

Bashkia Malësi e Madhe/
Festivali më unik në Shqipëri, ku kënget e bukura të traditës, vallet e trashëguara ndër breza, folklori i pasur, etnografia madhështore dhe ritualet e lashta na lidhin thellësisht me rrënjet tona, ku gjithmonë do të ndihemi krenar dhe përgjegjës për t’i ruajtur dhe kultivuar nga brezi në brez ![]()
Në vendin magjik të Qafës së Predelecit zgjodhëm më të bukurën: “Mis Bjeshka” vajzën Liljana Lashaj nga Selca. Ndërsa çmimet e tjera shkuan për vajzat: Anxhelika Sterkaj – Zana e Maleve, Mary Camaj – Xhubleta më e bukur, Monika Ulaj – Shtojzovallja e Bjeshkëve, Mikejla Nonaj – Kërcimtarja e Logut ndërsa vajza Nexhmije Dedushaj është zgjedhur për të konkuruar në “Miss Universe Albania”.
Logu i Bjeshkëve 2024, rikthim tek rrënjët! ![]()
![]()