Driton Sinishtaj/
Malësorët në New York dhuruan 50 mijë dollarë për televizionin e Malësisë Tv Boin. Fisnikët e patriotët malësorë edhe një herë treguan vlera kombëtare e atdhetare duke kontribuar për fuqizimin mediatik, kulturor e atdhetar të Malësisë. Një medie e fortë do të thotë një Malësi e malësorë edhe më të fortë. Darka fondmbledhëse u hap nga nënkryetari i Shoqatës Malësia e Madhe Driton Sinishtaj i cili theksoi se Tv Boin ka shërbyer si një dritare informimi e argëtimi, një dritare transparence e motivimi për proceset e shumta nëpër të cilat Malësia ka kaluar. Tv Boin është është dritare lirie, arkivë e përbashkët për malësorët e Malësinë.
Kryetari i Shoqatës Malësia e Madhe z. Senad Lulanaj, falenderoi të pranishmit dhe vlerësoi lart televizionin Boin si dritaren e vetme të vendlindjes. Ai u shpreh se Tomë Bojaj me punën e tij ka hyrë në listën e heronjeve të Malësisë. Televizioni Boin u shpreh se ka dhënë një kontribut të madh për unitetin e malësorëve. Profesor Fran Camaj kryeredaktori i parë i këtij televizioni foli për jetën e Tomë Bojaj dhe fillimet e veta, u shpreh se Toma ishte guximtar i madh në një kohë kur Malësia ishte në terr informativ, ai hapi këtë televizion në ditën e flamurit 28 nëntor. Mes tjerash tha se fillimet ishin tepër të vështira edhe përkudrejtë se i refuzohej leja ai ndertoi objektin dhe filloi punën. Jozeph Dedvukaj Kryetar i Këshillit organizativ i cili udhetoi nga Michigani për të marrë pjesë në darkë foli për projektin në detaje dhe falënderoi të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre. Ish Gazetari i Zërit të Amerikës Gjekë Gjonlekaj foli për jetën dhe veprën e Tomë Bojaj.
Ai u shpreh se Toma ishte njeriu më interesant në Malesi, largpamës e patriot. Gjithashtu ai foli për rëndësinë e televizionit për Malësinë dhe diaporën.
Shkrimtarja dhe aktivistja Age Ivezaj foli për televizioni Boin, rëndësinë që ka për Malësinë dhe diasporën dhe nevojën për të ndërtuar një strukture të re për këtë televizion është investim i fuqishëm për ruejtjen e identitetit tonë kombëtar. Prof Anton Lajçaj theksoi se
jemi mbledh për një kauzë madhore që lidhet me rrënjët tona dhe identitetin tonë. Ky projekt nuk është thjeshtë një infrastrukturë, është një urë që lidh të kaluarën me të ardhmen.
Tv Boin ka qenë një dritare e hapur për Malësinë duke na mbajtur të lidhur me njëri-tjetrin dhe ndjenjat tona kombëtare. Avokatja Linda Nikaj foli per Televizionin Boin dhe rëndësinë që ky televizion ka për diasporën e Malësisë. Ajo u shpreh se na duhet Tv Boini se jemi unik, që përmes Tv Boin ta njohim njëri-tjetrin. Tv Boin është arkivë e traditave tona. Gjon Gjokaj, kryetar i Fondit Humanitar Trieshi përveç tjerash u shpreh de zëri i TV Boin është thelbesorë të ngrihet e të dëgjohet anembanë si zë kritik për mangësitë dhe nevojat e shqiptarëve në atdhe. Zëri i TV Boin do vazhdojë të jetë zëri i shqiptarëve dhe urë lidhëse mes atdheut dhe diasporës. Të gjithë folësit vleresuan lart kontributin e themeluesit të televizionit Tv Boin z.Tomë Bojaj dhe bashkëshortes së tij Sandrës e cila për vite me rradhë po vazhdon misionin e bashkëshortit të saj.
Nga Michigani morën pjesë Avokati Joseph Dedvukaj dhe Profesor Anton Lajçaj. Edhe përkundrejtë kushteve të papershtatshme të motit morën pjesë rreth 50 patriotë të cilët së bashku dhuruan rreth $50,000 dollarë. Një akt fisnik e patriotik që do të thotë shumë për Malësinë e të ardhmen e saj.