Piktori Gazmend Freitag nga Linz në Austri rrëfen për Diellin e Vatrës në New York, projektin e tij artistik “Lulëzimet”. Në një bashkëbisedim me Editorin e Diellit Sokol Paja, Artisti Freitag shprehet se në pikturë tek personazhet e tij mundohet ta paraqesë qenien e tyre të jashtëzakonshme, elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën dhe mesazhin.
ARTI SI AMBASADOR I PIKTURËS SHQIPTARE NË AUSTRI
Arti Shqiptar është i madh ndërsa unë jam një piktor i vogël, por që mundohem me punën time ta përcjelli imazhin pozitiv të pikturës së bukur shqiptare. Një vend të posaçëm në artin tim, zënë portretet e personalitetëve të njohura nga arti dhe letërsia Shqiptare, të cilët kanë qenë edhe inspirim e udhërrëfyes per formimin e karrierës sime si artist: Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani, Gjergj Fishta, Aleksandër Moisi, Nënë Tereza, Nexhmije Pagarusha, Havzi Nela, Martin Camaj, Ali Podrimja, Esad Mekuli, Ibrahim Kodra, Princesha Shqiptare Fevzia, Ibrahim Rugova, Bekim Fehmiu, Krist Maloki, Lasgush Poradeci, Anton Çetta e shumë e shumë të tjerë.
LULËZIMET..PROJEKTI PËR BOTËN ME LULE
Aktualisht jam duke punuar në projektin BLÜTEN, pra Lulëzimet. Çfarë do të ishte bota jonë pa lulëzimet? E vetmuar dhe e shprazët. Gjithçka që ne njerëzit por edhe kafshët ushqehemi – lisat, bari, frutet, pemët, salatat, gruri, barishta mbi ujë e tjera… egzistojnë vetëm kemi lulëzimet të cilat duke lulëzuar ftojnë për shumëzim dhe e mundësojnë këtë. Nga shumë këto lulëzime në hapsirën e jetës sonë, kemi disa prej tyre të cilat falënderuar bukurisë së tyre neve njerëzve na bëjnë të ndjehemi të lumtur. Disa prej tyre, ju përkushtoj vëmendje me projektin tim të ri. Në pikturë mundohem ta paraqes qënien e tyre të jashtëzakonshme, elegancën e tyre, ngjyrat, format, strukturën me artet e tyre. Pse? Sepse ndjej kënaqësi dhe pse lulzimet me bukurinë e tyre të natyrshme, neve njerëzve në situata të vështira na dhurojnë ngushëllime dhe shpresa!
BASHKËPUNIMET ME AMBASADAT E SHQIPËRISË DHE KOSOVËS NË VJENË
Me Ambasadën e Shqipërisë në Vjenë kemi realizuar bashkëpunime kulturore, falënderuar edhe Ambasadorit zotit Roland Bimo. Në hapësirat e Ambasadës kam pasur piktura të prezentuara 3 vite me radhë. Ndërsa në Ambasadën e Kosovës me iniciativën e zotit Isa Kosumi, planifikoj një ekspozitë në këtë vit. Këtu do ti prezentoj 20 grafika në letër, portrete të personaliteteve nga kultura dhe letërsia shqiptare, e të cilët nuk janë në mesin tonë. Pra, një homazh!
ARTI SI PIKËTAKIM KULTURASH, TRANSFORMIMESH DHE IDESH Bota jonë do të ishte e varfër pa art! Ēshtë e vërtetë, se arti është urëlidhëse mes popujve dhe diversiteteve kulturore që ka ajo. Duke e njohur njëri-tjetrin, duke shkëmbyer përvojat dhe duke takuar tjerët me respekt, ne mund ta mbrojmë paqën dhe planetin si hapsirë e egzistencë së mbarë njerëzimit.
PIKTURA DHE ARTI NË TROJET SHQIPTARE
E dua shum pikturën shqiptare. Shpresoj se një ditë do të vij koha ku do ti vizitoj muzetë dhe galeritë shqiptare për tu njohur për së afërmi. Mesazhi im për artistët e rinj: Beso në vete dhe në punën tuaj. Arti ësht i gjatë!
GAZMEND FREITAG …
Unë quhem Gazmend Freitag, lindur më 1968 në Pataçan i Poshtëm, Kosovë. Aktuakisht jetoj dhe veproj si piktor në Linz, Austri. Mediumi im ësht pikturimi me ngjyra vaji në kanavace por edhe grafikat me laps dhe tushe në letër. Në gati 20 vitet e fundit kam organizuar ekspozita personale por edhe të përbashkëta në Austri, Itali dhe Sllovaki. Më pëlqen ta zhvilloj stilin e realizmit dhe impresionizmit, por jo me shumë saktësi duke hyrë ne detale, por duke i lën hapsirë edhe vështruesit ta shijoj dhe krijoj mendimin e vet. Gazmend Freitag:www.gazmendfreitag.com