… Një nga problemet më madhore me të cilat mplekset vargani dramatik i hakmarjes dhe gjakmarrjes është çështja e pronave, që është nyja gardiane e kësaj të keqeje. /
Shkruan: Av. Serxhio MAZREKU/
Çështjet e raportit mes lirive dhe të drejtave qytetare dhe tejkalimit të lirisë nga individët keqbërës, grupet dhe bandat kriminale janë komplekse dhe kërkojnë një trajtim të specializuar nga ekspertët e antikrimit, sociologët dhe psikologët. Një nga rrymat më moderne bashkëkohore të psikoanalizës së sotme lidhet me shentologjinë, përfaqësuesi më karizmatik i së cilës Hobardi, ka një teori mjaft interesante, ku sipas saj, devijimet psikologjike, traumat shpirtëore dhe prirjet antishoqërore të njeriut lindin dhe kultivohen që në paralindje, kur gjendet në barkun e nënës. Nëse i besojmë kësaj teorie, njeriu nuk është plotësisht përgjegjës për atë që është, në kuptimin e sjelljes dhe të modelimit social, pasi nuk ka të drejtën e zgjedhjes dhe të alternativës. Teoritë më racionale të psikologjisë, shkencës dhe fesë thonë se njeriu nuk ka të drejtë të zgjedhë shumë gjëra në jetë, por mënyrën e tij të sjelljes, kulturën, mënyrën e komunikimit dhe raportet me të ngjshmin, etj.,sigurisht që po. Por edhe familja, shkolla, shoqëria kanë shumëçka në dorë për edukimin e fëmijëve dhe të rinjve, që modelet e tyre sociale të sjelljes, etikës, punës, talentit etj të jenë produktive dhe në përputhje me modelet më të suksesshme sociale e shoqërore, në të gjithë brezat.
Hapja e Shqipërisë, krahas zgjimit të resurseve të gjithëfarëshme, të energjive pozitive shndërruese e transformuese, solli me vete dhe një radikalizim të keqbërjes, lulëzim të botës së krimit, grupeve shoqërisht të rrezikshme dhe bandave kriminale, të cilat kulmuan në vitin 1997, kur shteti ra dhe krimi i rrugës fitoi legjitimitet. Grupet e krimit dhe bandat e aramtosura u bënë mbretër të rrugës, sfiduan ligjin dhe të drejtën, mbollën frikë e terror, lanë pas hijen e kobshme të anarshisë dhe kaosit. Një gazetë prestigjioze perëndimore e cilësonte Shqipërinë e vitit 1997, si “mbretëria e gangsterëve dhe figurave të krimit të rrugës”, si vendi ku “mjafton të keshë një kallash në njërën dorë dhe një krikëll birrë në dorën tjetër” dhe mund të bësh çfarë të duash pa të hyrë gjëmb në këmbë.
Ky vizion gjysëmapokaliptik do ta shoqëronte për një kohë të gjatë imazhin e vendit të shqipeve, aq sa dhe sot, pas kaq vitesh, megjithë luftën e madhe të strukturave të shtetit shqiptar, kryesisht të policisë dhe antikrimit, për ta frenuar këtë paranojë kërcënuese, bota e krimit vazhdon të rezistojë me dëshpërim.
Është e vërtetë se pas vitit të mbrapashtë, nisi një goditje frontale ndaj grupeve dhe bandave të armatosura, të cilat do të pësonin goditje të rënda, shaktërruese, por jo rrallë ato do të ripërtëriheshin me elementë të rinj kriminalë. Me kohë, disa nga anëtarët e këtyre bandave janë të vrarë në larje hespesh midis bandave rivale ose me njëri tjetrin, disa të tjerë janë arrestuar dhe kanë marrë dënimin përkatës nga gjykata, ka syresh që ndodhen në burgjet e huaja, duke vuajtur dënimin ose në pritje për tu ekstraduar, ndërkohë që ka prej tyre që janë në kërkim nga policia shqiptare apo Interpoli.
Plaga më e infektuar dhe që ende pas njëzet e pesë vitesh luftë të shtetit dhe shoqërisë nuk po mbyllet është ajo e gjakmarrjes dhe hakmarrjes, jo dhe aq për motive kanunore (sigurisht edhe për këto motive) se sa për motive të dobëta, për të përligjur hakmarrjen, keqbërjen, grabitjen, trafiqet e qenieve njerëzore etj. Të përfshirë në ethet e hakmarrjes, dhjetëra banda në vendin tonë, përgjatë një lufte të gjatë e të egër, janë shpërbërë, ndërkohë që mjaft protagonistë të tyre janë ekzekutuar në mënyra mafioze.
Krimi për motive hakmarrje, ku përzihen hakmarrjet primitive e për motive të dobëta me hakmarrjet sociale, pronësore etj, po kthehen përsëri në rend të ditës, duke vazhduar të inicojnë ngjarje të rënda, të cilat shpesh nuk arrijnë as të parandalohen e as të zbulohen kur ndodhin.
Një nga problemet më madhore me të cilat mplekset vargani dramatik i hakmarjes dhe gjakmarrjes është çështja e pronave, që është nyja gardiane e kësaj të keqeje.
Edison Ilir Hoxha nga Lezha, 27 vjeç, bëhet viktimë e një hasmërie midis familjes së tij dhe familjes Ndocaj për çështje pronësie, që ka nisur që në vitin e largët 1915, me vrasje dhe presione të ndjërsjellëta. Me 11 gusht 2015, dora e gjaksit të vjetër ka nxitur një akt dhune në dyqanin e Edsonit, ku nga sulmi i disa personave të panjohur, Edisoni ka pësuar dëmtime serioze në kokë dhe ka përfunduar në spitalin e traumës.
Olsi Tonuzi nga Dibra, 41 vjeç, me arsim të lartë për ekonomi agrare, po për çështje pronësie më 25 gusht 1997 plagoset pranë spitalit të Peshkopisë, me pasoja dëmtim i rëndë veshke dhe rrezik jete. Pas dy muash ndaj tij është bërë përsëri atnetat, çfarë e ka detyruar të shkojë në Greqi, ku për një vit i është nënshtruar transplantit të një veshke, por hasmi e ka ndjekur dhe në tokën helene. Konflikti ka nisur për njëzet e dy dynim tokë të grabitura familjes Tonuzi nga mafia e kromit, ku persona me një inkriminim të rëndë e kanë ndjekur hap pas hapi e kohë pas kohe dhe ende vazhdojnë ta ndjekin për ta ekzekutuar, vetëm pse ky person kërkon të drejtën e tij të ligjshme, të drejtën e pronës.
Marrja kurajë e individëve dhe familjeve kriminale për të mbajtur peng qytetarë dhe familje që kërkojnë të drejtat e tyre qytetare e pronësore, ndodh në kushtet kur presioni i botës kriminale nuk ndesh aq sa duhet në përgjigjen e organeve të ligjit dhe të drejtësisë.
Në zonat ku kanuni ka vepruar si një rregullator i brendshëm i jetës së fisit, po shfaqet dukuria e shndërrimit të tij, në mjaft raste, në një selektiv të përgjakur të dimensionit kriminal të shoqërisë shqiptare. Ai po shndërrohet me përdhunë, në këto raste, në një keqinterpret të “së drejtës”, e cila shtegton nga njëra palë kriminale te tjetra, duke lënë prapa saga tragjike vrasjesh në errësirë që i etiketohen kanunit.
Shqipëria po del gradualisht nga harta e vendeve të pasigurta, bile ka dalë, përveçse në krimin e gjakmarrjes, e kryeisht nga krimi për çshtje pronësore, i cili për hir të së vërtetës shfaqet si hakmarrje kompleksive, me një agresivitet të fortë dhe përzihet në luftën mafioze mes bandave, me trafiqet njerëzore dhe krimet e tjera. Këto krime qëllimisht i faturohen Kanunit për të fituar “legjitimitet”. Kuptohet që ky nuk është “legjitimitet”, por një tentativë e botës së krimit për të fshehur këmbët, që të mos marrë goditjet e merituara nga dora e fortë e ligjit dhe e drejtësisë.
* Ilustrimi:Karikature nga mjeshtri Medi Belortaja
Zotni Av.Mazreku.Ne kete artikull mendoj se keni rreshit e nuk keni rrah ceshtjen as preke smundjen qe po shkakton vdekje te vazhdueshme .me sa kam lexue une,tegjitha ligjet qe egzistojne per te rregullue njerzimin,jane te ndame ne tre grupe.1-Mbrojtjen e prones 2-Mbrojtjen e te drejtes se personit 3- dhe mbrojtja e sistemit te qeverisjes.te trija keta sot ne shqipnin t’one nuk po egzistojne.Sesi e thoni edhe ju”me kalshnik mund te besh cfare te duash “Ban cka te duen gangstjeri se nuk ka qeveri,vret gastjeri se nuk pergjigjet per vepren qe ka bam, e kjo ndolle se,avokati prokurori dhe gjyqtari korruptohen nga parja e atij qe shet droga tuj i mbush gjepat kesaje treshe. Pra kemi nji trekansh te parregullt e te pa ndergjegjshem Ju shkrueni per dy familje,por nuk jan dy jane rreth 8000 te vdekun vetem per prona e perse / se jane bam ma shume se 100 ligje per pronen e konfiskueme nga rregjimi komunist,e kjo asht bame se I interreson atyne qe sot kan gurin e arren ne dore=qeveritaret e korruptuem nersa I ndershmi,pronari I vertete as qe ka kalsh.as do te coje vedin ne aso veprash.Shifet qart pislleku qe po bajne qeveritaret sot. Kushtetuta e kethen pronen ndersa “Ligjet”te sjellin verdalle.Ju si avokat do ishte mire qe te ngrehni zanin e mos rrini tuj I vue faj gangstjerave te rruageve se I jane vet qeveritaret e prishun.
Zoti Av. Po la publik emailin tem: Bepfrania@yahoo.com Ne se doni jame ne gjendje te vertetoj cka shkrova ne ket koment
i nderuar Avokat Serxho Mazreku. Jam dakort me mendimin tuaj se … Një nga problemet më madhore me të cilat mplekset vargani dramatik i hakmarjes dhe gjakmarrjes është çështja e pronave, që është nyja gardiane e kësaj të keqeje dhe se krimi i rrugës fitoi legjitimitet. Une mendoj se shkaku nuk eshte Kanuni, psikologjia apo kallashi. Keto te gjitha kane rrolin perkates por shkaku i vertete eshte Kuvendi i Shqiperise me ligjet qe u bene pas vitit 1991 me te cilat u perligj kaosi i titujve te pronesise dhe jane politikanet ata qe e legjitimuan dhe vazhdojne ta legjitimojne gangsterizmin . Ne kete fushe ju jeni ne profesionin tuaj dhe mund te ndihmoni ne zgjighjen e ngerçit. Ka shume te drejte zoti Frania ne pergjigjen pak me siper pasi nuk jane vetem ligjet e gabuara dhe antikushtetuese qe u hartuan sipas orientimit te Ramiz Alise dhe te Katovices, por jane dhe kryetaret e maxhorancave qe kane zevendesuar njera tjetren ne keto 25 vjet qe e kane korruptuar dhe kriminalizuar sistemin e drejtesise dhe Shtetin. Ju lutem referojuni nenit 8 te ligjit 7501, qe eshte gjeneratori i shkaterimit postkomunist te Shtetit qe vazhdon te justifikohet me fanatizem. Referojuni shkrimeve te botuara ne gazeten Dielli per pronat si dhe kerkesave te pronareve te bera publike ne sitin http://www.defendingproperty.com dhe mendimet tuaja si specialist i fushes do jene konstruktive. Zgjidhja eshte e thjeshte por nuk ka vullnet politik Une habitem me heshtjen ndaj problemit te prones nga nderkombetaret qe defakto jane faktori i jashtem qe ka sponsorizuar ose financuar dhe mbeshtetur kete katrahure ne Shqiperi. Ata bejne sikur nuk kuptojne se reforma ne drejtesi, nese nuk vendoset si kusht paraprak rregullimi i prones konform nenit 181 te kushtetutes eshte pseudoreforme per te justifikuar platformen e Katovices. Per kete qellim Qeveria ne Dhjetor 2015 ka miratuar ligjin nr 133 , qe pronaret e kane kundershtuar ne Gjykaten Kushtetuese. ne mbeshtetje te pronareve dhe ne mbrojtje te Kushtetutes jane bashkuar Presidenti i Republikes dhe Avokati i Popullit. Zeri i diaspores qe Shteti te zbatoje Kushtetuten dhe te ktheje pronen e grabitur tek i zoti ose secili te marri pronen e tij dhe kompensim te behet vetem per ato prona qe jane tjetersuar per nevoja publike. Ky ze pozitiv nga diaspora eshte nje kontribut juridik, kanunor, tradicional, human dhe patriotik. Gezim Boçari
Bravo Vetem se ke haruar nje detaj shume te rendesishem qe Ibrahim Bicaku ka len nje djale dhe jan nipat e tij qe ju i njihni shum mir trashegimtaret e vetem te pasurise se Ibrahim Bicakut i cili trashegimine e ka pasur te ndare nga motrat.