Shumica e amerikanëve kundër sulmeve ajrore ndaj Sirisë
Presidenti Barack Obama dhe disa ligjvënës të rëndësishëm amerikanë po mbështesin hapur dhe me forcë një sulm ushtarak ndaj Sirisë, por duket se ata do të duhet të përpiqen më shumë për ta binduar publikun amerikan për këtë çështje.
Një anketë e përbashkët e gazetës Washington Post dhe ABC News arrin në përfundimin se 59 e amerikanëve të përfshirë në anketë e kundërshtojnë një sulm me raketë ndaj qeverisë sirian, dhe 36 për qind e tyre e mbështesin sulmin.
Sipas anketës, mbështetja për sulm ajror rritej nga 36 për qind në 46 për qind, në se në këtë sulm do të përfshiheshin edhe Britania dhe Franca. Një tjetër anketë e kryer nga qendra kërkimore Pew, arrin në përfundimin se numri i personave që janë kundër sulmit ajror është më i madh se i atyre që e mbështesin atë. 48 për qind të anketuarve ishin kundër fillimit të sulmit ndaj Sirisë dhe 29 ishin në favor të tij, sipas anketës së Qendrës Kërkimore Pew.