinë. Ju përgëzoj! Punoni të dy bashke, z. President dhe z. Kryeministër!
Të nderuar z. President dhe z. Kryeministër,
Shkëmbimi iterritoreve është një proçes idhimbshëm në praktikë sepse prek direkt jetën e mijëra njerëzve: Shqiptarë dhe Serbë. Do të ketë lëvizje të popullsisë. Për këtë, mendoj se duhet që t’ikërkohet garanci financiare BE që të financojë lëvizjen e popullsisë aty ku është e nevojshme. Nuk besoj se çdo shqiptar që mbetet në pjesën nënjuridiksion të Serbisë të dëshirojë të zhvendoset dhe të bjerë në juridiksionin e Kosovës; por shumë do të duan, sidomos në fshatra ose qytetet të përziera etnikisht. Për ata të cilët duan të zhvendosen, të dy qeveritë dhe BE duhet të caktojnë fond të përshtatshëm financiar dhe logjistikë institucionalepër ta bërë me sa më pak dhimbje.
Lëvizjet e popullsisë nuk janë të panjohura. Portë mos dramatizohet problemi si diçka tragjike apo katastrofike. Nëjetën e sotme ka lëvizje masive të popullsisë për arësye të fatkeqësive natyrore, ka lëvizje për shkak të urdhërit të qeverisë, për shkak të luftërave civile, per arësye ekonomike. Ne e dimë vuajtjen e popullit Shqiptar të Kosovës në kohën e luftëskuru dëbua me forcë nga trojet e të parëvenën kërcënimin për shfarosje totale. Rikthimi masiv në Kosovë ishte një çudi për të huajt, por jo për ne. Sot popullsia e Kosovës është stabilizuar, rindërtimi ivendit të shkatërruar u bë. Shpërngulje masive në kohë paqeje kemi pasur edhe në anën tjetër të kufirit, në Shqipëriku unë linda dhe u rrita. Për shembull,me ngritjen e hidrocentraleve nëlumin Drin, u permbyten sasi te mëdha toke, dhjetra fshatra si dhe qyteti iKukësit. Mijëra banorë lanë shtëpitë dhe tokat e të parëve, lanë rehatinë, dhe u detyruan me urdhër qeverie (qeveria komuniste atëherë) të vendosennë vendbanime të reja të ndërtuara posaçërisht për këtë. Me ardhjen e demokracisë në Shqipëri filluan konfliktet e tokës. Këta banorë të shpërngulur për shkak të përmbytjeve tani iu nënshtruan një presioni të ridhe u detyruan përsëri të shpërngulen. Me mijëra ikën nga zonat veriore, sidomos Kukes dhe Pukë, dhe u vendosën në zonën e Durrësit. Tepër idhimbshëm ka qenë ky proçes, por pas dy dekadash, popullsia është stabilizuar, dhe jeta vazhdon si kudotjetër në Shqipëri. Unë jam njëri prej atyre qëmëshpërngulënnga një fshat shumë ibukur dhe ishëndetshëm në breg të Drinit të Zi dhe më sollën në një fshat të ri afër qytetit të Kukësit; dhe 10 vjet më vonë u detyruam të lëvizim përsëri për në Shqipërinë e Mesme. Askujt nuk ja dëshiroj këtë! Por, kur të ndodhë, uroj që lëvizja e njerëzve të jetë me sa më pak dhimbje. Pra, udhqëheqës të Kosovës, tregohuni zemërmirë dhe të dhembshur për vuajtjet që do të sjellë shkëmbimi iterritoreve për një pjesë të popullsisë shqiptare. Por mos u ligështoni. Insistoni në mbështetjen e BE që projektet e ndërtimit dhe të infrastrukturës të financohen nga BE. Nuk është shumë e madhebuxhetore për BE. Sa për juve, si udhëheqës të popullit ju keni për detyrë që dhurata e BE të mos keqpërdoret. Ndaloni korrupsionin kategorikisht!
Shumë po flitet se shkëputja e veriut do ta lërë Kosovën të varfër sepse do t’iheqë shumë burime natyrore dhe do ta dëmtojë mbijetesën ekonomike të vendit. Unë nuk jam ekonomist dhe nuk pretendoj të di shumë gjëra për pasuritë e Kosovës. Por e di se ka plot 20 vjet që nga lufta me 1998 që Kosova nu ka qenë në gjendje të shfrytëzojë më efikasitet pasuritë e saj. Dhe kjo është kryesisht për shkak të konfliktit të ngrirë në veri dhe reflektimi i këtij konflikti në marrëdhëniet me Serbinë. Po kështu,e di se nuk ka ndonjë shpresë për ndonjë përfitim nga këto pasurinëntokësore dhe mbitokësorepo të vazhdojë kjo situatë politike në Veri,ku autoriteti qendror njihet vetëm në letër dhe jo në fakt. Dhe, unë po ashtu e di se mirëqenia ekonomike në një shtet nuk varet së pari nga burimet natyrore por nga qeverisja dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të një shteti. Si shembull, mos shihni larg, thjeshtë drejtoni sytë nga Shqipëria jonë: është nga vendet më të pasura me burime minerare, ujore, pyjore (këto të masakruar shumë nga njeriu), me popullsi të re, me nje vijë bregdetare për t’ja pasur zili gjithë bota. Atëherem, pse jemi më të varfërit në Europë? Pra, le të mos hipnotizohemi. Të shohim përpara. Kosova ka burime të mjaftueshme për jetë të begatë; ka popullsi të re dhe tepër dinamike dhe të përparuar, do t’ihapen tregjet europiane me marrëdhëniet e reja me Serbinë. Gjërat do të jenë shumë më mirë.
Kuptohet, duke pasur parasysh se tani është koha që tëmarrimpërfitimet maksimale nga një marrëveshje Kosovë-Serbi, ju duhet të këmbëngulni në rregullimin e disa aspekteve që kanë të bëjnë me pasuritë. Mund të flitet për ndonjë kompensim financiar, përshfrytëzim të përbashkët të pasurive ujore etj…. Me njohjen recirpoke, me zgjidhjen e pretendimeve territorialetë Serbisë, marrëdhëniet do të përmirësohen në atë masë sa do të jetë krejtësisht e mundur që të ketë përfitime për ne edhe në aspektin e burimeve natyrore.
Të dashur miq,
Ju keni pranuar të bëni bisedime me udhëheqësit e Serbisë, një gjë shumë e mirë. Por, me këtë ju keni pranuar që të tregoni mirëkuptim për pozitën e palës tjetër, dhe të bëni lëshime. Përndryshe, bisedimet nuk kanë kuptim. Nuk ka bisedime me përfitim të njëanshëm, me një palë fituese dhe palë të mundur. Bisedime të tilla janë me rezultate afatshkurtëra dhe të paqëndrueshme. Historia është e mbushur me shembuj të dështimit të marrëveshjeve sepse kanë qenë të padrejta, osefare të njëanshme,të pabalancuara.
Udhëheqësit Serbë të rinj apo të vjetër e dinë fort mirë se marrja e veriut të Kosovës sjell humbjen përfundimtare të kontrollit Serb të Kosovës, apo “humbjen e Kosovës”siç thonë Serbët. Ata e dinë se nuk do të mund të kontrollojnë më miratimin e ligjeve në Kosovë; nuk do të mund të pengojnë më krijimin e ushtrisë së Kosovës;e dinë se nuk do të mund të bllokojnë ndryshimet kushtetuese në vend;nuk mund të bllokojnë formimin e qeverisë në Kosovë;nuk mund të bllokojnë integrimin e Kosovës në BE dhe NATO. Me shkëputjen e Veriut, Serbisë iikën “Kali i Trojës” nëpërmjet të cilit ajo ka arritur t’ibëjë të gjitha këto në këto 19 vitet e fundit. Me marrjen e veriut, Serbia humb Kosovën.
Mirëpo, udhëheqja Serbe është e detyruar ta bëjë këtë gabim të madh strategjik, pra heqjen dorë nga kontrolli iKosovës për shkak të synimit të tyre më madhor: integrimi në BE, dhe bashkimi itrojeve Serbe. Një ëndërr folklorike e Serbëve por që do të bëhet realitet. Udhëheqja Serbe do të trumpetojë këtë arritje për të justifikuar heqjen dorë nga Kosova. Ata e kanë të vështirë të pranojnë Kosovën shtetnë ligjet e tyre, pa marrë diçka. Ata e dine se njohja e Kosovës pa marrë diçka nga ne është një dënim me vdekje për ta. Me fjalë të tjera, udhëheqësit e Serbisë po vënë jetën e tyre në rrezik duke punuar për njohjen e Kosovës. Uroj që këto fjalë që them të jenë fare pa bazë dhe të mos bëhen realitet kurrë! Unë ju dëshiroj jetë të gjatë atyre, dhe i çmoj për përgjegjësinë dhe guximin që kanë. Pra, udhqëheqësit e Serbisë janë në një pozitë tepër të vështirë, shumë më të vështirë se pozita në të cilën jeni jutë dy. Dhe këtë ju duhet ta dini dhe ta kuptoni, sepse keni pranuar të bisedoni me ta.
Të dy juve keni kryer shërbime të mëdha për Kosovën, në atë masë që e keni siguruar vendin tuaj të lartë në historinë tonë kombëtare. Të dy ju keni rrezikuar jetën, lirinë, dhe familjen për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Prandaj, të dy ju jeni në pozitën më të mirë që ta konsolidoni Kosovën përgjenerata të tëra. Ju e keni në dorë tani ta hiqni qafe Serbinë një herë e mirë. Mos u lini barrë gjeneratave të ardhshme pengmbajtjen e Kosovës nga Serbia. Do të krijoni mundësinë e bashkimit të kombit me shumë pak lëshime. Bashkohuni të dy, mos të keni përçarje për këtë qëndrim! Tregohuni të guximshëm! Punoni më shumë për ta sqaruar popullin për drejtësinë e vizionit tuaj!
Me respekt,
Sokol Braha
17 shtator 2018
Neë York, NY