Shkruan:Saranda R.Shala/
Serialet turke,italiane,spanjolle, arabe,indiane, viteve të fundit kanë arritur të pushtojnë grupmosha të ndryshme.Nuk shikohen vetëm nga shtëpiaket por edhe fëmijët janë të prekuar nga këto telenovela.Ato tashmë janë bërë pjesë e jetës së çdo familje shqiptare.
Në çdo serial nuk sheh tjetër përveç transmetime të emocioneve e ndjenjave të ndryshme,nga ato të xhelozisë,tradhëtisë,urrejtjes,ngrohtësisë,dashurisë e çfare nuk do të gjeni tek to.
Përvec ndikimit negativ duke transmetuar kultura orienti,turke,arabe,etj. Këto seriale përvec argëtimit, janë shqetësuese për vet faktin që tregojnë vlera të ulta edukative, pseudoartistike,të stërngarkuara emocionalishtë.
Ngjarjet të cilat plasohen nëpërmjet protagonistëve dhe personaheve që luajnë,kanë bërë që pjesa më e madhe të mos dinë të dallojnë atë se cfare është imagjinative dhe reale.Kjo ndikon po ashtu dhe në jëtën e përditshmë,sa njërëzit fillojnë të imitojnë sjelljen e tyre duke dalur plotësishtë nga vetja.
Fillojnë të bëjnë tamam jetë seriali,të vishën,të kërkojnë jetë luksoze,të ndahen të bashkohen,të gjejnë dashuri pasionantë sic ndodh aty,e nganjherë tek disa çifte mund të vij dhe tek ndarja,pasi këto seriale mund t’ju sjellin dhe nostalgji per dashuritë e humbura.
Telenovelat e tilla bejnë personin me pak aktiv në jetën shoqerore.Shfrenimi pas tyre është vrastar i kohës,ngujohen brenda mureve duke u shmangur me jetën reale.
Nëse ju rastis të jeni të pranishëm aty ku shikohën telenovela,në komentimin dhe komunikimin i cili bëhet nga shtëpiaket, mund të plasin dhe të qeshura. Nganjëherë përvec lotëve,fillojnë të mallkojnë personazhet.
Ne si popull jemi munduar gjithmonë t’i ikim kulturës turke,pasi që me shekuj kemi vuajtur imponimin e tyre.Më e mira do të ishtë që mediet tona të sjellin seriale vendore dhe të promovojnë vlera kulturore shqiptare.
Jakov from Israel says
Me pelqen komenti lidhur me mketo telenovela te neveriteshm sepse kjo semundje keline ulkea pllakosur edhe ne shtepine time ku ime shoqe eshte teper e apasjonuar pas tyre dhe ketu na ka lindur antagonizmi .Une nuk i dua fare keto lloje filmash qe shkakotojne vetem lote mjaft te kripur dhe te cojne deri ne depresion .Ndonjehere i shoh nga halli sepse ne sallonin ku rrijme zakonisht ,kemi programe shqip .Per keto filma ime shoqe ,nuk u pergjigjet ne skyp as familjareve te saje ne Shqiperi .Le pastaj te flas per nivelin e tyre te ulet artistik ku zgjidhjet behet vetem permes mekanizmit Deua ex machina .Ato jane te mbushura plot gabime edhe ne skenaret e tyre qe jane shpesh per tu qare ashtu sic shkaktojne edhe lote tek nje shtrese jo e formuar mire ,por qe demtojne se tepermi .kur ka plot stacione te tjere si Dixhi autore ku mund te shohesh perdite filma prestigjioze .Shkurt -telenovelat na kane shkaktuar grindje ndonje here dhe per kete i urreje .I lutem te mos sollni me te tille filma si ato hindjane qe jane te nje niveli teper te ulet artistik.Ato futen ne grupin e filmave per te qare e per tu qare .I lutem zotit Dumani vecanerisht te mos shohi vetem cmimin e ulet te filamave qe blen ,por ate qe cfare u sevir ai telespektatoreve ,para te cileve ai mban pergjegjesi per pocaqite qe paraqit ne ekranet tona .Boll me plehra -spektatori shqipare nuk duhet te bjere ne ate nivel ku e cojne filmat tuaja, si drejtor programesh Sillni filma te kushtueshem por me nivel e jo si ato qe shohim perdite dhe pa mbaruar njeri fillon nje tjeter me damlla se i pari .Ne se pastaj ke vendosur te sjellesh filma vetem per plakat shtepijake –je ne rruge te drejte se po i con ne rruge te shtrember .Faleminderit po qe se e lexon komentin qe do te te bej mire .