Fjala AUKUS do të nënkuptonte: Australia (AU), Mbretëria e Bashkuar (UK), dhe SHBA (US). Marrveshje e cila ka kohë që po “gatuhej” në strukturat ushtarake, e diplomatike të të tri vendeve të sipër përmendura e më gjërë. Ajo u bë e njohur më 14 Mars 2023 dhe ka në brendi (si fillim) koordinimin e patrullimit për kohë paqe në rajonin e Paqësorit Lindor me nëndetëse me energji bërthamore (por jo të armatosura me municione bërthamore). Kjo marrveshje në dukje i ngjason asaj të NATO-s të vitit 1949, por tash për tash nuk ka specifikime e detajime për të vënë shenjë barazimi midis tyre. Atëherë pyetja në këtë rast shtrohet pse ndodhi pikërisht tani? Arsyet mund të jenë të shumta, por në gjykimin tim më kryesoret janë:Kina, prej kohësh filloi të vringëlloi armët (paisjet, manovrat e lëvizjet ushtarake) jashtë hapsirave të saj detare të parapara me konventat ndërkombëtare. Me këto lëvizje ajo po kërcënonte:Taivanin, Japoninë, Korenë e Jugut, bazat amerikane në Oqeani, Malaizinë, Indonezinë e deri Australinë.I nxitur nga këto lëvizje kineze, (madje i xhelozuar) se SHBA-ja e Kina do ta linin në harresë e nuk do ta mundësonin të jetë vendimmarrëse madhore e së ardhmes, Rusia provokoi NATO-n e perendimin në tërësi duke sulmuar Ukrahinën e duke paralajmëruar se kjo do ti ndodh edhe Moldavisë, madje edhe vendeve baltike, Finlandës e Suedisë etj.Pra një rizgjim i Rusisë me pretendime të reja.Veprimet e Koresë së Veriut me vazhdimin e provave bërthamore, testim i raketave me rreze të mesme e të largët veprimi mbi hapsirën e fqinjve, goditjet e objektivave deri në gjashtë mijë milje, e këthyen lindjen e largët në një hapsirë në valim. Këtyre veprimeve të papërgjegjëshme po tu shtohen edhe ato të Iranit që furnizon grupe të shumta terroriste, kërcënon rajonin e më gjërë, furnizon me drone e armatim veprimet ruse në Ukrahinë, tabloja ushtarake është e zjarrtë deri në shpërthim.Po të shtojmë këtu edhe dëmin kolosal botror që solli koronaviruesi i dalë nga laboratori ushtarak i virologjisë së Uhanit në Kinë (armë biologjike), arrijmë në përfundimin se marrveshja AUKUS është një lëvizje ushtarake e domosdoshme dhe e provokuar nga veprimet ushtarake të Kinës.Në sipërfaqen e AUKUS-it në këto moment, është thënë vetëm se marrvesha e tri shteteve lidhet për: bashkveprim e bashkë koordinim të patrullimit të hapsirave të Paqësorit Lindor me nëndetëse me energji bërthamore amerikane e britanike. Me këto nëndetëse do të furnizohet edhe Australia. Pra vëzhgmi e patrullimi do të bëhet nga të tri shtetet sipas një plani të koordinuar.Realizimi i këtij organizmi të ri ushtarak, kërkon edhe rritjen e buxheteve në këtë fushë nga pjesmarrësit, të cilët u angazhuan se do ta bënin një gjë të tillë që këtë vit. Në të njejtën kohë kjo marrveshje është një pikë kthese në hapsirën e Paqësorit Lindor duke u patrulluar për kohë paqe nga 3-5 nëndetese moderne. Por kemi bindjen të besoj se do të jenë planifikuar edhe veprimtari të përbashkëta në rast konflikti ushtarak.Po ashtu kemi prirjen të besoj se në të ardhmen jo të largët, këtij organizmi do ti bashkangjiten edhe shtete të tjera si: Japonia, Koreja e Jugut, India, Malajzia Indonezia etj. E themi këtë se edhe ata ndjehen të kërcënuara nga kinezomania.Nuk përjashtohet mundësia që për këtë marrveshje të ketë edhe mos pëlqime e madje “turfullimi” nga Kina, Koreja e Veriut, Vietnami etj. Por, me veprimet ushtarake, politike e diplomatike të deri tanishme të Kinës, me vendimet e fundit të kongresit të Partisë Komuniste Kineze, me provokimet me balona mbi teritorin amerikan, me ekspansionin ekonomik kundër amerikan, me vjedhjet tekniko-shkencore dhe me ndihmën që po i jep Rusisë, Kina e ka provokuar hapur një lëvizje të tillë strategjike botërore.Ky organizëm strategjik politik e ushtarak, mendohet se do ti bëjë mirë sigurisë botrore dhe do ta lehtësojë në një farë mase dhe peshën e NATO-s në Europë.
ASLLAN BUSHATI