Ne kujdes te Zn. Redaktorit/
I ndershemi Redaktor/
Pershendetje/
Ju lutem te merrni parasysh botimin e letres se bashkangjitun. Arsyeja qe me shtyn me ju dergue letren e bashkangjutun asht e njajta qe me shtyni, me perkrahjen e Ing. Agim Karagjozit, me dergue nji leter qe u botue ne ne Diellin me titullin “1944-1974 Tridhjet Vjet Perparimi”.
Me gjith se largesija prej New Yorkut nuk me ka lejue me u aktivizue ne Vatren, e ndjeki me kujdes mbarvatjen e organizates. Qellimi i jem asht qe most te perdoret Vatra si shesh ku sherbehen interesat shkurt shiqjuse e disa rrymave politike qe fyejn ne menyre te pa nevojshme ndjesinat e mbar shiptarve qe kan vuejt nen komunizmin dhe qe kan perkrah Vatren ne 50 vjet te fundit. Asht deshira besoj e perbashket, qe Vatra te jete nji shkalle ma nalt permbi interesave dhe levizjeve politike per me evitue dobsimin e harmonise Panshiptare qe Vatra ka mundsue qe nji qind vjet.
Me nderime
Ing. Viktor Mark Daragjati
***
Rroli dhe meritat e Vatres
Asht e vertet se Vatra ka nji randsi te vecante ne historine dhe kulturen e Shqipnise dhe ia paraqet botes nji perfytrim te ndrritun te Kombit Shqiptar. Por nuk duhet te harrohet, ashtu si u ba ne rastin e celebrimit te 100-Vjetotit te Vatres se Emigracioni Antikomunist e ka perkrah Vatren athera kur ishte tue u shue. Mbasi ndrrune jet themeluesat e saj viganat Fan Noli e Konica dhe u moshuen gjenerata trashiguse Shqiptaro-Amerikane, Vatra do te ishte shue krejtsisht. Por kje emigracioni antikomunist qe, tue kuptue randesine historike te Vatres, pa pretendime partiake politike, e ringjalli Vatren si nji organizim panshqiptar ku mundemi me ja dhan dore njani tjetrit si vllazen e motra shqiptar. Vatra nuk duhet te bahet nji forum ku te krijohen fymje dhe percamje si mbas interesave vetjake qe damtojne organizaten dhe nenzhvlersojn idealet se saja.
Faktikisht Vatra kje teper e kadalshem me denue diktaturen personale enveriane stil Marksist-Leninist-Pansllavist. Ne at diktature u mohuen Zoti, liria demokratike dhe te gjitha te drejtat njerzore. U skllavizuen me mija vete prej moshes feminore tue i detyrue me pune te randa pa shperblim ne kampet e punes, ne kondita jetese mizore, pa te drejta as civile as njerzore. Aq ma keq u detyrun me punue ne miniera primitive njerez te pa fajshem ku shume prej tyne lane jeten e shum dulen te denuem me vdek para vakthit prej vujtjeve te teperta. Me 1974 shkrova nji leter (1944-1974 Trdhet Vjet Perparimi) tue kerkue qe Vatra mos te bahet vegel e propagandes mashtruese e Tiranes. Hala sot asht nevoja me e perserit at mesazh pse filo komunistat e ri vazhdojne propaganden enveriane.
Propaganda mbaron aty ku fillojn faktet. Per sa i perket Fashizmit, vet ata qe e pranuen pa kondita okupacjonin italian, tue u turr me krye interesat e tyne me Jakomonin, para se te merrinte delegacjoni i Shkodres, sot paraqiten si antifashista ma te medhaj. Ka ardh koha qe historija te zbardhet tue u zdesh prej pershkrimeve pergengieshtruese enveriane. Tematika e enveristave asht kaq e diskreditueshme sa qe si mbas saj herojt konsiderohen si kriminela kur se katilat konsiderohen si heroj pa perjashtue patriotat qe firmune Deklaraten e Pamvarsise.
Per me spjegue hoistorine e Shqipnise nuk mjaftojne disa dokumenta te zgjedhuna ne menyre sogjetive pa marr parrasysh konditat themelore qe krijuen rrethanat historike qe drejtuene fatin e Shqipnise. Duhet ta dijm se Amerika e shpalli veten e pa gateshme me ballafaque Gjermanin ashtu si kishte ba ne luften e par botnore tue e hap rrugen pretendimeve toksore te shteve kufitare. Duhet ta kemi te kjart se gjat okupimit fat keq Italian e mandej te Gjerman as nji shplak toke shqiptare nuk u muer prej Serbve dhe prej Grekve.
Aspiratat e integrimit i gjitha tokave etnike Shqiptare nuk kan lind si nji rrene e propagandes italiane por ishin deshira e shum martirve shqiptar qe me shekuj kan luftue dhe derdh gjak per at ideal patriotik. Ta kemi te kjart se Anglia ka ken gjthe here gati me e perca Shqipnine (Konferenca e Londres) tue ja percaktue gjysen Serbve e gjysen Grekve dhe ishte prap gati me shperblye bashkpunimin e anmikve tone ne luften e tyne kundra Gjermanve me coptimin e atdheut tone. Asht fakt e jo propagande se ne kohen kur tokat etnike u bashkuene nen Administraten e Shqipnise u themeluen shkolla Shqiptare qe kurr ma nuk u zhduken dhe qe e forcuen identitetin Shqiptar deri sa Kosova merriti me perfitue indipendencen dhe minoritetet Shqiptare ne Maqedoni e Mal Zi njifen botnisht. Po, ajo Kosove qe Enveri ia kishte kthue Titos si shperblim per perkrahjen e tij per fitoren marksiste sot asht e lire mbas shekuj okupimi. Ash fakt se ashtu e qujtuna lufta Nacional Clirimtare nuk kishte per qellimi themelimin e lirise demokratike, Monarkiste apo Republikane, por ishte nji diversion per me fitue kohe per me armatos brigatat e kuqe me qellim qe me instalue diktaturem prolektariane marksiste-staliniste qe qendroj tragjikisht deri ne vitin 1991. Kufit e sotshem shqiptare nuk u siguruem prej politikes izoluese te Enverit (shif mija e mija bunkera ne breg te detit) por prej politikes amerikane qe hala imponon qe kufit’ ndermjet Shqipnise e Greqise nuk mund te ndryshohen.
Ashtu si ne 1974 edhe sot kerkoj qe Vatra mos te bahet sheshi i propagandes e komunistave te ri qe hala pengojne zhvillimin e Shqipnise, Kompensimin e Perndjekurve politik, dhe Integrimin ne Evrope. Vatra dhe Vatranet duhet te vazhdojne te mprojne autonomine apolitike te organizates qe te sherbejne si pike bashkimi per tan Shqiptart pa dallime fetare, politike apo krahinore. Vatra asht nji shembull vllaznimi i ndrritun per tan boten ne nji koh kur egersinat e fanatizmit krijoin konflikte tragjjke qe shofim per dite.
Pergezoj Vatren per Nji Qind Vjet sherbimi ne dobi te Diaspores dhe te Kombit dhe nderoj kujtimin e themelusave te saj tue kerkue qe te respektohen idealet e tyne.