
Ina Kocaqi Xoxa/
Pas 5 muajsh përgatitjesh intensive, 60 fëmijë të moshave 4–16 vjeç morën pjesë në edicionin e 12-të të Marlee’s Got Talent. Si çdo vit, të gjithë pjesëmarrësit i dhuruan publikut këngë dhe valle folklorike nga të gjitha trevat shqiptare, duke sjellë në skenë traditën, kulturën dhe talentin e brezit të ri.
Eventi i dytë i rëndësishëm për MGT ishte pjesëmarrja në “Festë në Shesh”, një festë mbarëshqiptare e organizuar nga Ambasada jonë në Ottawa dhe Konsullata e Kosovës në Toronto.
Kori i MGT-së, me fëmijë nga 4 deri në 16 vjeç, interpretoi me shumë entuziazëm dhe emocion tre kolazhe të bukura folklorike nga Tropoja, Kolonja dhe Vlora. Ndërkohë, grupet e valleve “Erzeni” dhe “Drini” u paraqitën me interpretimin e mrekullueshëm të valles treshe të Jugut.
Falënderojmë nga zemra fëmijët, prindërit dhe sponsorët e MGT-së për mbështetjen dhe përkushtimin e tyre, si edhe organizatorët e “Festë në Shesh” për mundësinë që iu dhanë fëmijëve dhe grupeve të tjera artistike nga Ontario, Kanadaja dhe SHBA-ja për të promovuar kulturën dhe traditat tona shqiptare.