Nga Rafael Floqi/
Kryetari i Dhomës së Përfaqsuesve, Mike Johnson (R-La.) shkon në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve të premten me shpresën se do të rizgjidhet zyrtarisht Kryetar/speaker.
Ndërsa Johnson ka miratimin e Presidentit të zgjedhur Trump për të mbetur kryetar, një republikan po zotohet ta kundërshtojë atë dhe disa të tjerë nuk po angazhohen për ta mbështetur Johnson. Kjo ka ngritur pikëpyetjen, nëse ai mund të fitojë votat e mjaftueshme për të mbajtur kandarin në anën e tij, duke pasur parasysh shumicën e pakët të Dhomës së Përfaqësuesve.
Me pak fjalë, Johnson mund të përballojë të humbasë vetëm një votë republikane për Kryeparlamentarin – duke supozuar se çdo anëtar është i pranishëm dhe voton për një kandidat. Por detajet mund të ndërlikohen.
Zgjedhja e Kryetarit është rendi i parë i punës për Dhomën e Përfaqësuesve në ditën e hapjes së Kongresit të ri, i cili nis në 3 janar në mesditë, siç dikton Kushtetuta.
Nga praktika, Dhoma nuk mund të kryejë asnjë punë, pwrderisa të zgjedhë një kryetar, që do të thotë se dhoma do të paralizohet derisa ta bëjë këtë. Ky skenar u pa për herë të fundit në fillimin e Kongresit të 118-të në janar 2023, kur ish-kryetarit Kevin McCarthy (R-Kaliforni) iu deshën 15 fletë votimi gjatë katër ditëve për të kapur çcekanin.
Ja se si zbërthehet matematika:
Kryetari zgjidhet nga një shumicë – jo një pluralitet – e anëtarëve të Dhomës që votojnë për një kandidat me emër.
Në ditën e parë të Kongresit të ri të premten, pritet të jenë 219 republikanë, 215 demokratë dhe një vend vakant duke pasur parasysh se ish-deputeti Matt Gaetz (R-Fla.) thotë se nuk do të kthehet për të marrë vendin e tij, duke vendosur numri i përgjithshëm i anëtarëve është 434.
Meqenëse për mumrin 434 shumica është 218, kjo do të thotë se Johnson ka nevojë për 218 vota për të fituar Kryesinë, duke supozuar se çdo anëtar është i pranishëm dhe voton për një kandidat.
Demokratët sinjalizojnë se të gjithë do të votojnë për udhëheqësin e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Hakeem Jeffries (D-N.Y.). Në betejat e Kryetarit të Kuvendit të vitit të kaluar, demokratët nuk panë kurrë ndonjë dezertim.
Rep. Thomas Massie (R-Ky.) thotë se ai do të votojë, për dikë tjetër përveç Johnson-it, i zemëruar nga trajtimi i tij i çështjeve të shpenzimeve, ndihmave për Ukrainën dhe çështje të tjera. Nëse çdo republikan tjetër voton për Johnson, ai ende mund ta fitojë Kryesinë. Në atë skenar, totali do të ishte 218 Johnson, 215 Jeffries dhe një votë për një kandidat tjetër, duke i dhënë ende Johnson-it një shumicë votash.
Por, nëse një republikan tjetër i bashkohet Massie-t për të votuar për dikë tjetër përveç Johnson-it, ai nuk e merr dot kryesinë. Në atë skenar – 217 Johnson, 215 Jeffries, dy të tjerë – askush nuk do të zgjidhej Kryetar, pasi askush nuk do të kishte shumicën e votave të mjaftueshme dhe Dhoma e Kongresit do të duhej të votonte përsëri.
Matematika bëhet edhe më e ndërlikuar, nëse një anëtar mungon ose voton “i pranishëm/abstenim”, pasi Kryetari duhet të zgjidhet vetëm nga shumica e atyre që votojnë për një kandidat.
Përf. Victoria Spartz (R-Ind.), një republikane, e cila gjithashtu nuk është zotuar ta mbështesë Johnson-in, pavarësisht nga miratimi i Trump, votoi “e pranishme” gjatë disa raundeve të zgjedhjes së Kryetarit përpara se McCarthy të rizgjidhej.
Në një skenar, ku Massie voton për një kandidat tjetër dhe Spartz voton “e pranishme”, Johnson ende mund të fitojë. Zbërthimi i votave do të ishte 217 Johnson, 215 Jeffries, një votë për një kandidat tjetër dhe një i pranishëm, duke i dorëzuar Johnson-it vazhdimësinë, sepse ai fiton shumicën e 433 votave për Kryetar.
Por një skenar ku Massie voton për një kandidat tjetër përveç Johnson-it dhe dy anëtarë votojnë “të pranishëm” mund ta pengojë Johnson në atë votim të marrë kryesinë. Nëse vota është 216 Johnson, 215 Jeffries, një votë për një kandidat tjetër dhe dy të pranishëm, Johnson humbet sepse 216 vota nuk janë shumica e 432 votave të hedhura për kryetarin.
Çdo mungesë në palën republikane ose demokratike mund të ndryshojë gjithashtu numrin e dezertimeve të GOP që Johnson mund të përballojë, duke ulur pragun e nevojshëm për të fituar.