
Më në fund, pas shumë kohësh ecjeje në vend dhe pas shumë sfidash të një muzike “fitimprurëse” mediatike, edhe muzika simfonike dhe, në kuadrin e saj, edhe simfonia, përmes veprës së fundit të Vasil Toles simfonisë ALBANOI, po shfaqet në një dritë të re e bashkëkohore.
Ishte vëtet befasi të dëgjoje tingëllimat komplekse e befasuese të saj dhe të ndiqje me vëmendje linjën konceptuale të tyre. Zjarri i brendëshëm i simfonisë ishte i lidhur dhe i qe dedikuar emrave të nderuar kompozitorësh e personalitetesh të rëndësishëm, por, nga ana tjetër, ajo synonte t’i kapërcente konceptet epike narrative të tyre, duke e bërë publikun të mos ishte dëgjues pasiv, por, të ishte pjesë aktive e asaj çfarë dëgjonte dhe duke e orientuar atë ta konceptojë muzikën si përjetim individual e bashkëkohor të emocioneve.
Forma e disiplinuar, harmonitë e freskta, të prodhuara nga bashkëveprimi i praktikave pofesioniste me ato popullore, orkestracioni i kthjellët e kuptimplotë dhe timbret e larmishme, i jepnin simfonisë ALBANOI gjallërinë e brendëshme dhe dinamikën vepruese e ushqyese të zhvillimit.
Urime Vasil Toles për këtë rrugë të re që duket se po ofron në zhvillimin simfonik, por edhe për këtë qëndrim të ri ndaj muzikës së madhe profesioniste bashkëkohore.
-Premiera botërore, datë 9 maj 2025, ora 19.00, me orkestren simfonike të RTSH, dirigjent Eno Koço, në sallën e Universitetit të Arteve, Tiranë.
HYRJA E LIRË!
• Për të konfirmuar pjesëmarrjen në premierë kliko https://www.facebook.com/events/1172099570995040