Nga Gilmana Bushati/
Anila Xhekaliu shkrimtare e katėr librave, mė i fundit ėshtė ‘Urban’, tė cilin e ka nė proēes botimi pranė shtėpisė botuese nė Kosovė Buzuku dhe pėrkthyese nga frėngjishtja e tetė librave, ku mė i fundit ėshtė i autorit bashkėkohor “Kėnga e dashurisė sė Judė Iskariotit” e Juan Asensio, tregon pėr pozitėn aktuale tė femrės nė letėrsinė shqiptare. Ajo i bėn njė analizė tė hollėsishme kėsaj situate dhe del nė pėrfundimin se tani pėr tani letėrsia shqiptare pak ka personalitete femra nė mesin e saj, ashtu siē ka letėrsia bullgare apo ajo serbe. Duke qenė shkrimtare e pėrkthyese ajo tregon se cila ėshtė kostoja pėr tė qenė e tillė, qė sipas saj ėshtė e lartė, por ėshtė krejt e vendosur ta paguajė pėr tė mbajtur gjallė pasionin.
Anila, pse ka kaq pak shkrimtare femra, apo si shumė profesione tė tjera edhe letėrsia ėshtė pėr burrat?
Nė kushtet e letėrsisė sė sotme jo vetėm kėtu ka nje kundėrvėnie nė kėtė pyetje, me atė pse ka kaq shumė autorė dhe pak shkrimtarė, qė do tė thotė se autorėt si femra si meshkuj nuk mungojnė dhe letėrsia ėshtė gjithmonė nė kėrkim tė formave tė reja tė shprehjes. Shkrimtarin e bėn vepra. Megjithatė do tė ndalem te disa libra qė kanė tė bėjnė drejtpėrdrejt me feminizmin: “Seksi i dytė” i Simone de Beauvoir ku mbron idenė se grave, kur u mungon ambicia ose e lėnė veten tė shtypen, janė po aq tė dėnueshme sa burrat, ndėrkohė qė burrat janė seksistė e arrogantė; “Monologjet e vaginės”, Eve Ensler, shkruar bazuar nė mė shumė se 200 intervista me gra qė hapin zemrėn pėr kėnaqėsitė e tyre, brengat, traumat dhe ėndrrat; “Ēėshtja e grave” e Gisele Halimi, avokates sė njohur tė procesit “Bobigne” ku insistohet se pėr ēlirimin e gruas kėrkohen ndryshime strukturash dhe raportesh ekonomike, ndryshim nė formėn “maskiliste” tė pushtetit e gjithashtu “guri i hedhur”, njė revolucion mentalitetesh, njė botė pėr t’u ndryshuar qysh nė gjenezė, nė marrėdhėnie, nė kulturėn e saj; “Bukuria fatale” e Mona Cholet, gazetares sė botės diplomatike, ku zhvoshk ēka bėn kulti i bukurisė dhe tirania e look-ut tek gratė e epokės sonė. Sutiena tė mbushura me pambuk pėr vajzat, mbajtja e fundit tė shkurtėr si shenjė lirie, stereotipe telenovelash, kulti i shtatit tė dobėt nė shtypin femėror, duke treguar se prapa kėsaj kopanisje mėsimdhėnieje fshihet njė urrejtje e vėrtetė pėr veten, qė i dėnon gratė tė jetojnė vetėm pėrmjet pushtetit tė joshjes. Ndėrsa te “Dominimi maskilist”, Pierre Bourdieu bėn njė reflektim sociologjik mbi raportet sociale mes burrave dhe grave, duke shpjeguar arsyet e dominimit maskilist nė tė gjitha shoqėritė, ku shpjegon qė gjithēka nė ndėrdijen tonė priret nga dominimi maskilist, pėr shembull: kur njė grua merr fjalėn nė publik dhe thotė njė fjalė lufte, e cilėsojmė “shtrigė” ose “histerike” ndėrkohė qė e njėjta sjellje tek njė burrė do tė pranohej mė shumė. Ose kur njė burrė fillon praktikimin e njė pune “tradicionalisht femėrore”, statuti i tij menjėherė zbukurohet nga fisnikėria, rasti i kuzhinierėve. Pra, Bourdieu tregon qė jemi nė “kulturė tė gjinive tė ndryshme” meqė dominimi maskilist tenton “t`i ēhistorizojė” kėto role tė paravendosura, duke u pėrpjekur tė na bėjė tė besojmė qė kėto ndryshime janė natyrale “njė grua ėshtė medoemos e dobėt, njė burrė ėshtė medoemos i fortė”. Sigurisht qė letėrsia nuk ėshtė punė gjinish, Beauvoir, Woolf, Jelinek, Lessing, Morrison, Plat, etjer e kanė treguar mė sė miri kėtė.
Nė ato pak shkrimtare qė kemi a mund tė flitet pėr cilėsi dhe ku ėshtė mė e dallueshme nė prozė apo poezi.
Albanologu Robert Elsie nė studimin e tij “Njė fund dhe njė fillim”,[1] i konsideron gratė shqiptare mė fort si gra qė shkruajnė sesa si shkrimtare poete, qė i kushtėzon Shqipėria si vend tradicionalisht mysliman, ku femrat ishin realisht analfabete 40 vjet mė parė dhe gratė shkrimtare e poete nuk ishin dukuri e zakonshme. Kronologjia e tij radhit Adelina Mamaqin me “Ėndrra vashėrie” (1963), vėllimi i parė poetik botuar nga njė femėr nė Shqipėri, Zhuljana Jorganxhi, Natasha Lako, Adelina Balashi, Elsa Ballauri, Beatriēe Balliēi, Flora Brovina, Edi Shukriu, Elena Kadare qė me romanin “Njė lindje e vėshtirė” (1973), daton romanin e parė shqiptar tė njė gruaje, pėr tė shkuar te Mimoza Ahmeti me vėllimin e saj poetik “Bėhu i bukur” (1986) dhe “Sidomos nesėr” (1989), ku vė nė dukje risinė e saj nė temat personale dhe universale duke e cilėsuar virtuoze tė teknikės poetike. Por prapė saktėson se Shqipėria nuk ka patur kurrė njė grande dame tė poezisė sikundėr fqinjėt e Ballkanit, as njė Elisaveta Bagrjana si bullgarėt, as njė Desanka Maksimoviq si serbėt duke e justifikuar se njė brez mė parė gratė ishin analfabete dhe ngarkoheshin si kafshėt, njė shakull pėr me bajtė sipas Kanunit.[2]
Por qė nga vitet ‘90 deri mė sot nuk janė tė paktė emrat e krijueseve femra dhe as poezia dhe proza e tyre nuk mungon, ėshtė bėrė pjesė dhe e vendeve perėndimore: Elvira Dones, Ornela Vorpsi, Besa Myftiu, as vlerėsimet institucionale pėr autoret femra nė vend nuk kanė munguar, por nė kushtet e mungesės sė kritikės sė mirėfilltė letrare, kjo jo vetėm pėr letėrsinė e autoreve femra, nuk mund tė them asgjė pėr cilėsinė, kur letėrsia shqipe vuan nga mbiprodhimi i emrave krijues, por mendoj se ende letėrsia jonė nuk e ka njė Julia Kristevė bullgare as njė Flora Dozen kroate.
Sa qėndron ideja se ato ‘shkruajnė keq’ apo ne po kėrkojmė mė shumė se ēfarė mund tė japin ato nė letėrsi ?
Nuk i paragjykoj nė pikėn qė shkruajnė keq apo mirė. Fundja nyja e letėrsisė ėshtė stili, ai qė na bėn t’i dallojmė vetėm nga njė paragraf i shkurtėr autorėt. Kam pėrkthyer disa autorė tė huaj, ndėr to dhe dy autore femra, Eeva Kilpi dhe Carole Martinez, ku e para ėshtė pikėrisht pjesė e feminizmit europian, dhe pėrveē temės, fabulės, qė tėrheqin, ėshtė gjuha qė pėrdorin, stili i veēantė qė i dallon nga njėra-tjetra. Ndėrsa mė ka ndodhur tė jem nė librari, kam kaluar faqen e parė tė disa librave dhe kam mbetur e zhgėnjyer, thua se i ka shkruar njė dorė e vetme. Mbase mund tė jem rast i veēuar dhe tė tjerėve nuk u ka bėrė pėrshtypje ēfarė mė bėn mua, por mė ka ngacmuar ky detaj shumė: shkrimtaret shqiptare ngjajnė kaq shumė me njėra-tjetrėn, stili dallon, nuk pėrgjithėson, atėherė mos nuk ka prurje? Atėherė mos kjo letėrsi ėshtė nė rrezik? Ka vetėm kopertina dhe letėr? E has kėtė ngjashmėri tė shkruari qė dua ta quaj stil dhe te librat e pėrkthyer, madje romanet tė japin pėrshtypjen e stilit gazetaresk kur diferencat mes tė dyjave janė tė mėdha. Bota e letėrsisė jeton kohėn e postmodernizmit, dhe kjo tė vė pėrpara njė sėrė pyetjesh tė tjera: e ka kaluar modernizmin e shekullit XX letėrsia shqiptare ? Kur? Cilėt ishin ata qė ishin njėkohshėm me rrjedhat letrare botėrore me veprėn e tyre? Ku janė tendencat moderniste? A pėrbėn realsoci vlerė tekstuale? Cili ėshtė roli i realsocit nė postmodernizėm nėse pretendojmė tė jemi nė njė hap me letėrsitė e vendeve tė tjera? Mendoj se duhen parė si pjesė tė njė sistemi dhe njė letėrsie qė del nga totalorizmi dhe gjendet mes njė bote tjetėr tė letėrsisė pa zhvillimin natyral tė saj, pra nė kushte jonormale dhe e ka tė vėshtirė orientimin ku nėnkuptoj pikėrisht vlerat tekstuale. Pėr tė gjithė letėrsinė shqiptare, jo vetėm pėr atė tė femrave duhet tė jetė shqetėsim tashmė: “ēfarė mund tė japim nė letėrsi?”. Ēfarė mund tė themi tjetėr kur vetė kritika ende nuk e ka thėnė fjalėn e saj. Poezia dhe proza u nėnshtrohen analizave tė shumta, perceptohen tekstualisht… Jemi nė kushtet e vlerėsimit mediatik, kur orientimi i lexuesit bėhet me emra tė imponuar, pra media ėshtė institucion i vetėm vlerėsues. Por, poezia njeh dhe njė zhvillim tjetėr interesant ku pėrfshihen dhe institucionet, ka bėrė pėrmbysjen e madhe, nuk di sa aktivitete financohen nė emėr tė poezisė “elitare”, sa ēmime ndahen, sa emra konfirmohen si poetė, madje ka aktivitet vetėm pėr poetesha. Pėr prozėn ende nuk di tė jenė ndėrmarrė nisma tė tilla, e mos ndodhtė njė marri e tillė! Cilėsia mbetet e diskutueshme, shumė madje, dhe nė kushtet e njė letėrsie institucionale, ku autorėt e angazhuar dominojnė, kanė lidhje drejtpėrdrejt me politikėn, letėrsia e mirė nuk ka mbėshtetje, ėshtė e braktisur, jemi nė kushtet kur teksti ėshtė nė hije, autori qėndron para tekstit. Letėrsia jonė e pėrbuz tekstin e mirėfilltė letrar, ka zgjedhur dukjen para thelbit dhe kjo ėshtė e rrezikshme. Letėrsinė e mirė e gjen jo te emrat.
A mund tė themi se ka njė letėrsi feministe, nėse jo, a ka nevojė letėrsia jonė pėr njė rrymė tė tillė?
Termi i letėrsisė sė feminizmit ėshtė shfaqur nė vitet ‘60-‘70 me gjinokritikėn qė ka patur objekt poezinė dhe shkrimin e femrave si krijim artistik, duke marrė nė konsideratė “ndryshimet gjinore” me Luce Irigaray dhe shfaqjen e konceptit tė “shkrimit femėror” tė Helene Cixous, dhe “shkrim-gruaje” tė Beatrice Didier, njė ndėrmarrje e re dhe e madhe nė kritikė, ftesa pėr tė rilexuar veprat e autoreve femra me njė shikim tė mjeteve tė ripėrtėrira, lėvizje qė nė vitet ‘80 me Elaine Showalter qė zbulon termin e “diferencės” mė shumė nė pėrmasėn kulturore, ku u pėrqendrua mė shumė. ”Idetė mbi temėn e trupit janė thelbėsore pėr tė kuptuar si gratė konceptojnė gjendjen e tyre shoqėrore, por asnjė shprehje e trupit nuk e ēliron nga strukturat gjuhėsore, sociale e letrare”. Koncepti i gjinisė pėrkufizon feminitetin jo vetėm kur nuk ėshtė vėnė nė pah apo ėshtė i padukshėm, pėrcakton gjithmonė feminitetin nė raport me maskilinen duke vėnė nė pah qė natyra seksuale e femrės, e mashkullit gjithashtu nuk ėshtė vetėm natyrore por dhe kulturore. Mė vonė, koncepti i gjinisė largohet pak nga teoritė feministe dhe shfaqet nė pikėvėshtrim semiotik si element thjesht i diferencave seksuale. Nė fillimet e saj feminizmi si drejtim letrar ishte letėrsi femėrore bazuar nė skemat rrėfimtare dhe temat tradicionalisht tė shkrimtarėve burra, pastaj arrin tek letėrsia feministe qė pėrpiqet ta kundėrshtojė kėtė skemė dhe kėrkon tė drejtėn e saj pėr autonomi, nė fund ka pėrfunduar si letėrsi e quajtur letėrsi gruaje duke kėrkuar me ngulm identitetin e gjinisė. Letėrsia e gruas ėshtė bėrė totalisht e pavarur nė raport me skemat maskiliste, gjė tė cilėn letėrsia feministe nuk ia kishte dalė: ajo kundėrshton skemat e paracaktuara, pa kėrkuar tė shpikė tė tjera. Meqenėse kemi mungesė tė kritikės sė mirėfilltė letrare, dhe kemi shumė autore femra, pa e thėnė fjalėn e saj kritika, nuk e di nėse kemi apo jo letėrsi feministe. Nė kushtet e njė anarkie as nuk mund tė them se feminizmi do tė ndihmonte nė pėrmirėsimin e gjėrave por qė letėrsia do tė luante rol tė madh nė kulturėn shqiptare, kėtė e them me vetėdije tė plotė. Natyra njerėzore, shoqėrore apo psikologjike ėshtė pjesė e shkrimtarėve nė tekstet e tyre, dhe jam e bindur qė bota e femrės shqiptare pėrbėn kureshti dhe pėr lexuesin e huaj jo si njė viktimė e ndryshimeve tė sistemeve me prostitutėn, as me prostitutat e romaneve tė realsocit, qė sot na rezultojnė tė jenė cilėsuar tė tilla intelektualet e internuara (sa i dhimbshėm ky fakt letrar!), as me sekretaret e sotme tė zyrave qė i has si ndjellėse epshi, shkaktare divorcesh: duhet shpėtuar nga ky model personazhesh qė ndotin, tė stisura nė formėn mė tė keqe tė mundshme. Ekzotizmi duhet tė mbetet te Bajroni, ku femrėn shqiptare e kemi tė pikturuar me tė gjitha dhe pėr t’u lakmuar. Letėrsia ėshtė ushqim shpirtėror, ėshtė model, ėshtė frymėzim, ėshtė ndihmėse, arratisemi me njė libėr nė dorė, gjė tė ēmuar, e kemi bashkėbisedues, i besojmė, gjejmė tė pathėnat. Por kemi nevojė pėr identitetin tonė, tė shpėrfytyruar realisht. Jetojmė kohėn e ndryshimeve dhe kaoseve tė mėdha, kohėn ku pushtetet ndrydhin. Tė mos harrojmė qė Nobeli i fundit shkoi pėr njė shkrimtare qė mbase personazhin mė interesant tė saj pati “burrneshat shqiptare”, Alice Munro. Jam e bindur qė feminizmi e ka ēuar tek kjo mbetje e kanunit tonė. Dua tė them qė vėrtet letėrsia shqiptare ka shumė pėr tė thėnė dhe ende nuk e ka hapur gojėn dhe nuk ka nevojė pėr burrnesha shkrimtare, por pėr letėrsi tė mirė, vėmendje ndaj saj dhe vlerėsime nė bazė tė prurjeve dhe vlerave.
Aktualisht nė krye tė kulturės shqiptare ėshtė njė grua, nuk ėshtė hera e parė kjo, por a mendon se ato duhet tė jenė nė krah tė femrave artiste, apo kur marrin postin gratė bėhen njėsoj si burrat kur drejtojnė dikastere?
Feminizmi ėshtė term politik i ushqyer nga Marksi dhe Engelsi me barazinė gjinore. Po t`i shohim ftohtė gjėrat, feminizmi shqiptar kėto 23 vite ėshtė zhvilluar mė tepėr sipas atij tė tipit fuerist, feminizmi militant, i shekujve XVIII-XIX, nė kohėn e romantizmit, kjo jo vetėm se feminizmi nė Shqipėri njohu zhvillim nė kushtet e komunizmit dhe jemi dėshmitarė tė asaj qė femrat intelektuale shqiptare, qoftė dhe artiste, nuk kanė mundur tė dalin jashtė politikės, dhe suksesin e kanė vetėm kur janė tė pėrfshira politikisht, madje politika duket mėnyra e vetme pėr t’u pėrballur intelektualisht, pėr tė qenė femėr e suksesshme. Qė ėshtė njė grua nė krye tė kulturės shqiptare nuk e shoh si prioritet gjinor, nėse do tė ishte kjo do tė shkoja pėrsėri te Richard Rorty qė thotė “politika feministe bashkėkohore ėshtė mė e ngjashme me lėvizjen pėr heqjen e skllavėrisė nė shekullin XVIII sesa me komunizmin e shekullit XIX… por kur feminizmi na paraqitet mė shumė se njė ēėshtje e reformave tė veēanta, ai mund tė bėhet i ngjashėm me komunizmin e shekullit XX”.[3] Gjithsesi duhet tė kemi parasysh gjendjen nė tė cilėn ėshtė katandisur kultura shqiptare dhe veēanėrisht libri, pa mos thėnė qė ėshtė monopoli i parapėlqyer i medias dhe botuesve, pra libri ėshtė biznes i kėtyre tė dyjave, ėshtė gjetur rruga mė e lehtė pėr ta bėrė tė pranishėm nė media, spekulim i madh: shkrimtarėt janė tashmė gazetarėt, pjesė e panelave mediatike janė botuesit, ku kėta gazetarė janė autorė, pra libri ka kaluar nė rolin e njė produkti kozmetik, botuesit e shėrbejnė si produkt tė tillė te konsumatori, qė deri tani ka shijuar shown e gazetarėve-shkrimtarė e janė familjarizuar me pamjen dhe emrin e tyre e domosdo kanė fituar pushtet tė pakufishėm: kur kanė depėrtuar kaq lehtė te libri. Pėr arsyen e thjeshtė se pushtetet, ai politik dhe mediatik, japin e marrin vetėm me njėri-tjetrin, pra janė nė pozita shumė vėllazėrore, me shumė lehtėsi gazetarė-shkrimtarėt, gazetarė-politikanėt, sigurojnė njė vend dhe nė pushtetin qendror, pra tė gjithė kanė tradhtuar misionin e tyre, janė gjithēka. Mė ka mbetur nė mendje njė batutė nė njė rreth shoqėror kur njėri u shpreh, “kam dėgjuar pėr njė futbollist qė po shkruan roman.” Me pak fjalė ky ėshtė libri qė serviret pėr lexuesin, nė kėtė gjendje e gjen librin ministrja e re. Jemi njė vend qė nuk jemi pjesė e BE-sė dhe pengues mbetet korrupsioni. A do tė bjerė nė kurthet e paraadhėsve ministrja, kėtu ėshtė e gjitha. A do ta ēmontojė ministrja jonė ngrehinėn e korrupsionit, apo do tė vazhdojė punėn me ata qė deri tani kanė marrė fonde nga ministrat e mėparshėm, nga fondet e ndėrkombėtarėve dhe kanė abuzuar me to, do bėjė kėtė transparencė apo me po kėta njerėz do tė servirė kulturėn dinjitoze shqiptare, do tė vazhdojė me projektet e tyre? Kjo mbeten pėr t’u parė…! Pra, kemi njė grua nė krye tė njė institucioni tė rėndėsishėm nė kėto kushte. E kam pėrshėndetur emrin e saj kur u zgjodh bazuar nė qėndrimin e saj kritik ndaj dukurive qė kanė tė bėjnė me pėrkthimin, pėr dėmin qė i ėshtė bėrė letėrsisė me veprat e mėdha tė ardhura keq nė shqip, por a do tė mundė tė ngrihet mbi pushtetin duke patur busull shtetin ligjor dhe tė drejtės pėr t’ia kthyer vlerat letėrsisė, sepse janė tė uzurpuara. A do t’ia kthejė letėrsisė emrat e munguar? Trebeshina pėr 23 vjet i munguar, do tė na mungojė prapė?! E besoj qė letėrsia e do, kemi nevojė pėr pėrmasėn e tij. A do tė vijė libri i Kosovės nė libraritė e Shqipėrisė, do ta mėkojė sadopak plagėn e antivlerės institucioni i saj??? Do ta ēlirojė shtetin nga pushteti apo si tė tjerėt do bėhet pjesė e pushteteve, pėrfshi kėtu dhe atė tė parasė, korrupsionit, plaga qė po lėngon njė popull i tėrė? Duke shpresuar qė pikpamja e MacKinonnit se “burrat janė ashtu siē janė ngaqė kanė pushtet dhe se gratė qė arrijnė tė kapin format mashkullore tė pushtetit, do tė jenė kryesisht si ata”, nuk do pijė ujė pėr Mirela Kumbaron.
Cila ėshtė kostoja qė duhet tė paguajė njė femėr qė merret me letėrsi, pėrfshi edhe kėtu edhe pėrkthimin?
Shumė e madhe, deri vetėmohim! Por kjo nė kushtet kur barrierat mediatiko-institucionale janė tė pafundme. Letėrsia ėshtė kohė fizike qė pėrfshin lexime tė pafundme, shkrime, reflektime pėrfshi dhe angazhimet e tjera. Nuk ėshtė profesion, por mjeshtėri, art qė nuk tė siguron jetesėn. Duhet tė kesh njė punė pėr tė pėrballuar jetėn, ndėrkohė t’i pėrkushtohesh dhe pasionit tėnd. Gjithsesi krijimin e mbaj larg rutinės qė ai tė paktėn tė mos i ngjajė asaj. Nė Shqipėri ėshtė si mallkim tė merresh me art, dhe nuk pres asgjė pėrderisa letėrsia ime gjendet vetėm nė Kosovė dhe ende nuk ėshtė te lexuesi i Shqipėrisė.
[1] Robert Elsie, “Njė fund dhe njė fillim. Vėzhgime mbi letėrsinė dhe kulturėn shqiptare”, Buzuku, Prishtinė 1995, faqe 88.
[2] Po aty, f. 101. “Filozofia dhe e ardhmja”, Richard Rorty, fq 175, autorėsia: Adriana Anxhaku
(gilbushati.blogspot.fr