BROOKLYN , NYC – Pas një bore të dendur që ra gjatë ditës dhe natës sot, Nju Jorku shkelqen nga dielli. Banorët e të pesë njësive bashkiake, janë duke pastruar trotuaret e rrugeve para shtëpive të tyre me lopa dhe hedhin kripë guri përsëri.Ndërsa 1500 automjetet e pastrimit të rrugëve të qytetit kan 24 orë nonstop që pastrojnë dhe hedhin kripë guri në rrugë pa pushim.
Një stuhi e dimrit të fortë e cila qe e parashikuar nisi të martën në mëngjes dhe sot duket se të paktën për ditën e sotme është larguar.
Shërbimi Kombëtar i Motit ka thënë se stuhi e dimrit, në efekt nga marta pasdite nëpërmjet orëve të vona natën e martë dhe mëngjesin e së mërkurës do t’ja lërë vendin ditëve me diell dhe temperatura të ulta disa gradë nën zero celsius.
Zyrtaret të këtij shërbimi, thane se akumulimi i borës në qytetin e Nju Jorkut, është në trashësinë 4-8 inç nga raportet e Shërbimit Kombëtar të Motit –
Erërat ishin me shpejtësi 15-25 milje deri në 30 mph, të mjaftueshme për të vështirsuar lëvizjen e njerëzve nëpër rrugët me dëborë dhe të pengojnë dukshmërinë për shoferët. Por sot gjithçka është ndryshe ka një ditë me diell të shëndrritëshëm
Shërbimi Kombëtar i Motit thotë kujdes se zhiva e termometrit do të bjerë në 20-tat degree, minus 10 gradë celcius gjatë ditës të markurë, kujdes me fëmijët , të moshuarit dhe të sëmurët evitoni daljen jashtë të tyre edhe këto dy tre ditë mbasi javën e ardhëshme pritet një far ngritje e temperaturës./Beqir SINA/