Te Korce firmosin mesfushori Gjergj Muzaka dhe sulmuesi Andi Ribaj. Largohet Kerciku, ne pikepyetje kroati Pero Pejic.
Ne Kukes nenshkruajne Cikalleshi, Hysa, Dragoi dhe Smajli.
Nga Albano Kolonjari
Ne prag te dy ndeshjeve te fazes “play-off”, per Europa Lige, skuadrat e Skenderbeut dhe Kukesit po perforcohen me blerje te reja. Ja cfare po ndodh me skuadrat tone por edhe ne kundershtaret tane.
Skenderbeu!
Skuadra Cernomorets Odesa kundershtari i Skenderbeut ne Europa Lige, fitoi diten e diele me rezultatin 2-1 me Dinamon e Kievit ne fushen e kesaj te fundit. Ne kete takim per Odesa luajti dhe mbrojtesi shqiptar Kristi Vangjeli. Ndersa fantazisti Elvis Bakaj nuk u aktivizua per shkak te demtimit. Klubi i Odesas beri te ditur se Bakaj do te jete i gatshem per takimin ndaj Skenderbeut. Per te dy shqiptaret e Cernomores takimi ndaj Skenderbeut do te jete i vecante pasi ata luajne perballe nje skuadre shqiptare dhe miqeve te tyre. Per Kristi Vangjelin kjo ndeshje do te jete historike pasi ai luan perballe skuadres se vendlindjes se tij Korces. Nga ana e tij Skenderbeu ndersa pergatitet te takimin e SuperKupes me Lacin, ka perforcuar rradhet me dy blerja te reja. Mesfushori Gjergj Muzaka dhe sulmuesi Andi Ribaj nenshkruan kontratat me klubin bardhekuq dhe ne sezonin e ri do te luajne per korcaret. Drejtuesit e Skenderbeut bene te ditur se mesfushori Kerciku u la i lire pasi ai nuk eshte ne planet e teknikut Mirel Josa. Gjithashtu klubi eshte ne bisedime me Fagun, Dimo dhe Vrapin, por fati i tyre do te vendoset pas takimit te SuperKupes. Nga ana tjeter klubi do te duhet te vendose se cfare duhet te beje me sulmuesin Pero Pejic, i cili ka kerkuar rinovim me ngritje rroge. Tekniku Mirel Josa preferon ne sulm Morinen dhe Ribaj. Mesa duket do te jete takimi me Lacin qe do te vendose fatin e kroati Pejic.
Kukesi !
Pas dy blerjeve te disa dite me pare Dragoit dhe Smajlit, skuadra e Kukesit firmosi sot me sulmuesit Sokol Cikalleshi (Besa) dhe Vilfor Hysa (Kastrioti). Sipas drejtueseve te ekipit verior :”Kukesi nuk synon vetem kalim e turit perballe skuadres turke Trabzonspor, por ne objektivat e saj eshte fitimi i titullit kampion per sezonin e ri 2013-2014”. Presidenti i skuadres Gjinci, dhe drejtori teknik i skuadres Sulejman Starova, prezantuansot dy blerjet e reja. Skuadra e Kukesit erdhi sezonin e kaluar nga kategoria e pare. Dhe ne sezonin 2012-2013 arriti te shpallej nenkapionia e Shqiperise. Por supriza Kukesi nuk ndalon ketu. Skuadra Kuksiane arriti te kaloje tre turne ne Europa Lige duke u bere keshtu skuadra e pare Shqiptare qe kalon ne keto nivele. Perballe Kukesit do te jete skuadra e njohur turke Trabzonspor e cila nga ana saj ka filluar pergatitjetduke e cilesuar Kukesin nje skuadre shume te mire. Skuadra turke eshte perfuar me mbrojtesin Hose Bosingua i cili ka luajtur me pare me Celsin dhe Park Rejnxhers. Mediat turke bejne te ditur se klubi eshte ne bisedime edhe me sulmuesinnn Ibrahim Ture. Nderkohe qe mesohet se presidenti i FK Kukesit Safet Gjici, ka pasur bisedime edhe me mesfushorin shkaterues Davor Batic dhe sulmuesin Migen Memelli qe te dy ish lojtare te Flamurtarit te Vlores