Prof.Asc.Dr. Gëzim MUSTAFAJ/
Është mjaft e vështirë të japësh definacione përfundimtare në një kohë që ndryshon kaq shpejt. Është epokë në të cilën ndodhin ndryshime të jashtzakonshme. Jetojmë në epokën e asaj që me të drejtë është quajtur epoka e infomacionit. Në mënyre paradoksale, vetëm 400 përdorues kishte interneti në 1989 dhe këta kryesisht universitar apo zyrtarë. Ndërkohë as më vizionarët nuk mund të parashikonin që ky numër do të shkonte jo më pak se 580 milion përdorues pas 10 vjetësh, dhe me një intensitet me një numur që dyfishohet në çdo 100 ditë.
Dhjetë vjet pas rënies së Murit të Berlinit, me hapsirën që krijuan njerezit për të komunikuar në mënyrë elektronike, nuk ekzistonin më mure dhe kufij gjeografik. Teknologjia bëri atë që asnje ideologji për vite të tëra nuk mundi ta arrij. Por, ndërsa teknologjia ka krijuar hapsira për një shkëmbim global të ideve dhe ideologjive, duke e bërë globin edhe më të vogel, ajo nuk arriti me të njëjtin sukses për ta bërë atë edhe më paqsore. Kjo është fusha ku luhet sot, tërësisht nën presionin e teknologjisë, informacionit, ideve. Orientimi në këtë hapsirë me kaq shumë sfida vërtetë është një pozicion i vështirë, por që në të njëjtën kohë zbulon edhe liderët.
Drejtuesi dhe lideri nuk mund të ndahen; midis tyre nuk mund të vihet kufi, për vetë faktin e konceptimit shumëdimensional dhe shumëplanësh. Është kjo arsyeja që me drejtim, para së gjithash nënkuptojmë dimensionin njerëzor, parashikimin e qëllimeve, motivimin dhe nxitjen, demonstrimin e iniciativës, menaxhimin dhe shfrytëzimin e rasteve, zotërimet kompetente të të rejave teknologjike, vullnetshmërinë, moralitetet dhe shpresat e bazuara në realizimin e qëllimeve. Të gjitha këto janë të lidhura pazgjidhshmërisht edhe me parimin se e djeshmja, sido që të jetë, është një element i traditës e cila shërben si urë lidhëse midis brezave, për të krijuar vijimësinë në të ardhmen. Megjithatë, në fushën e filozofisë së drejtimit duhen rrënjosur konceptet për të cilat i duhet referuar Albert Ajshtajnit, i cili thotë: “Nuk është më vështirë të ndash bërthamën e atomit, sesa të thyesh një koncept.”
Sot më tepër se kurrë, kërkohet përshtatja teknologjike me kërkesat e kohës duke eleminuar ndjekjen verbërisht sipas traditës. Tradita ruhet e respektohet, brenda limiteve të mundshme, por kërkesat teknologjike detyrimisht zbatohen për të ecur me hapin e kohës. Kur marrim sistemin demokratik si pikë referimi dhe e shqyrtojmë atë shumëanshmërisht dhe shumëdimensionalisht, do të vërejmë se nuk ka gjë më praktike se sa një teori e mirë. Për një lider termat kyç të sistemit logjik si, politika, ekonomia, shkenca, teknologjia, ligjet, lufta, mekanizmi, parandalimi i luftës janë çështje të filozofisë së përhershme të analizës rajonale e globale të situatës dhe të evolucionit. Vetë energjia njerëzore e lidërve mund e duhet ta japin këtë. Rruga e formimit të liderit është e gjatë.
Hapat dhe bumi teknologjik kanë bërë që të futen në masë aplikacioni i simulimeve kompjuterike, kjo jo vetëm në vendet me ekonomi të fuqishme, por edhe në shumë vënde të tjera. Kjo sjell lehtësime për situata të improvizuara nga më të ndryshmet e të larmishmet dhe çka është më e rëndësishme, pa harxhuar mund e energji, nisur nga situatat simuluese. E shprehur ndryshe, lideri i ardhshëm është në gjendje që në “laborator” të organizojë gjithçka, ndoshta dhe “të vritet”, përsëri të ngrihet dhe sërish të drejtojë, pa qenë e nevojshme të vihet në provë në beteje të vërtetë. Kjo e vendos liderin e ardhshëm në pozita të mira që të dijë të marrë vendime dhe të shikojë rezultatin e vendimit të marrë, pa pasur nevojë që të harxhojë.
Sipas Warren Bennis, në vepren e tij, “On Becoming a Leader”, lideret vijnë në forma, ngjyra, dhe shfaqje nga më të ndryshmet, në gjini moshë dhe pamje. Por, pamvarësisht nga ndryshimet duket se ato përmbajnë edhe disa karakteristika të përbashkëta si:
Vizioni si elementi baze i lidershipit. Lideri ka ide të qartë për atë se çfarë ai dëshiron të bëj profesionalisht dhe përsonalisht dhe të rigjej forca të mjaftueshme për tu ripërballur me sfidën edhe kur ai nuk arrin suksesin. Lideri e di se ku po shkon, dhe pse, por ai di edhe pse nuk mund të shkohet më tej.
Pasioni është një tjetër element bazë i lidershipit. Një pasion që nuk mund të fshihet, i kombinuar me një pasion të veçantë për një prirje, për një profesion për një kurs veprimi. Lideri dashuron atë që kryen. Tolstoi thotë që shpresat janë ëndërra e njërëzve të gjallë. Pa shpresë, nuk mund të mbijetohet, nuk mund të ecet në një progres sa do të vogel. Njërëzit që shfaqin pasion japin shpresë dhe frymëzim për të tjerët.
Integriteti. Mendohet që janë tre momentet kryesore të integritetit: njohje e vehtvetes, sinqeriteti dhe pjekuria. Të njohësh vehten është një nga momentet më të vështira. Ai buron nga ndershmëria e të menduarit dhe të vepruarit, një përkushtim në parim dhe një saktësi në tërësi. Pjekuria është e rëndësishme për një lider, sepse të drejtuarit nuk është thjesht të tregosh apo të urdhërosh të tjerët. Duke zotëruar këto kualitete liderët mund të inkurajojnë të tjerët. Integriteti është bazë e besimit i cili nuk është aq shumë element i lidershipit sesa produkt i tij. Është një kualitet që mund të fitohet. Ai meret nëpërmjet bashkëpunimit nëpërmjet mardhënieve me pasuesit, por pa të cilin lideri nuk mund të funksionojë.
Kurioziteti dhe guximi. Liderët kërkojnë në çdo gjë, dëshirojnë të mësojnë më shumë se çfarë ata mundin, ata kanë vullnetin të rrezikojnë, të eksperimentojnë, të përpiqen në gjera të reja. Ata nuk tremben nga dështimet, por kufizojnë gabimet dhe mësojnë prej tyre. Të mësuarit nga vështërsite është një tjetër elementë që do të ndeshet në të gjithë rrugen e liderit.
Lideret zbulojnë vetveten. Ata nuk janë, meqë ra fjala të krijuar ne një seminar apo siç pretendojnë shumë teoricien nëpermjet leksioneve. Grekët e lashtë besonin që performanca bazohej në një ekuilibër përfekt të erosit dhe të standartit, të ndjenjës dhe të mendimit, të cilat sëbashku lejonin për të kuptuar botën në të gjitha nivelet.
Pjesa më e madhe e jetës moderne varet në kompjutera dhe në rrjete kompjuterike. Për shumë njerëz, ndërveprimi më i dukshëm që ata kanë me kompjuterin është shtypja në tastierën e tij. Pothuaj çdo njeri në fushën e biznesit apo në struktura qeveritare varet nga komunikimi elektronik; telefon, faks, e-mail, apo mesazhe të menjëhershëm të cilët në mënyrë të dukshme mundësohen nga kompjutera. Pjesa më e madhe e sistemeve kompjuterike janë pjesë e një rrjeti, kryesisht nëpërmjet koleksionit të pafund të rrjetit kompjuterik global të njohur si internet. Një zhvillim i ri është edhe tendenca për të integruar aftësitë kompjuterike në të gjitha pajisjet dhe sistemet e integruara të rrjetit në një shkallë më të lartë. Këto zhvillime i kthejnë shumë sisteme kompjuterike dhe sisteme të komunikimit kritike në vetëvehte dhe për më tepër, ato bëhen pjesë e të tjera lloje infrastrukture kritike, nga sistemet e energjisë te ato të transportit.
Tipari më i rëndësishme për çdo drejtues është të mendojë dhe komunikojë idetë e tij në mënyrë efektive. Lideri duhet të vlerësojë bazat e sistemit të informacionit të sotëm dhe rolin e tij në rrethanat dhe impaktet strategjike. Shumë ende nuk po arrijnë të kuptojnë që shpërthimi i informacionit ka ngritur një valë batice me impakte ndryshimesh që prekin thellësishtë si strukturat ashtu dhe drejtuesit. Informacioni dhe teknologjitë e tij po bëhen gjithnjë edhe më dëndur elemente në përmirsimin e proçeseve analitike dhe vendimmarrëse. Shumë procese, sot, realizohen nëpërmjet aplikimit të kompjutrave, komunikimit, sistemeve menaxhuese të informacionit ndaj edhe një raport i drejtë me ndikimin e tyre krijon epërsi me periudhat e mëparshme. Shumë drejtues ende janë në vorbullën e dilemës me efekte pozitive apo negative të influencës së teknologjisë në epokën globale të informacionit. Edhe pse disa, fillimisht ndjehen vështirë për tu adaptuar në këto ndryshime, eksperienca tregon që kur adaptohet një teknologji e re, sistemet ndihmojnë në marrjen e vendimeve mjaft të vështira duke dhënë zgjidhje efektive. Sistemet e informacionit janë bërë të nevojshëm e jetik në të gjithë aspektet e mjedisit strategjik dhe në punën e drejtuesve. Liderat dhe drejtuesit e sotem këtë ose nuk po e kuptojnë, ose nuk duan ta kuptojnë. Në gjykimin tim, sot lidershipi është në një krizë globale, prandaj kërkohet një ndryshim drejt Liderit të vërtetë dhe çka është më e rendësishme drejt një Lideri të besueshëm.
New York Shtator 2023