Dr. Ardian MUHAJ
Shkrimi i nje libri eshte permbyllja e rrugetimit te nje ideje, i shume perpjekjeve dhe i nji pune te gjate e kurrsesi te lehte. Vetem pasioni per dijen dhe deshira per te dhene kontributin vetjak per kulturen e shoqerine e kthejne kete rrugetim jo te lehte ne sukses.
Kur per nje teme te randesishme dhe per te cilen flitet perdite ne vatrat e tavolinat shqiptare eshte shkruar shume pak, atehere kjo perpjekje merr nje permase shume me permbajtesore dhe kthehet ne nji nevoje kulturore e diturore. Marrdheniet shqiptaro amerikane jane padyshim shume te rendesishme, por numri i punimeve qe jane shkruar mbi keto marrdhenie e mbi kete teme eshte shume i paket.
Ne kete kuptim autori Fatmir Keqi jo vetem ka sjelle nji liber te nevojshem, por njikohesisht edhe nji punim me nji trajtim te veçante e shume original.
Idete, te dhenat, argument, faktet dhe argumentimet e librit eshte e pamundur te permblidhen ne pak fjale, por nji nga veçorite e qasjes dhe kendveshtrimit origjinal te autorit eshte fakti qe realiteti shihet me shume objektivitet dhe kerkohet me shume te kuptohet, shpjegohet e pasqyrohet dhe jo te fshihet, tjetersohet e te retushohet. Qe ne titull kjo duket qarte.
Ne ato pak punime te botuara mbi marrdheniet e shqiptareve me Shtetet e Bashkuara krijohet ideja se amerikanet nuk e njohin realitetin shqiptar, nuk e dine se shumica e shqiptareve jane te besimit mysliman, dhe prandaj mbeshtetja qe Shqiperia dhe shqiptaret kane gezuar historikisht nga SHBA dhe simpatia qe shqiptaret kane per SHBA eshte pasoje e nji mosnjohjeje te realitetit reciprok apo me keq e nji keqkuptimi apo gabimi.
Perkundrazi, autori Fatmir Keqi e shtjellon dhe e arsyeton kete perputhje interesash e prirjesh mes dy popujve duke e pare direkt e ne sy, me fakte dhe mbi te gjitha me nje logjike arsyetimi shume te rralle.
Ne kete menyre na jep nje ide dhe shpjegim krejt tjeter, shume logjik, plotesisht objektiv dhe te mirembeshtetur ne fakte se marrdhiet e mira mes dy popujve nuk jane pasoje e mosnjohjes, nuk jane pasoje e moskuptimit por perkundrazi, e njohjes dhe e kuptimit te ndersjellte.
Libri Shqiptaret, Islami dhe Demokracia Amerikane i autorit Fatmir Keqi, vjen edhe si nje kontribut i nje shqiptari qe jeton dhe punon në USA dhe që i sheh marrdhëniet mes shqiptarëve dhe Shteteve te Bashkuara nga rrafshe të shumëfishta këndvështrimi: historik, gjeopolitik, kulturor, diplomatik dhe natyrisht atdhetar e human.
Nga ana e strukturës libri ndahet në tri pjesë dhe 10 kapituj. Pjesa e parë përmban tre kapituj. Konkretisht në kapitullin e parë me titull “Postomunizimi”, jepet një pasqyrë e gjendjes së shqiptarëve në vitet e postkomunizmit dhe i arsyeve së mossuksesit të shoqërisë shqiptare për të tejkaluar pasojat dhe mendësitë e komunizmit. Kapitulli i dytë me titull “Shqiptarët sot”, përqëndrohet tek problemet përmes të cilave kalon shoqëria shqiptare në krejt trojet etnike, por duke theksuar edhe mundësitë që ekzistojnë për përparimin e shqiptarëve, pavarësisht vështirësive.
Për të kuptuar gjendjen e shqiptarëve sot, është e domosdoshme një shqyrtim i historisë shqiptare. Prandaj në kapitullin e tretë, autori Fatmir Keqi sjell këndvështrimin e tij interesant dhe të mirëfaktuar mbi historinë e trojeve tona nga lashtësia deri në fundin e pushtimit romak. Vijon ky shqyrtim historik në linjë të drejtë kronologjike në kapitullin pasues titulluar, “Barbarët, kryqzatat dhe shkatërrimi i perandorisë bizantine”. Në kapitullin e pestë autori shpalos këndvështrimin e tij mbi periudhën e fuqizimit të principatave shqiptare dhe ardhjen e osmanëve në këto troje.
Kapitulli i gjashtë përbën një kulmim origjinaliteti dhe thellësie këndvështrimi që haset rrallë në autorët shqiptarë. Në këtë kapitull Fatmir Keqi shtjellon vlerat e gjuhës dhe kombësisë për qenien tonë shqiptare, por njëkohësisht si rrallëkush u jep meritat shpesh të anashkaluara nanave shqiptare, në ruajtjen e gjuhës dhe kombësisë shqiptare.
Pas këtij kapitulli shumë original dhe shumë interesant vijon në kapitullin e shtatë të titulluar “Shqiptarët, osmanët dhe ndërkombtarët: 1500-1878”. Padyshim që shqyrtimi i kësaj periudhe dhe i marrdhënieve shqiptaro-osmane dhe ndërkombtare i shërben autorit për të hyrë i sigurtë dhe me shumë të dhëna dhe ide me interes në thelbin e shqyrtimit të marrdhënieve shqiptaro-amerikane, të cilave u kushtohet kapitulli i tetë me titull “Pavarësia dhe fillimi i marrdhënieve shqiptaro-amerikane në vitet 1908-1939”. Marrdhëniet shqiptaro-amerikane nga pushtimi italian i vitit 1939 e deri në vitin 2020 shqyrtohen në kapitullin e parafundit dhe të dhënat e paraqitura, ashtu sikurse idetë dhe analiza e ngjarjeve dhe figurave historike janë të një rëndësie themelore për kuptimin e marrdhënieve të sotme ndërmjet dy shteteve dhe popujve në aleancë, shqiptarët dhe SHBA.
Autori nuk bën një përmbyllje të thjeshtë të librit, por i kushton një kapitull të plotë përfundimeve dhe sintezës së ideve të shqyrtuara përgjatë gjithë librit. Për këtë arsye kapitulli i fundit, shqyrton në mënyrë të përmbledhur, të qartë dhe origjinale marrdhënien e trefishtë ndërmjet shqiptarëve, fesë së shumicës së shqiptarëve dhe demokracisë amerikane.
Libri i autorit Fatmir Keqi, Shqiptaret, Islami dhe Demokracia Amerikane, është botuar në Tiranë, nga shtëpia botuese prestigjioze Ars et Academic Publishing, në këtë vit që po lëmë pas dhe gjendet në të gjitha libraritë kryesore të Tiranës dhe Shqipërisë, si edhe në Prishtinë e Prizren dhe mund të porositet online përmes librarive të shitjes online www.shtepiaelibrit.com dhe www.librat.al .
Për lexuesit në USA, ku edhe interesi është edhe më i madh, është në proces përkthimi i librit në anglisht dhe botimi në gjuhën angleze, që do të përbënte edhe një kontribut të shtuar dhe të nevojshëm për njohjen e realiteteve historike shqiptaro-amerikane edhe nga publiku amerikan dhe në përgjithësi anglishtfolës.
Dr. Ardian MUHAJ