Nga Albano Kolonjari.
FK Lushnja fitoi takimin me bardheblute me rezultatin 2-1, duke siguruar tre pike shume te rendesishme. Tirana apo “zonja” e kampionateve shqiptare e shikon veten ne fundin e tabeles vetem me 10 pike. Tekniku lushnjar Artan Bano thote se:”Ishte nje fitore me shume vlera per skuadren. Luajtem me pese mbrojtes dhe me kundersulm pasi nuk e kemi kontigjentin e nevojshem per te realizuar nje loje onfensive. Dalja me karton te kuq i Bakiasit dhe goli i pesuar na e veshtersoi shume punen. Ekipi nuk ka eksperiencen e duhur, dhe ky sezon eshte shume i veshtire, prandaj duhet te marim pike ne cdo ndeshje”.Nga ana saj Tirana u drejtua nga Sokol Bulku, pas largimit te A.Gallos nga drejtimi bordello. Bulku u shpreh se:”Jam shume i zhgenjyer nga rezultati dhe menyrat se si i pesuam golat. Kisha shume deshire at fitoja kete takim. Ne nuk arritem te perfitonim nga epersia numerike dhe volumi qe krijuam ne fushen e lojes pasi Lushnja u mbyll ne mbrojtje”.
Lajme aspak te mira vijne nga takimi Kastrioti-Bylis 2-1. Pas pamjeve filmike te takimit, eshte hedhur ideja e nje tolerimi ne fushe nga ana e Bylist. Skuadra krutane qe renditet ne vendet e fundit, kaloi ne avantazh J.Sefa. Ne te 75’ Bylis barazonnn me ane te Bakiut. Pak minuta me vone Sheta i jep fitoren Kastriotit. E ndersa tekniku K.Mile ka realizuar fitoren e pare ne krye te Kastriotit, mediat shqiptare theksuan se”nuk eshte nje fitore e paster”.
Teuta e drejtuar nga tekniku Italian Sorrentino u thye ne shtepi nga fqinja e saj Besa e Kavajes. Mesfushori i Beses Bernard Berisha realizoi nje gol shume te bukur. Teuta i pati mundesine e arte per te barazuar rezultatin tre minuta perpara perfundimit te ndeshjes, por kapiteni Osmani gaboi nga pika e bardhe e penalltise. Pak jave me pare stafi i Teutes largoi nga drejtimi Gugash Maganin, duke vendosur ne vend te tij Italianin Sorrenito, ne menyre qe skuara te konkuroje per titullin kampion